VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA NICOLE KIDMAN (Nikolë Kidman, 1967)
E Premte, 03.04.2011, 04:46pm (GMT1)

Voal-online 4 mars-Kinemaja është mjedisi i regjisorit, kështu që ti pyet veten: "E çfarë dua unë?" Të jesh aktor do të thotë të përshtatesh - fizikisht dhe shpirtërisht. Nëse kështu dukesh bukur dhe të tjerët të admirojnë, atëherë faleminderit. Dhe nëse ti kërkon të rrëmbesh gjithçka prej saj, atëherë pse jo.

Edhe prej moshës fare të vogël, unë e dija se nuk doja të humbja asnjë shans të jetës, sado që ai mund të konsiderohej i rrezikshëm.

Çdo ditë është një kompromis. Të jetosh me dikë kërkon shumë mirëkuptim. Por mua më pëlqen të jem e martuar. Vërtet më pëlqen pa masë.

Pas një përvoje të tillë, tani e ndiej veten disi më të qetë. Është e çuditshme, por e trishtuar. Unë mendoj se gjithnjë do të jem e trishtuar.

Vërtet njerëzit kanë thënë gjithçka në fytyrë të tokës. Unë dua vetëm të merrem me punën time, t'i rrit fëmijët e mi, dhe me shumë shpresë se do të gjej dikë që ta ndaj jetën time me të përsëri.

Gjithmonë kam dashur dasmë me qirinj! Mendoj se drita e qirinjve është drita më e bukur dhe ka diçka tejet hyjnore në veten e saj.

Besoj se aq merr, duhet të japësh. Është e domosdoshme që të mos përqëndrohesh aq shumë tek vetja.

Nuk besoj se do të kem femra dubluese të trupit tim ne ndonjë film.

Unë kam trup djaloshi. Do të doja të kisha më shumë forma, sepse mendoj që do të isha më e bukur. Do të doja shumë më tepër të kisha trupin e J. Lo. (Xhenifer Lopez, shënim përkthimi) se trupin tim.

Kam tjetër mendim. Nuk bëj denoncime në gjykata, sepse nuk e çaj kokën fare.

Unë kam pakëz bark, një grimëz bezdi. Është diçka që nuk dua ta humbas. Më pëlqen pak butësi. Nëse e humbas, Tomi më braktis.

Unë dua vetëm të kandidohem; lypësit nuk mund të zgjedhin.

Më pëlqen të aktroj, por nuk më pëlqen gjithçka që e shoqëron atë. Interesi për famozët, shtypi, Interneti, kur identiteti yt përzihet në mënyrën si njerëzit të knceptojnë.

Më pëlqen të aktroj, por shumë më tepër t'i marr fëmijët dhe t'i çoj në zoopark.

Më pëlqen të punoj me njerëz që janë të frymëzuar dhe ngulmues.

Nuk e kam përfytyruar kurrë se do të luaj në një muzikal, kjo në vetvete është një çmim për mua.

Kurrë nuk i kam lexuar komentet. Unë jam krenare për punën që bëj.

Nuk mbaj kurrë syze, përveç kur lexoj reklamat në televizor. Unë dua të ekzistoj në kokën time. Kjo është një mënyrë arratisje nga bota dhe mbrojtje e vetes.

Nuk i lejoj gjërat që më ndodhin të më bëjnë më të hidhur.

Mendoj se aktorët janë duke fituar më shumë pushtet këto kohë, por unë jo. Unë qëndroj shumë larg vendimeve, mënyrës si orkestrohen gjërat, çfarë ka ndryshuar. Unë dua të qëndroj tërësisht në rol si aktore dhe si personazh.

Mendoj se çdo rol merr diçka prej teje dhe vërtitet rrotull teje gjatë gjithë jetes. Unë mendoj se kurrë nuk i braktisim anjërin nga rolet.

Mendoj se do të ishte shumë e trishtueshme nëse unë nuk do të jem e zonja të kem një foshnje.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të mos i mbajmë kokat gjithnjë lart dhe të themi se gjithçka shkon mirë.

Mendoj se gjoja më e vështirë është ta lejosh veten tënde të jesh e dashuruar, kështu që të marrësh dashurinë dhe ndjenjën që meriton është një betejë e vërtetë. Supozoj se këtë e kam mësuar tani së voni, ta lejoj veten time të jem e dashuruar.

Veten time mund ta përshkruaj si tejet emocionale. Nëse diçka më rrënon, ajo vërtetë më rrënon. Nëse diçka më zemëron, vërtet më zemëron. Por gjithçka më lexohet në ballë. Unë nuk mund të fsheh asgjë. Dhe jam gjithashtu besnike dhe mendoj se kështu ndjehem mirë.

Unë nuk doja të martohesha, por famirësisht Tom Cruise u martua me mua.

Do më pëlqente të jem e zgjuar. Njeriut i duhet shumë përvojë derisa të bëhet i zgjuar. Por unë nuk do të nguroj fare.

Jam një njeri që e mbaj me vete në të ardhmen gjithçka që më ka ndodhur në të kaluarën time. Unë mendoj ende plotësisht në dashurinë dhe mbetem e hapur ndaj gjithçkaje që më ndodh mua.

Unë jam një grua, një nënë, një vajzë, një motër. Jam një person real duke vepruar në botë. Unë ndjehem keq kur diskutohen gjërat tejet private. Më duket sikur e tradhtoj veten time dhe fëmijët e mi.

Unë nuk e di çfarë e ardhmeje më pret, por e di se jam pozitive dhe nuk zgjohem me ndjenjën e dëshpërimit. Babai më thoshte: "Nik, le të jetë si të jetë, gjërat nuk shkojnë asnjëherë siç duam, shkojnë ashtu si shkojnë."

Është gjë tejet e çuditshme. Unë nuk kam frikë nga gjarpërinjtë apo nga merimangat. Por kam frikë nga fluturat. Ka diçka të neveritshme tek ato.
Diçka të urryer!

Jeta është me dredha e me kthesa. Ti duhet ta kesh mendjen kudo që hedh hapin.

Zgjedhjet e filmave i bëj në mënyrë spontane.

Qëndroi larg diellit, sepse është gjëja më e keqe sa i përket moshës. Jam shumë mjeke. Vij nga një familje mjekësh.

Në Amerikë nuk je askush nëse nuk je në TV./Elida Buçpapaj

 

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.