VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Rita Levi Montalçinit

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 05:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Rita Levi Montalçinit
E Hënë, 04.20.2009, 11:21am (GMT+1)


Voal-online 20 prill - Ajo të cilën shumë e shpërfillin është se truri ynë është përbërë nga dy trure. Një tru arkaik, i mjegullt, që nuk është zhvilluar prej tre milionë vitesh, dhe nuk ndryshon shumë nga homo sapiensi dhe nga gjitarët e sotëm. Një tru i vogël, por që zotëron një forcë të jashtëzakonshme. I kontrollon të gjitha emocionet. Truri tjetër, ai i njohjes, është shumë më i ri. Ka lindur me të folurit dhe 150 mijë vjet ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, veçanërisht falë kulturës.

 

Kemi zbuluar se NGF (Nerve Growth Factor Faktori Rritje e Nervit) është shumë më tepër se një molekulë proteinike. Pa të, jeta ndalet. Te minjtë bllokon alchajmerin.

 

I kam kushtuar gjithmonë burimet e mia modeste në të mirë jo vetëm të njerëzve në nevojë, por edhe për t'i mbështetur çështjet sociale të rëndësisë përparësore.

 

Në vitin 2001 jam ftuar nga EBRI (European Brain Research Institut Instituti Europian i Studimit të Trurit). Kam bërë pyetjen: në çfarë është shquar gjithmonë Italia? Në neuroshkencat. Në Shekullin XVIII, Galvani e Volta zbuluan elektricitetin tek kafshët; në fund të Shekullit XIX, Golgi zbuloi ngjyrimin e argjendtë të qelizave nervore; Vittorio Ersparmer ia arriti ta izolojë seretoninën dhe të tjerë neurotransmetues dhe Giuseppe Levi, profesori im, ishte midis të parë që eksperimentoi rritjen e qelizave jashtë organizmit.

 

Ju them të rinjve: mos mendoni për veten tuaj, mendoni për të tjerët. Mendoni për të ardhmen që ju pret, mendoni për ato që mund të bëni, dhe mos iu druani asgjëje. Mos iu druani vështirësive: unë kam kaluar shumë të tilla, dhe i kam përshkuar pa frikë, me shpërfillje të plotë ndaj vetes.

 

Mesazhi që du t'ju jap, dhe mendoj se është edhe më i rëndësishëm se ai shkencor, është të përballni jetën me çinteresim të plotë ndaj vetes, dhe me vëmendje maksimale ndaj botës që na rrethon, qoftë asaj të pajetë, qoftë asaj të gjallë. Kjo, ripërsëris, ka qenë merita ime e vetme.

 

Më mirë t'ua shtojmë jetën ditëve se ditët jetës.

 

Mjerisht pjesa më e madhe e sjelljeve tona është ende i udhëhequr nga truri arkaik. Të gjitha tragjeditë e mëdha, Shoah, luftërat, nazizmi, racizmi janë nga mbizotërimi i përbërësit emocional mbi atë të njohjes. Dhe truri arkaik është aq i zoti të na detyrojë të mendojmë se e gjitha kjo është e kontrolluar nga mendimi, kur nuk është kështu.

 

Në jetë gjithçkaje ia kam arritur me lehtësi. Vështirësitë më kanë kaluar pa më prekur, si uji në pendët e rosës.

 

Tru arkaik e ka shpëtuar australopitekun, por do ta çojë në zhdukje homo sapiensin. Shkenca i ka vënë në dorë armët e shkatërrimit. Fundi tashmë troket.

 

Ka një vështirësi në të kuptuarit që sjellja jonë është shumë komplekse (tërësore), që truri ynë është ndërtuar nga shumë përbërës. Dhe ka një vështirësi në të shikuarit e çdo katastrofe mundësinë e rrënimit. Ndoshta unë jam optimiste e lindur, por mendoj se do të jetë gjithmonë diçka që të na shpëtojë.

 

Kur isha njëzet vjeçe doja të shkoja në Afrikë, për të shëruar lebrën. Kam shkuar e plakur, por për ta shëruar analfabetizmin, që është shumë më i rëndë se lebra.

 

Femra është bllokuar për shekuj e shekuj. Tani që ka pjesë në kulturën ajo është si e uritur. Dhe ushqimi është shumë më i dobishëm për atë që është i uritur se për atë është tashmë i ngopur.

 

Ligjet raciale të vitit 1938 kanë shpalosur fatin tim, sepse më kanë detyruar ta ndërtoj një laborator në dhomën e gjumit, ku i kam filluar studimet të cilat më kanë çuar në zbulimin e NGFsë.

 

Në Afrikë janë me mijëra femra të zgjuara, të cilat nuk kanë mundësi për ta përdorur trurin. E gjitha për çfarë unë përkushtohem në Afrikë (me Fondacionin Rita Levi Montalcini) është arsimi.

 

Në të kaluarën kultura ishte e lejueshme vetëm për një elitë të ngushtë dhe për femrat hebreje, sepse tek hebrejtë kultura ishte aq e adhuruar sa kapërcente çdo dallim midis gjinive.

 

Të rinjtë e sotëm gënjejnë veten duke kujtuar se janë mendimtarë. Gjuha dhe mjetet e komunikimit ua japin atyre iluzionin (mendimin e rremë) se janë duke arsyetuar. Por truri arkaik, i lig, është edhe shumë dinak dhe e maskon veprimin e tij prapa gjuhës, duke imituar trurin njohës. Duhet t'ua shpjegojmë.

 

Nuk ka kaluar një shekull prej kohës sime, por shumë shekuj. Teknologjia e sotme ishte e pamendueshme pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjet më parë. Por vetëm teknika nuk mjafton, duhet një vizion më i gjerë.

 

Të rinjtë kanë sot aftësi të mëdha, por nga ana kulturore janë të pakët. Gjenetikisht mashkulli dhe femra janë njëlloj. Nuk janë njëlloj nga ana epigjenetike, pra nga ana e shkollimit, sepse zhvillimi femrës është bllokuar qëllimisht.

 

Të rinjve ua uroj të njëjtin fat që më ka bërë të çinteresohem për veten time, por të kem gjithmonë të njëjtën vëmendje ndaj gjithçkaje që më rrethon, ndaj gjithçkaje nga bota e shkencës, pa i mënjanuar vlerat e shoqërisë.

 

E keqja absolute e kohës sonë është të mos besohet në vlerat. Nuk ka rëndësi se janë fetare apo laike. Të rinjtë duhet të besojnë në diçka pozitive dhe jeta meriton të jetë jetuar vetëm nëse besojmë në vlerat, sepse ato mbeten edhe pa vdekjes sonë.

 

Mund të them se ideali i vetëm për të cilin kam punuar ka qenë ndihma për të tjerët dhe ndoshta për këtë gjë kërkimi shkencore më ka dhënë shumë më tepër se unë mund të shpresoja.

 

Në moshën 100 vjeçare kam humbur pak shikimin, kam humbur shumë dëgjimin. Në konferenca nuk i shikoj projeksionet dhe nuk dëgjoj mirë. Por mendoj më shumë tani se kur isha njëzet vjeçe. Trupi bën atë që dëshiron. Unë nuk jam trupi: jam mendja.

 

Kur vdes trupi, mbijeton ajo që ke bërë, mesazhi që ke dhënë. Kam raporte të shkëlqyera me të rinjtë që punojnë me mua, sepse ndjejnë se mund t'iu shtoj diçka që i mungon formimit të tyre: intuitën./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Frensis Bekon (Francis Becon) (04.09.2009)
Aforizma për dashurinë (03.26.2009)
Aforizma të Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) (03.18.2009)
Aforizma të Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire) (03.08.2009)
Aforizma të Margret Ëtvud (Margaret Atwood) (02.28.2009)
Aforizma të Aristotelit (02.16.2009)
Aforizma nga Aristofani (02.05.2009)
Aforizma të Zhanë D'Ark (02.04.2009)
Aforizma nga Maja Anxhelou (Maya Angelou) (02.03.2009)
Aforizma nga Kristiane Amanpur (Christiane Amanpour) (02.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]