VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Drju Berimurit

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Drju Berimurit
E Premte, 05.01.2009, 02:47pm (GMT+1)

Voal-online 1 maj - Një peshk mund të dashurojë një zog, po ku do të jetonin ata?

 

Luleshqerrat janë si rreze dielli të mbira në tokë.

 

Të gjithë jemi si fluturat, në zanafillë jemi të shëmtuar, pastaj rritemi dhe shndërrohemi në flutura tejet të bukura dhe tejet hirplote që gjithkush i dashuron.

 

Zoti bëri një punë shumë të arsyeshme kur më bëri mua me neps; pse u dashka të shkoj kundër vendimit që mori ai për mua? Gjymtyrët e mia janë të mrekullueshme, prandaj nuk kam ndërmend të ankohem pse trupi im është formuar kaq bukur.

 

Nuk di që rrjedha e jetës së dikujt të ketë shkuar në mënyrë të përkryer, nuk ka udhëzues, askush nuk e di se çfarë i sjell jeta.

 

I adhuroj romancat dashurore dhe ua ndiej lezetin atyre pa masë.

 

Kurrë nuk i luaj personazhet e mia, unë jam ato.

Kurrë nuk ndjej keqardhje. Sepse çdo hollësi e jetës së njeriut është e tillë që e përcakton atë se kush është.

 

Kurrë nuk kam dashur të shikoj vetëm çfarë më intereson mua dhe punë e madhe se çfarë bëhet me botën.


I lutem Zotit të jem oqeani, me rryma të buta, ndoshta nganjëherë të dallgëzojë. Për më tepër unë e dua vijimësinë e tij më shumë se lartësitë dhe rëniet.

 

Vërtetë dua ta kuptoj mendjen e njerëzve, kështu që unë mund të ndjehem më mirë me njerëzit ashtu si janë.

 

E kisha zakon ta shihja veten në pasqyrë e të ndihesha keq, tani e shikoj veten në pasqyrë dhe absolutisht e dashuroj veten.

 

Dua që njerëzit të më dashurojnë, por nuk më prish punë nëse ata nuk më dashurojnë.

 

Dua që njerëzit të pëlcasin, kur unë bëj diçka që ata nuk e presin.

 

Nuk çaj kokën për famën, suksesin, fatin dhe pushtetin. Më e shumta që dua është të kem punë të mirë dhe miq të mirë; dhe një jetesë të mirë.

 

E kam kaq në kontroll jetën time, ju nuk duhet të merakoseni për asgjë që bëj, sepse unë nuk jam vetëm në vendin më të mirë që kam qenë ndonjëherë, por edhe gjërat janë duke shkuar gjithnjë më mirë.

 

Unë kam thënë gjithmonë se një natë do të dal dhe të gjej veten time diku në fusha, të shtrirë në bar ndërkohë që bie shi, atje të jem me njeriun që dua dhe ta di se jam duke përjetuar atë ëndërr të cilën e kam dashur.

 

Kam qenë vegjeteriane për vite e vite. Nuk i gjykoj të tjerët pse nuk ishin, thjesht ndjej se nuk mund të ha ose të vesh krijesa të gjalla.

 

Nëse ti pranon të jetosh në këtë planet, atëherë duhet të kënaqesh me këtë jetë dhe ta jetosh çdo çast të saj.

 

Nëse ju shkon keq çdo gjë...atëherë duhet të shikoni pas dhe të nxirrni mësime.

 

Vetëm duke dëgjuar mund të mësosh, dhe unë kurrë nuk pushoj së mësuari.

 

Puthjet, madje edhe nga larg, janë tejet të bukura.

 

Puthjet ato të vërtetat janë gjëja më e bukur dhe më pasionante që mund të bëjnë dy njerëz, më e mrekullueshme se gjithçka.

 

Jeta është shumë interesante...në fund disa nga dhimbjet tuaja më të mëdha, shndërrohen në forcën tënde më të madhe.

 

Dashuria është zakoni më i vështirë për ta hequr, dhe më i vështiri për ta kënaqur.

 

Gjithë jetën time kam dashur të ndihem mirë me veten time. Kjo është gjëja më çliruese në botë.

 

Nganjëherë merrem me gjëra aq të përhershme. Si tatuazhet dhe martesat.

 

Ndjej uri dhe ethe, por askën nuk dua të nxis të marrë rrugën time. Unë dua të krijoj rrugën time.

 

Ka diçka çliruese rreth mosmëtimit. Guxo ta vësh veten në telash. Rreziko.

 

Kur e vë kokën time në jastëk natën, unë mund të them se isha një njeri i lezetshëm sot. Kjo ndodh atëherë kur e ndjej veten shumë të bukur.

 

Kur gjërat të shkojnë në mënyrë të përkryer, atëherë duhet të shqetësohesh më shumë se kurrë.

 

Njeriu duhet të përpiqet të bëjë më të mirën që mundet./Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Obamës në 100 ditët e para të qeverisjes (04.29.2009)
Aforizma të Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Aforizma të Frensis Bekon (Francis Becon) (04.09.2009)
Aforizma për dashurinë (03.26.2009)
Aforizma të Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) (03.18.2009)
Aforizma të Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire) (03.08.2009)
Aforizma të Margret Ëtvud (Margaret Atwood) (02.28.2009)
Aforizma të Aristotelit (02.16.2009)
Aforizma nga Aristofani (02.05.2009)
Aforizma të Zhanë D'Ark (02.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]