VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA JOHN F. KENNEDY (Xhon F. Kenedi, 1917-1963) E Mërkurë, 03.23.2011, 01:37pm (GMT1)
Voal-online 23 mars-Një fëmijë i keqarsimuar është një fëmijë i humbur. Një njeri vdes, kombet ngjiten e bien, por një ide vazhdon të jetojë. Një shtet i cili ka frikë që t'i lejojë
njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është
një shtet që ka frikë prej njerëzve të tij. Amerika e ka hedhur kapelën e saj mbi murin e
hapësirës. Teksa shprehim mirënjohjen, ne nuk duhet të
harrojmë kurrë se vlerësimi më i lartë nuk është t'i shqiptosh fjalët, por të
jetosh prej tyre. Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në
një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dy. Mos u lutni për jetë të kollajshme. Lutuni të jeni njerëz më të fortë. A e kuptoni çfarë përgjegjësie kam unë? Jam i
vetmi person që qëndroj midis Politika e brendshme mund vetëm të na çojë në humbje; politika e jashtme mund të na vrasë. Përpjekjet dhe guximi nuk janë mjaft pa
qëllimin dhe drejtimin.
Unë nuk jam kandidati katolik për President. Unë jam kandidati i Partisë Demokratike për President, i cili ndodh të jetë gjithashtu katolik. Më vjen keq të them se ka tepër shumë arsye për qyfyrin se jeta është e zhdukur në planetet e tjera ngaqë shkencëtarët e tyre janë më të përparuar se tanët. Unë jam burri që e shoqëroi Jacqueline Kennedyn në Paris, dhe jam kënaqur. Nuk mendoj se raportet e shërbimeve inteligjente janë të gjitha të freskëta. Nganjëherë unë marrë më shumë raporte të tilla nga New York Times. Unë shpresoj se asnjë amerikan nuk do ta shfrytëzojë rastin dhe të hedhë votën e tij ose për mua ose kundër meje vetëm për shkak të përkatësisë time fetare. Kjo nuk është relevante. Sapo mora një
telegram nga Babai im bujar; i dashur Xhek, mos merr asnjë votë më shumë se
është e nevojshme. Nuk do të ishta në vete nëse do të merrja një votë
mbarëpopullore. Mendoj se
"Rroftë Shefi" ka diçka bukurtingëlluese. Një shoqëri e
lirë nuk mund t'i ndihmojë shumicën që është e varfër, ajo nuk mund t'i
shpëtojë ata të paktë që janë të pasur. Nëse arti është për t'i ushqyer rrënjët e kulturës sonë, shoqëria duhet ta bëjë artistin të lirë që të kërkojë vizionin e tij kudo që ky e fton artistin. Nëse ne nuk mund t'iu japim fund ndryshimeve tona, së paku mund të ndihmojmë për ta bërë botën të sigurtë për ndryshyeshmërinë. Në një sensa vërtet real, nuk do të jetë një njeri që po arrin në hënë, do të jetë gjithë kombi. Për këtë duhet të punojmë ne të gjithë që ta dërgojmë atë atje. Në historinë e
gjatë të botës, vetëm pak breznive iu është dhënë roli për ta mbrojtur lirinë
në orën e tij të rrezikut më të madh. Unë nuk shmangem nga kjo përgjegjësi - e
mirëpres atë. Është një fat fatkeq që ne mund ta sigurojmë paqen vetëm duke përgatitur luftën. Mund të jetë e
trishtë tani që unë kam më të mirat e dy botëve. Një shkollim në Harvard dhe
një titull në Yale. Udhëheqja dhe nxjerra e mësimeve janë të pandashëm nga njëri tjetri. Le të nxitim të dy palët mrekullitë e shkencës në vend të terroreve të saj. Së bashku ne mund t'i zbulojmë yjet, t'i pushtojmë shkretëtirat, t'i çrrënjosim sëmundjet, t'i shfrytëzojmë thellësitë e oqeaneve, dhe t'i trimërojmë artet dhe tregtinë. Le ta dijë çdo
shtet, pavarësisht nëse na e do të mirën apo të keqen, se ne do të paguajmë çdo
çmim, do të bëjmë të pamundurën, do të përkrahim çdo mik, do të kundërshtojmë
çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë. Njeriu është prapëseprapë kompujteri më i mirë i të gjithëve. Njerëzimi
duhet t'i japë fund luftës përpara se lufta t'i ketë dhënë fund njerëzimit. Babai im gjithmonë më thoshte se të gjithë biznesmenët janë buj kurvash, por unë asnjëherë nuk i kisha besuar deri tani. Askush s'ka
pyetur për racën e tij kur ka qenë puna të jetohet apo të vdiset për Amerikën,
nuk ka shenja të bradha apo të zeza në pozicionet e luftimit apo në varrezat e betejave. Nganjëherë t'i
thua se do të bëhet në sekondë diçka që do të kërkojë gjithë jetën tënde. Stërvitja
fizike nuk është vetëm një nga çelësat kryesorë të shëndetit trupor, por është
baza e dinamikës dhe akitivitetit krijues intelektual. Çmimi i lirisë është gjithmonë i lartë, por amerikanët e kanë paguar gjithmonë atë. Dhe një shteg ne nuk do ta zgjedhim kurrë, dhe ai është shtegu i dorëzimit ose i nënshtrimit. Guximi i jetës është shpesh një spektakël më
pak dramatik se guximi i një momenti final; por ai nuk është më pak një
përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe tragjedisë. Sa më shumë që dija jonë rritet, aq më shumë
padija jonë shpaloset. Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund të ëndërrojnë për gjëra që nuk ishin kurrë më parë. Koha për ta riparuar çatinë është kur dielli
është duke ndritur. Ka rreziqe dhe kosto të veprimit. Por ato janë shumë më të vogla se rrezja e gjatë e rreziqeve të mosveprimit. Ka gjithmonë pabarazi në jetë. Disa janë
vrarë në një luftë, disa të tjerë janë plagosur dhe disa të tjerë nuk janë
larguar kurrë nga vendi. Jeta është e pandershme. Ata që guxojnë të dështojnë poshtërsisht mund
të arrijnë madhërisht. Tepër shpesh ne... kënaqemi me rehatinë e opinionit pa telashin e mendimit. Lufta e pakushte nuk mund të çojë tek një fitore e pakushte. Ajo nuk mund të shërbejë për zgjidhjen e grindjeve... nuk mund të jetë vetëm shqetësimi i fuqive të mëdha. Fitorja ka mijëra etër, por humbja është
jetime. Ne nuk kemi frikë t'ua besojmë amerikanëve faktet e papëlqyeshme, idealet e huaja, filizofitë aliene dhe vlerat konkuruese. Sepse një shtet që ka frikë taa lejojë popullin e tij ta gjykojë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë nga populli i tij. Ne jemi ngjitur oqeanit. Dhe kur shkojmë tek
deti, për të lundruar apo për të parë - ne jemi duke u kthyer prej nga erdhëm. Ne nuk mund të presim që të gjitha vendet të
kenë sisteme të ngjashme, sepse konformiteti është burgosës i lirisë dhe armik
i rritjes. Ne duhet ta
përdorim kohën si mjet, jo si një divan. Kur shkruhet në kinezçe, fjala "krizë" ka dy shenja. Njëri shënon rrezikun dhe tjetri shënon mundësinë./Elida Buçpapaj
Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |