VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA FAIK KONICA (1875-1942)
E Hënë, 04.11.2011, 07:16am (GMT1)



Nëse jemi të bashkuar, e pamundura bëhet e mundur - nëse jemi të ndarë e mundura bëhet e pamundur

Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të mëshehur nën "˜to intriga e për të shfrytzuar zëmrime të veçanta.

(Albania, nr.1, 1897)

Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t'a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e roiti.

(Albania, nr.2, 1902)

Nuk thom se jeni shqiptar të liq, po pse doni të gjykoni punëra që s'i dini.

(Albania, nr.2, 1902)

Le të shkruajnë të gjithë sa të munden, le të dalin mijëra artikuj e qindra libra; e, me kohë, n'ato shkrime do të ndodhen sa që do të kenë një vlerë letrare të vërtetë, që do të mbeten kur të harrohen të tjerat, e që do të jenë shtyllat e para të një letrature kombëtare.

(Albania, nr.4, 1902)

Koha kur rojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t'onë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre.

(Albania, nr.1, 1909)

Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat' e ditë mëndja e ashtu u prishet më shpejt organizmi.

(Albania, nr.5, 1899)

Ka njerëz që shitën nër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t'i thonë.

(Albania, nr.2, 1899)

Kur e nget një njeri s'ke të drejtë t'i thuash pse më nget.

(Albania, nr.2, 1899)

***Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen të mbyllur kur s'kemi gjë per te thënë! falna durimin ta thellojme nje pune përpara se të shkruajme permbi te, frymëzona me nje ndenje te mprehte të drejtsisë që të flasim jo vetem me  paanesi por edhe te sillemi ashtu! Shpetona nga grackat e gramatikës,
 nga shtremberimet e gjuhes dhe nga lajthimet e shtypit"

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.