VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA JOHN KEATS (Xhon Kits, 1795-1821) E Martë, 04.26.2011, 09:01am (GMT1) Voal-online 26 prill- Një gjë e bukur është një gëzim përgjithmonë: adhurimi ndaj saj rritet; ajo nuk shndërrohet kurrë në asgjë. 'Bukuria është e vërtetë, e vërteta është bukuri,' - kjo është e gjitha çfarë ti mëson në fytyrë të tokës, kjo është e gjitha çfarë ti ke nevojë të dish. A e dini sa është një botë dhimbjesh e telashes për ta shkolluar një zgjuarsi dhe për ta shndërruar atë në një shpirt? Nuk kurorëzohet kurrë me pavdekësi Kush ka frikë të shkojë atje ku e prijnë zërat e lirisë. Meloditë e dëgjuara janë të ëmbëla, por meloditë e padëgjuara janë më të ëmbëla. Këtu prehet dikush, emri i të cilit ishte shkruar në ujë. Jam ndjerë i shastisur nga fakti që njerëzit mund të bëhen martirë për fenë - Kam ndjerë keqardhje të madhe. Por nuk ndjej më keqardhje. Unë do të bëhesha martir për fenë time. Dashuria është feja ime. Unë do të vdisja për të.
Mua më duket se pothuaj gjithkush mund të pëlqejë rrjetën e merimangës nga brendësia e kështjellës së tij prej ajri.
Dashuria është religjoni im - unë do të vdisja për të. Imagjinata ime është një manastir dhe unë jam murgu i saj. Asgjë nuk bëhet reale derisa të jetë përjetuar. Tani një puthje e butë - por pas asaj puthjeje, unë i përkas një parajse të pafundme. Vlerësimi ose përçmimi ka vetëm një ndikim të çastit tek njeriu dashuria e të cilit ndaj abstraktes e bën atë kritik të ashpër të veprave të tij. Sfondi i natyrës është i bukur - por natyra njerëzore është më e bukur. Shkëlqimi i çdo arti është thellësia e tij, i aftë ta bëjë të avullojë gjithçka që nuk pajtohet me të. Nuk ka ferr më të madh se dështimi në një synim të madh. Ti je gjithnjë i ri, puthja jote e fundit ishte më e ëmbla e të gjithave. Nuk ka asgjë të qëndrueshme në këtë botë; kryengritja është e vetmja muzikë. Mjeti i vetëm i forcës së intelektit të dikujt është t'ia mbushë mendjen tjetrit nga asgjëja, ta bëjë mendjen të jetë e depërtueshme nga të gjitha mendimet. Tek një poet i madh ndjesia e Bukurisë i kalon të gjitha përmasat ose i asgjëson të gjitha përmasat. Ndonëse një grindje në rrugë është një gjë për t'u urryer, energjitë që shpalos ajo janë të mrekullueshme; edhe njeriu më i zakonshëm në grindjen e tij shpalos një nur të veçantë. Ju flisni për Lordin Bajron dhe mua; ka një ndryshim shumë të madh midis nesh. Ai përshkruan atë që shikon, unë përshkruaj atë që përfytyroh. Synimi im është më i vështiri./Elida Buçpapaj Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |