VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA HENRY ALFRED KISSINGER (Henri Alfred Kisinger, 1923) E Djelë, 03.13.2011, 01:57pm (GMT1)
Lideri nuk e meriton këtë emër nëse nuk është i prirur që rast pas rasti të qëndrojë edhe i vetëm. Një lider që e kufizon rolin e tij në përvojën e njerëzve të tij e dënon vetveten me vendumëro; një lider që i shpërfill përvojat e njerëzve të tij ka rrezikun të mos kuptohet. Pranoje veten tënde në tërësi -
absolutisht në tërësi. Ti je ti fillim dhe mbarim - mos u shfajëso, mos të vijë
keq. Arti është shprehje në laborator e gëzimit të njeriut. Të bekuar janë njerëzit liderët e
të cilëve mund ta shikojnë fatin drejt e në sy pa iu dridhur qerpiku, por
gjithashtu po tentuar të luajnë rolin e Zotit. Çdo sukses vetëm blen një biletë pranimi tek një problem më i vështirë. Edhe një paranoid mund të ketë armiq. Për kombet e tjera, utopia është një e kaluar e bekuar që nuk kthehet kurrë; për amerikanët ajo është bash përtej horizontit. Postet e larta të mësojnë vendimmarrjen, jo thelbin. Ato konsumojnë kapital intelektual; nuk e krijojnë atë. Zyrtarët më të lartë largohen nga posti me mendimet dhe ndjenjat me të cilat hypën në post; ata mësuan si të marrin vendime, por jo se çfarë vendimesh të marrin. Unë jam i çiltër për veten në këtë libër. Unë tregoj për gabimin tim të parë në faqen 850. Unë nuk e di pse ne duhet të rrimë dhe shikojmë se si një vend po bëhet komunist për faj të papërgjegjshmërisë së njerëzve të tij. Çështjet janë tejet shumë të rëndësishme se të
lihen votuesit kilianë për të vendosur për veten e tyre. Nëse nuk e di se ku po shkon, çdo rrugë të çon ty në askund. Në kriza linja më e guximshme është shpesh më e sigurta. Ishte një tragjedi greke. Niksoni
po e plotësonte natyrën e tij. Me të filluar njëherë, ajo nuk do të kishte fund
tjetër. Liderët mund të ndjellin një
alkimi të vizionit të madh. Shumë politika të jashtme të cilat historia i ka çmuar lart, në cilindo vend, e kanë pasur zanafillën tek liderë të cilët i kishin kundër ekspertët. Javën tjetër nuk mund të ketë kriza. Unë do të jem i zënë deri në fyt me punë. Nëntëdhjetë përqind e politikanëve iu japin dhjetë për qindëshit tjetër një reputacion të keq. Asnjë vend nuk mund të veprojë në të njëjtën kohë në të gjithë pikat e globit në çdo çast. Asnjë politikë e jashtme - sado
gjeniale - nuk mund të ketë sukses nëse ka lindur në mendjet e pak vetave dhe
nuk është në zemrën e asnjërit prej tyre. Njerëzit janë të habitur si mund
të mbajë të gjallë interesin e tyre duke folur pa pushim tri orë rresht. Trauma e politikës së jashtme
amerikane të viteve Gjashtëdhjetë dhe Shtatëdhjetë shkaktohej nga zbatimi i
parimeve të vlefshme në kushte të papërshtatshme. Thelbi i Richard Nixon është vetmia. Të paligjshmen e bëjmë menjëherë.
Jokushtetuesja kërkon diçka me shumë kohë. Detyra e burrështetasit është të ndërtojë urë midis përvojës së kombit dhe vizionit të tij. Superfuqitë shpesh sillen si dy
njerëz të verbër tejet të armatosur duke u vërtitur nëpër një dhomë, secili
duke u ndjerë në rrezik vdekjeje prej tjetrit, për të cilin ai mendon se ka një
përfytyrim të përkryer. Lufta e Vietnamit na u desh ne për të theksuar interesattona kombëtare më shumë se për parime abstrakte. Çfarë Presidenti Nixon dhe unë u
përpoqëm ishte e panatyrshme. Dhe kjo ngaqë ne nuk e bëmë atë gjë. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |