VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA CALVIN KLEIN (Kalvin Klain, lindur më 1942) E Martë, 04.19.2011, 03:04pm (GMT1) Voal-online 19 prill-Cilado që është e sigurtë ndaj bukurisë së saj nuk duhet të ndihet e kërcënuar nga reklamat që bëj unë. Njerëzit lexojnë gjëra në reklamat e mia të cilat madje as që ekzistojnë. Reklamat tërheqin vëmendjen tuaj, kjo është e gjitha. Natyrisht, unë e ndjej se një femër e rritur ka të drejtë të vendosë se çfarë të bëhet me jetën e saj dhe me trupin e saj. Unë nuk kam marrë pjesë as një gjysmën e pritjeve për të cilat mediat hamendin se unë kam qenë. Kjo më mërzit. Unë nuk dua që opinioni im të jetë gjithmonë i njohur. Atë pak privatësi që më ka mbetur, dua ta mbaj. Unë nuk mendoj shumë për famën time. Shumë gazetarëve nuk iu besoj. Dyshoj se do të kem një perspektivë të gjatë të famës sime; nëse do ta kem, nuk do të më pëlqente. Më duhet të falënderoj New York Daily News për kundërthëniet e xhinsave. Kam namin e njeriut që i merr gjërat kollaj. Por brenda jam si gozhda. Unë vras. I adhuroj femrat. Jam duke u përpjekur të bëj shumë të bukura me ato. Unë nuk provoj t'i fyej ato. Jeta ime i kushtohet kësaj. Unë ende pi vodka; unë nuk bëj avokatin e pijeve, por unë nuk jam engjël. Unë nuk e pëlqej marihuanën, sepse më jep uri. Më duket se bëhen tmerrësisht tunduese femrat që veshin t-shirtet e të fejuarve të tyre. Unë jam i çmendur, nuk mëtoj të jem asgjë tjetër. Nuk kam as demokrat, as republikan. Nuk jam politikan dhe nuk dua të jem me asnjërin krah të politikës. Jam duke provuar të jem Mr. Universe, por dua të jem në formë. Unë kam qenë i fortë dhe i vendosur gjithë jetën time për shumë gjëra që i kam dashur. Unë kam takuar shumë njerëz të cilët nuk e dinë se ekziston një Calvin Klein; ata mendonin se është thjeshtë emri i një produkti. Nëse i lejoj gazetarët të përshkruajnë një koleksion dhe ata bëjnë gabime, unë ndihem i rrënuar, sepse kindet nuk vihen re kurrë. Nëse ti je vërtet dikush dhe kujdesesh për këtë, atëherë do t'ju mbijetosh shumë vështirësive. Nëse i lejoj gazetarët të përshkruajnë një kolaksion dhe ata bëjnë gabime, atëherë ndjehem i rrënuar, sepse pasojat asnjëherë nuk dihen. Asnjë 27 vjeçar nuk ka përvojën të drejtojë një kompani që bën një çerek miliardi dollarë me shitjet e saj. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |