VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER KING, Jr. (Martin Luter King junior,15 Janar 1929-4 Prill 1968)
E Mërkurë, 03.30.2011, 10:39am (GMT1)

15 janar 1929 - 4 Prill 1968

Voal-online 30 mars-Një lider i vërtetë nuk është një kërkues i konsensusit por një gatues i konsensusit.

Askush nuk të hyp dot në kurriz nëse ti nuk përkulesh.

Ai që nuk dëshiron të vdesë për diçka nuk e meriton të jetojë.

Një komb ose qytetërim që vazhdon të prodhojë njerëz truboshë e blen vdekjen e tij shpirtërore me këste.

Një komb që vazhdon vit pas viti të shpenzojë më shumë para në mbrojtjen ushtarake se në programet e përkrahjes sociale është duke marrë tatëpjetën shpirtërore.

Një e drejtë e vonuar është një e drejtë e mohuar.

Turma në themel është gjuha e të padëgjuarit.

Puna që e lartëson njerëzimin ka dinjitet e rëndësi dhe duhet të ndërmerret me zell të hatashëm.

Progresi është i pasigurtë, dhe zgjidhja e një problemi na çon në të përballemi me një tjetër problem sy për sy.

Pothuajse gjithmonë pakica krijuese e përkushtuar e ka bërë botën më të mirë.

Një individ nuk ka filluar të jetojë derisa ai të mund të ngjitet mbi kufijtë e ngushtë të shqetësimeve të tij individuale tek shqetësimet e gjera të të gjithë njerëzimit.

Një individ që shkel një ligj të cilin ndërgjegja ia thotë se është i padrejtë, dhe ai që me dëshirë pret dënimin me burg në mënyrë që të rritë ndërgjegjen e popullit për padrejtësinë e atij ligji, në të vërtetë ëshë duke shprehur respektin më të lartë për ligjin.

Në qendër të jodhunës qëndron parimi i dashurisë.



Ndryshimi nuk rend me rrotat e pashmangshmërisë, por vjen nëpërmjet një lufte të vazhdueshme. Kështu që ne duhet t'i shtrëngojmë radhët tona dhe të punojmë për lirinë tonë.

Errësira nuk mund ta davaritë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund ta davaritë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.

Çdo njeri duhet të vendosë nëse ai do të ecë në dritën e altruizmit krijues apo në errësirën e egoizmit rrënues.

Çdo gjë që shohim është një hije e asaj që ne nuk e shohim.

Besim është të ngjitësh shkallën e parë edhe kur ti nuk e sheh kreun e shkallëve.

Liria nuk është dhënë kurrë vulnetarisht prej shtypësve; ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit.

A nuk kemi ardhur ne tek një stad i tillë në botën moderne kur duhet t'i duam armiqtë tanë - apo jo? Reaksioni zinxhir i së keqes - urrejtja sjell urrejtje, luftërat prodhojnë më shumë luftëra - duhet thyer, përndryshe ne do të zhytemi në humnerën e zezë të asgjësimit.

Ai që pasivisht e pranon të keqen është po aq i përfshirë në të sa ai që ndihmon realizimin e saj. Ai që pranon të keqen pa protestuar kundër saj në të vërtetë është duke bashkëpunuar me të.

Historia do të shënojë se tragjedia më e madhe e kësaj periudhe tranzitore shoqërore nuk është britma çjerrëse e njerëzve të këqinj, por heshtja lemeritëse e njerëzve të mirë.

Progresi njerëzor nuk është as automatik, as i pashmangshëm... Çdo hap drejt qëllimit të drejtësisë kërkon sakrifice, vuajtje dhe luftë; përpjekjet e palodhura dhe vendosmërinë e pasionuar të individëve të përkushtuar.

Shpëtimi njerëzor është në duart e atyre që nuk kanë shpirt krijues.

Unë nuk jam i interesuar në pushtetin për hir të pushtetit, por jam i interesuar në pushtetin që është moral, është i drejtë dhe është i mirë.

Unë mendoj se e vërteta e paarmatosur dhe dashuria e pakushtëzuar do të kenë fjalën e fundit në realitet. Prandaj i humburi i drejtë dhe i përkohshëm është më i fortë se triumfuesi i keq.

Unë kam një ëndërr që katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë një ditë në një vend ku ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga thelbi i karakaterit të tyre.

Unë kam një ëndërr që një ditë çdo ultësirë do të lartësohet, çdo kodër dhe mal do të ulet, relievet do të rrafshohen dhe lavdia e Zotit do të shpaloset dhe të gjithë njerëzit do ta shohin atë së bashku.

Unë kam një ëndërr që një ditë kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e ish sklevërve dhe ish pronarët e skllevërve do të arrijnë të ulen së bashku në tryezën e vëllezërisë.

Unë kam vendosur të qëndroj me dashurinë. Urrejtja është tepër e rëndë për ta mbartur.

Unë vetëm desha të bëhet vullneti i Zotit. Dhe ai më lejoi mua të ngjitem në mal. Dhe unë hodha vështrimin tej, dhe pashë tokën e premtuar! Unë mund të mos arrij atje me ju, por dua që ju ta dini sonte se ne populli do ta arrijmë tokën e premtuar.

Unë nuk e pranoj pikëpamjen se njerëzimi është lidhur kaq tragjikisht në mesnatën pa yje të racizmit dhe lufta që sjell ditën e paqes e të vëllazërisë nuk do të bëhet kurrë realitet... Unë besoj se e vërteta e paarmatosur dhe dashuria e pakushtëzuar do ta kenë fjalën e fundit.

Unë jua pranoj se nëse një njeri nuk ka zbuluar diçka për të cilën të vdesë, ai nuk është i denjë të jetojë.

Unë dua të jem vëllai i njeriut të bardhë, por jo kunati i tij.

Nëse vdekja fizike është çmimi që unë duhet të paguaj për t'i çliruar vëllezërit dhe motrat e mia të bardha nga një vdekje e përhershme e shpirtit, atëherë asgjë nuk do të ishte më shpërblyese.

Nëse ne duhet të ecim përpara, atëherë duhet të kthehemi pas dhe t'i zbulojmë ato vlera të çmuara - të gjitha ato mentesha të realiteti mbi themelet e moralit dhe të gjithë atë realitet që ka kontrollin shpirtëror.

Në Fund ne nuk do t'i kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.

Padrejtësia diku është kërcënim kundër drejtësisë kudo.

Është e pakundërshtueshme dhe për të ardhur keq që negrit kanë kryer krime; por ata janë pjellë e krimit. Ata kanë lindur nga krimi i madh i shoqërisë së bardhë.

Mjafton të themi se ne nuk duhet të bëjmë luftë. Nëse është e nevojshme që ta duam paqen e të sakrifikojmë për të.

Mund të jetë e vërtetë se ligji nuk e bën një njeri të më dojë mua, por ai mund ta ndalojë atë të më poshtërojë, dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme.

Ligji dhe rendi ekzistojnë me qëllim që të vendosin drejtësi dhe kur ata nuk ia arrijnë këtij qëllimi atëherë bëhen diga të rrezikshme që bllokojnë rrjedhën e progresit shoqëror.

Pyetja më ngulmuese dhe më urgjente është: "Çka je duke bërë ti për të tjerët?"

Dashuria është e vetmja frocë e aftë për ta shndërruar një armik në mik.

Njeriu duhet të gjejë për krejt konfliktin njerëzor një metodë me të cilën të hedhë poshtë hakmarrjen, agresionin dhe shpagimin. Themeli i kësaj metode është dashuria.

Mjetet që ne përdorim duhet të jenë po aq të pastra sa synimet që ne kërkojmë të arrijmë.

Kurrë mos harroni se gjithçka që Hitleri bëri në Gjermani ishte legale.

Kurrë mos u zhyt në tundimin e ligësisë.

Jodhuna është një armë e plotfuqishme dhe e drejtë, e cila kryen punë pa plagosur dhe çarmatos njeriun që e përdor dhunën. Është një shpatë që shëron.

Jodhunë do të thotë të shmangësh jo vetëm dhunën e jashtme fizike, por edhe dhunën e brendshme të shpirtit. Ju duhet jo vetëm të mos pranoni që të shtini kundër një njeriu, por të mos pranoni as që ta urreni atë.

Asgjë nuk botë nuk është më e rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe marrëzia e ndërgjegjshme.

Jetët tona fillojnë të mbarojnë ditën kur ne bëhemi të heshtur për gjërat që kanë rëndësi.

Fuqia jonë shkencore ia ka kaluar fuqisë sonë shpirtërore. Ne i kemi drejtuar mirë raketat dhe i kemi keqdrejtuar njerëzit.

Paqje nuk është një qëllim i largët që ne e kërkojmë, por një mjet me të cilin ne e arrijmë atë qëllim.

Prona është bërë që t'i shërbejë jetës, dhe pavarësisht me sa respekt dhe pekule sillemi ndaj saj, ajo nuk është qenie njerëzore. Është një pjesë e tokës mbi të cilën njeriu shkel. Nuk është njeri.

Rrallë ndeshim njerëz që mendojnë thellë dhe fort. Ka një dëshirë universale për përgjigje të letha dhe zgjidhje të kollajshme. Asgjë nuk i dhemb njeriut më shumë se të bjerë në mendime.

Shkenca heton, religjioni interpreton. Shkenca ia jep njeriut dije, e cila është fuqi. Religjioni i jep njeriut mençuri, e cila është kontroll.

Të shohësh nuk është gjithmonë të besosh.

Moskuptimi i thellë i njrëzve me dëshirë të mirë është më e dëshme se keqkuptimi absolut i njerëzve të ligj.

Arti i pëlqimit është arti i të bërit të dikujt që ka kryer një favor të vogël ndaj jush, të dëshirojë që të kryejë një favor tjetër më të madh.

Thelbi i shkollimit është të mësojë njeriun të mendojë thellë dhe të mendojë në mënyrë kritike. Inteligjence plus karakter - ky është qëllimi i madh i shkollimit.

Shpresa e një bote të sigurtë dhe të jetueshme varet nga jokonformistë të displinuar të cilët i kushtohen drejtësisë, paqes dhe vëllezërisë.

Vendi më i nxehtë në Ferr është i rezervuar për ata që mbeten ansjanjës në kohët e konfliktit të madh moral.

Kufizimi i manifestimeve, pa përmendur çështjen morale, është se ato nuk mund të fitojnë dhe pjesëmarrësit e tyre e dinë. Megjithatë manifestimet nuk janë revolucionare por reaksionare, sepse ftojnë për humbje. Ajo përfshin një vetëpastrim emocional, por mund të pasohet nga një ndjesi e kotësisë.

Harku moral i universit përkulet në bërrylin e drejtësisë.

Negri ka nevojë që njeriu i bardhë ta çlirojë atë nga frikat e tij. Njeriu i bardhë ka nevojë që Negri ta çlirojë atë nga faji i tij.

E kaluara është profetike ngaqë thekson fuqishëm se luftërat janë dalta të dobëta për të latuar të nesërme paqësore.

Cilësia, jo jetëgjatësia, është më e rëndësishmja në jetën e njeriut.

Çështja nuk është nëse ne do të jemi ekstremistë, por çfarë lloj ekstremistësh do të jemi... Kombi dhe bota janë në nevojë të tmerrëshme për ekstremistë kreativë.

Vera mbytëse e dëshirës të ligjshme të papërmbushur të Negrit nuk do të kalojë derisa të vijë vjeshta e fuqishme e lirisë dhe e barazisë.

Është gjithmonë koha e duhur për të bërë gjënë e duhur.

Nuk ka pakënaqësi të thellë atje ku nuk ka dashuri të thellë.

Ne nuk jemi bërës të historisë. Ne jemi të bërë nga historia.

Ne kemi ardhur të gjithë nga anije të ndryshme, por tani jemi në të njëjtën anije./Elida BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.