VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA JANIS JOPLIN (Xhejnis Xhoplin, 1943 - 1970)
E Martë, 02.08.2011, 06:40pm (GMT1)

Voal-online -Publikut i pëlqen që këngëtarët e tij bluz të jenë mjeranë.

Të jesh intelektual krijon shumë pyetje dhe asnjë përgjigje.

Mos e komprometo veten. Ti je gjithçka që ke arritur.

Ma merr mendja se do të jem e para vajzë yll hippie.

Unë gjithmonë kam dashur të jem artiste, çfarëdo që të mund të isha, siç ëndërrojnë vajzat e moshës sime të jenë stjuardesa. Unë lexoja. Pikturoja. Kisha botë.

Unë u trajtova shumë keq në Teksas. Atje nuk i trajtonin mirë bitniket (lëvizja e beat generation, shënim përkthimi). Njerëzit në Port Artur mendonin se isha një bitnike, ndonëse nuk kam parë ndonjë të tillë dhe nuk kam pasur kurrë të bëj me ndonjërin prej tyre.

Unë nuk do të përjashtoja që një ditë të bëhem një zonjë plakë.

Unë jam një nga ata njerëzit magjikë të mirëfilltë.

Nëse vetëpërmbahem, nuk ndihem mirë. Nuk ndihem aspak mirë. Unë më mirë të jem më mirë nganjëherë se të vetëpërmbahem gjithnjë.



Babai im nuk bleu asnjëherë televizor, ai nuk e lejonte televizorin në shtëpi.

Oh Zot, a nuk do të ma blesh mua një Mercedes Benz.

Në skenë unë bëj dashuri me njëzet e pesë mijë veta; dhe pastaj shkoj në shtëpi vetmitare.

Teksasi është mirë nëse ti i merr gjërat me radhë dhe i bën ato me qetë, por nuk është për njerëz të pazakonshëm, dhe unë kam qenë gjithmonë e pazakonshme.

Kur unë këndoj, ndjej diçka sikur ndjen njeriu kur ka rënë për herë të parë në dashuri. Është më shumë se dashuri fizike. Është ajo pikë që përjetojnë dy njerëz dhe që e quajnë dashuri, kur njeriu vërtet prek dikë tjetër për herë të parë, por ky është përjetim gjigant, i shumëfishuar nga pjesëmarrësit në publik. Ndjehem e rrënqethur.

Ti duhet të arrrish gjithçka që të mundësh.

Ju e dini pse ne jemi të goditur nga miti se vetëm zezakët kanë shpirt? Sepse të bardhët nuk ia lejojnë vetes t'i ndjejnë gjërat./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.