E Martë, 08.20.2019, 02:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA SOREN KIERKEGAARD (Soren Kirkegard, 1813-1855)
E Martë, 04.05.2011, 12:18pm (GMT+1)

 

Voal-online 5 prill-Një njeri i cili, si qenie fizike, është gjithmonë i prirur së jashtmi, duke menduar se lumturia e tij ndodhet jashtë tij, më në fund kthehet së brendshmi dhe zbulon se burimi ndodhet brenda tij.

Ankthi është marramendja e lirisë.

Në themel të armiqësisë midis dy të huajve qëndron indiferenca.

Ji ai vetvete çka njeriu vërtet është.

Për shkak të solemnitetit të saj të llahtarshëm, vdekja është drita ku pasionet e mëdha, të mira dhe të këqija, bëhen transparente, jo më të kufizuara nga dukjet e jashtme.

Mërzia është rrënja e të gjitha të këqijave - refuzimi i dëshpëruar për të qenë vetvetja.

Konceptet, si individët, kanë historitë e tyre dhe janë të pazonjat të përballen me travajet e kohës, ashtu si individët. Por në gjithë këtë ata ruajnë një lloj malli për skenat e fëmijërisë së tyre.

Mos harro ta duash vetveten.

Gjatë periudhës së parë të jetës së njeriut, rreziku më i madh nuk është të përballesh me rrezikun.

Besimi është pasioni më i lartë i qenies njerëzore. Shumëkush i çdo breznie mund të mos arrijë deri aty, por askush nuk shkon përtej.

Zoti krijon nga asgjëja. Mrekulli, thua ti. Sigurisht, por ai bën diçka edhe më të mrekullueshme: ai krijon shenjtorë nga mëkatarët.

Sa absurdë janë njerëzit! Kurrë nuk i përdorin liritë që kanë, por i kërkojnë ato që nuk i kanë. Ata kanë lirinë e mendimit, dhe kërkojnë lirinë e fjalës.

Unë ndjehem sikur jam një gur shahu, kur kundërshtari im më thotë: Ai gur shahu nuk mund të lëvizë.

E shikoj gjithçka përkryer; janë dy situata të mundshme - duhet bërë kjo ose ajo. Mendimi im i çiltër dhe këshilla miqësore është: bëje ose mos e bëj - ti do të pendohesh në të dyja rastet.

Për shkak të papërkryerjes së çdo njeriu, ne mund t'i realizojmë dëshirat tona duke u përballur me të kundërtën tonë.

Është kaq e vështirë të besojmë, sepse është kaq vështirë të bindemi.

Duket thelbësore në marrëdhëniet dhe kudo që ne përqëndrohemi vetëm në atë që është më domethënëse dhe më e rëndësishme.

Është krejt joproduktive të grindem me botën, po ashtu të grindem me veten nganjëherë është joproduktive.

Jeta ka forcat e saj të fshehta, por një realitet që duhet përjetuar.

Jeta nuk është problem që duhet zgjidhur, por një realitet që duhet provuar.

Dëgjoje britmën e një gruaje kur është duke lindur fëmijën - pastaj vështroje njeriun tek lufton për të dhënë shpirt në mbarim të jetës. E pastaj më thuaj mua nëse diçka që fillon dhe mbaron mund të jetë e përcaktuar për gëzim.

Dashuria nuk i ndryshon të dashuruarit, ajo e ndryshon veten.

Dashuria është gjithçka, ajo jep gjithçka, dhe merr gjithçka.

Martesa e vë njeriun në lidhje fatale me zakonet dhe traditën, dhe traditat e zakonet janë si era dhe moti, të dy të pallogaritshëm.

Jeta jonë gjithmonë shpreh rezultatet e mendimeve tona dominuese.

Durimi është i domosdoshëm, ti nuk mund të korrësh menjëherë atë që ke mbjellë.

Njerëzit rëndom udhëtojnë nëpër botë që të shohin lumenj dhe male, yje të rinj, zogj të hatashëm, peshq të magjishëm, vepra groteske të dorës së njeriut, ata bien në një hutim kafshëror që i lë pa mend dhe ashtu mendojnë se kanë parë diçka.

Njerëzit më kuptojnë mua kaq pak sa nuk e kuptojnë madje as ankimin tim pse ata nuk më kuptojnë.

Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet.

Hiqjani paradoksin një mendimtari dhe do të fitoni një profesor.

Gjërat më të larta dhe më të bukura në jetë nuk janë për t'u dëgjuar, nuk janë për t'u lexuar, nuk janë për t'u parë, por janë për t'u jetuar.

Sa më shumë njeriu mund të harrojë, aq më të mëdha do të jenë metamorfozat e jetës së tij; sa më shumë të harrojë, aq më hyjnore bëhet jeta e tij.

Tirani vdes dhe sundimi i tij mbaron; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.

Ka, siç dihet, disa insekte të cilat vdesin në momentin që pjellin. Kështu është me të gjitha gëzimet: çasti më i hatashëm e më i lartë i gëzimit është i shoqëruar nga vdekja.

Të guxosh do të thotë të harrosh për momentin drejtpeshimin. Të mos guxosh do të thotë të humbësh vetveten.

E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, por buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER KING, Jr. (Martin Luter King junior,15 Janar 1929-4 Prill 1968) (03.30.2011)
AFORIZMA NGA JOHN F. KENNEDY (Xhon F. Kenedi, 1917-1963) (03.23.2011)
AFORIZMA NGA HENRY ALFRED KISSINGER (Henri Alfred Kisinger, 1923) (03.13.2011)
AFORIZMA NGA NICOLE KIDMAN (Nikolë Kidman, 1967) (03.04.2011)
AFORIZMA NGA IMNANUEL KANT (Imanuel Kant, 1724-1804) (02.21.2011)
AFORIZMA NGA FRANZ KAFKA (Franc Kafka, 1883-1924) (02.13.2011)
AFORIZMA NGA JANIS JOPLIN (Xhejnis Xhoplin, 1943 - 1970) (02.08.2011)
AFORIZMA NGA PETER JENNINGS (Peter Xhenings, 1938-2005) (01.30.2011)
AFORIZMA NGA THOMAS JEFFERSON (Tomas Xhefërson, 1743-1826) (01.16.2011)
AFORIZMA NGA ANGELINA JOLIE (Anzhelinë Zholi, 1975) (01.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]