E Djelë, 10.20.2019, 06:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Obamës në 100 ditët e para të qeverisjes
E Mërkurë, 04.29.2009, 10:29am (GMT+1)

Voal-online 29 prill - "Sot ju them juve se sfidat që përballim janë reale. Ato janë serioze dhe janë shumë. Ato nuk përmbushen lehtë as në kohë të shkurtër. Por ta dini, Amerika do t’ia dalë me sukses.” Fjalimi përurues më 20 janar.

___

"Unë mund ta them pa përjashtime as nënkuptime se Shtetet e Bashkuara nuk do të torturojnë.” Fjala e mbajtur më 22 janar nëpunësve të Departamentit të Shtetit, në të njëjtën ditë që ai firmosi urdhërin për mbylljen e qendrës së dënimit në Gjirin Guantanamo.

___

"Unë jam këtu në televizion duke thënë se bëra gafë." - Intervistë me drejtuesin e emisionit të NBC "Nightly News with Brian Williams," më 3 shkurt, pasi hoqi dorë rrufeshëm nga përpjekja për ta emëruar Tom Daschle-n në më pak se 24 orë pasi ai kishte thënë se ishte “absolutisht” i përkushtuar ndaj kandidatit për shëndetësinë. Obama dha intervista të ngjashme atë ditë me pesë rrjete televizive.

___

"Ne kemi filluar një punë thelbësore për të mbajtur gjallë ëndërrën amerikane në kohën tonë.” Thënë përpara se të firmoste paketën ndihmëse të ekonomisë prej $787 miliardë më 17 shkurt.

 ___

"Pasojat e kësaj rënieje janë reale dhe janë kudo. Por teksa ekonomia jonë mund të dobësohet dhe besimi ynë të tronditet, ndonëse jemi duke përjetuar kohë të vështira e të paqarta, sonte dua që çdo amerikan ta dijë këtë: Ne do të ribëhemi, ne do të ringjallemi, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë më të forta se më parë.” Fjalimi i tij i parë në sesionin e bashkuar të Kongresit më 24 shkurt.

___

"Është e rëndë të shkosh tek të tjerët nganjëherë, prandaj mendova ta sjell botën tek unë.” – Në darkën e 4 marsit organizuar me liderët e Kongresit, me anëtarët e Kabinetit dhe me ndihmësat e Shtëpisë së Bardhë.

___

"Qeveria ka bërë atë që unë besoj se është një zgjidhje midis shkencës së shëndoshë dhe vlerave morale.” Deklaratë më 9 mars tek nënshkruante dokumentet e ndryshimit të politikës shkencore dhe vënies në vend të disa gjërave që disa kërkues kishin thënë se ishin pengesa në punën e tyre.

___

"Kjo është njëfarë Loje Olimpike speciale apo diçka e tillë.” Koment gjatë paraqitjes më 19 mars në emisionin e NBC "Tonight", duke i folur drejtuesit të emisionit, Jay Leno për praktikimin e sportit të boulingut në Shtëpinë e Bardhë. Një zëdhënës sqaroi menjëherë se thënia e Obamës nuk donte të nëvlerësonte Lojërat Olimpike, por vetëm të bënte humor me aftësitë e tij sportive.

___

"M’u deshën disa ditë, sepse, para se të flas, unë pëlqej të di për çfarë do të flas.” Koment pasi ai u pyet në një konferencë shtypi më 24 mars, pse ai reagoi me aq vonesë për të shprehur mospëlqimin e tij ndaj përfitimeve të drejtuesve në kompaninë e madhe të sigurimeve American International Group Inc.

___

"Jua kujtoj të gjithëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk zgjodhën vetë që të bënin një luftë në Afganistan. Rreth 3000 njerëz tanët u vranë më 11 shtator 2001, ndonëse nuk po bënin asgjë tjetër veçse jetën e tyre të përditshme.” Deklaratë e bërë më 27 mars kur po shpallte planin të dërgojë edhe 4000 trupa më shumë në Afganistan, si pjesë e një zgjerimi të mëtejshëm të pranisë së trupave.

___

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me Islamin.” Fjalimi në parlamentin turk më 6 prill.

___

"Është koha që ne t’ua lëmë në duar irakenëve. Ata duhet të marrin përgjegjësinë për vendin e tyre.” Koment para 600 ushtarakëve gjatë një vizite në Bagdad më 7 prill.

___

"Unë jam këtu për të nisur një kapitull të ri të zotimit që do të zbatohet gjatë administratës sime.” Deklarim kryetarëve të çdo qeverie demokratike në Hemisferën Perëndimore në hapjen e Takimit të Lartë të Amerikave më 17 prill.

___

"Unë përpiqem të kuptoj se çfarë është mirë për interesat amerikane, dhe për këtë mendoj se kam të drejtë.” Në një konferencë shtypi më 19 prill, lidhur me kritikat për sjelljen miqësore ndaj presidentit venezuelian President Hugo Chavez gjatë takimit të lartë të Amerikave./Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Aforizma të Frensis Bekon (Francis Becon) (04.09.2009)
Aforizma për dashurinë (03.26.2009)
Aforizma të Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) (03.18.2009)
Aforizma të Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire) (03.08.2009)
Aforizma të Margret Ëtvud (Margaret Atwood) (02.28.2009)
Aforizma të Aristotelit (02.16.2009)
Aforizma nga Aristofani (02.05.2009)
Aforizma të Zhanë D'Ark (02.04.2009)
Aforizma nga Maja Anxhelou (Maya Angelou) (02.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]