E Djelë, 12.08.2019, 06:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA JOHN LENNON (Xhon Lenon, 1940-1980)
E Mërkurë, 05.25.2011, 09:33am (GMT+1)

Voal-online - 25 maj - Një ëndërr që ju ëndërroni vetëm, është thjesht një ëndërr. Një ëndërr që e ëndërroni së bashku, është realitet.

E gjitha çfarë jemi duke thënë ne është t'i jepet paqes një shans.

Gjithë çfarë ju keni nevojë është dashuri.

Dhe Zoti e ndihmoi Bruce Springsteen kur ata vendosën se ai nuk është më Zoti... Ata u kthyen kundër tij dhe unë shpresoj se ai i mbijeton kësaj.

Si zakonisht, është një grua e mrekullueshme prapa çdo idioti.

Të gjithë të duan kur je 1 metër e 84 centimetër i lartë.

Gjithçka është më e qartë kur je në dashuri.

Zoti është koncepti me të cilin ne matim dhimbjen tonë.

Fajtor pse je i pasur, dhe fajtor pse mendon se ndoshta dashuria dhe paqja nuk janë mjaft e ti duhesh të shkosh e të vritesh apo diçka e tillë.

Ai nuk ka dalë nga barku im, por Zot i Madh, unë i kam bërë kockat e tij, sepse unë kam qenë i pranishëm në çdo të ngrënë, e kam parë nga afër si fle, e kam parë tek noton si një peshk, sepse e kam çuar atë në oqean. Unë jam krenar për gjithë ato gjëra. Por ai është krenaria ime më e madhe.

Unë besoj në gjithçka, derisa të jetë provuar e kundërta. Kështu që unë besoj në përrallat, mitet, dragojtë. Të gjithë ekzistojnë, qoftë edhe nëse ekzistojnë në mendjen tënde. Kush mund të thotë se ëndërrat dhe makthet nuk janë reale sot e kësaj dite?

Unë besoj në Zotin, por si një send, jo si një plak që rri në qiell. Unë besoj se ai që njerëzit e quajnë Zot është diçka në të gjithë ne. Unë besoj se gjithçka që kanë thënë Jezui, Muhameti, Buda dhe të gjithë të tjerët është e drejtë. Vetëm përkthimet janë bërë gabim.

Unë nuk besoj në vrasjen për çfarëdo arsyeje qoftë!

Unë nuk e di kush vjen i pari - rokenrolli apo Krishterimi.

Unë nuk mëtoj të jem hyjnor. Kurrë nuk kam mëtuar për pastërtinë e kulluar të shpirtit. Unë vetëm bëra këngë dhe iu përgjigja pyetjeve sa më ndershëm që munda... Por ende unë besoj në paqen, dashurinë dhe në mirëkuptimin.

Unë nuk jam duke e ndryshuar mënyrën si dukem apo si ndjej ndaj diçkaje. Unë kam qenë githmonë një trillan. Kam qenë trillan gjithë jetën time dhe do të jetoj kështu, ta dini. Unë jam një nga ata njerëz.

Nëse jam një egomaniak do të thotë se besoj në atë që bëj dhe në artin ose në në muzikën tim, pastaj në atë kuptim ju mund ta dini se... unë besoj në atë që bëj, dhe unë do ta them atë.

Nëse dikush mendon se dashuria dhe paqja janë një klishe që duhet lënë prapa në vitet Gjashtëdhjetë, ky është problem i tij. Dashuria dhe paqja janë të përjetshme.

Nëse provoni t'i jepni rokenrollit një emër tjetër, atëherë quajeni 'Chuck Berry'.

Imagjinoj të gjithë popujt duke jetuar në paqe. Ju mund të thoni se unë jam një ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi. Unë shpresoj se një ditë ju do të bashkohen me ne, dhe bota do të jetë si një e vetme.

Nuk ka rëndësi sa të gjata i kam flokët, çfarë ngjyre ka lëkura ime apo se jam mashkull apo femër.


Ishte si të jesh në syrin e një harrikani. Hap sytë dhe gjendesh në një koncert. Dhe mendon: Ua, si ndodhem unë këtu?

Jesus kish për gjithçka të drejtë, por dishepujt e tij ishin të trashë dhe të rëndomtë.

Jeta është çfarë ndodh teksa ti je i zënë duke bërë plane të tjera.

Dashuria është përgjigjia dhe ti e ke këtë të sigurtë; dashuria është një lule, ti duhet ta lësh të rritet.

Muzika është pronë e gjithkujt. Vetëm botuesit mendojnë se disa janë pronarë të saj.

Roli im në shoqëri, ose roli i çdo artisti dhe poeti, është që të përpiqet dhe të shprehë çfarë ai ndjen. Jo t'i tregojë popullit se çfarë të ndjejë. Jo si një predikues, jo si një lider, por si një reflektim i ne të gjithëve.

Shoqëria jonë është drejtuar nga njerëz të çmendur për qëllime të çmendura. Unë mendoj se ne drejtohemi nga maniakë që kanë synime maniakale dhe mendoj se do të mënjanohem si i çmendur që po shpreh këtë. Ja ku qëndron çmenduria e kësaj gjëje.

Një pjesë e imja dyshon se unë jam një i humbur, dhe pjesa tjetër e imja mendon se jam Zoti i Plotfuqishëm.

Pronësia nuk është nëntë të dhjetat e ligjit. Ajo është nëntë të dhjetat e problemit.

Realiteti krijon shumë imagjinatë.

Ritualet janë të rëndësishme. Aktualisht është trishtim të mos jesh i martuar. Mua nuk më intereson të jem i trishtuar.

Surealizmi pati një ndikim të madh mbi mua, sepse pastaj unë kuptova se imagjinata në mendjen time nuk ishte çmenduri. Surealizmi është për mura realitet.

Gjëja themelore për të cilën askush nuk pyet është pse njerëzit marrin droga gjithfarësh? Pse ne i kemi këto ndihma plotësuese për të jetuar një jetë normale? Dua të them se ka diçka të gabuar shoqëria, e cila na bën ne kaq të trysnuar, sa nuk mund të jetojmë pa e ruajtur veten prej saj?

Kryqi i Legjionit të Nderit më është dhënë mua. Megjithatë pak i shpëtojnë atij dallimi.

Postieri kërkon një autograf. Taksisti kërkon një foto. Kamarjerja kërkon një shtrëngim duarsh. Secili e kërkon një pjesë tënden.

Gjëja që vitet Gjashtëdhjetë bënë është se na i treguan ne mundësitë dhe përgjegjësitë për gjithçka që patëm. Nuk ishte përgjigjia. Ajo na dha ne një fije mundësie.

Asgjë që ti njeh nuk ka qenë e panjohur.

Ne të gjithë breznia jonë ishim në këtë anije në vitet Gjashtëdhjetë, një anije për të zbuluar Botën e Re. Dhe Beatles ishin një çerdhen e korbit të kësaj anijeje.

Ne jemi më popullorë se Jezusi tani; unë nuk e di kush është para tjetrit, rokenrolli apo krishterimi.

Ne kemi marrë këtë dhuratë dashurie, por dashuria është si një bimë e çmuar. Ti nuk mund ta pranosh atë dhe ta lësh në dollap apo ta nxjerrësh nga mendja. Ti duhet ta ujitësh. Ti duhet vërtet të kujdesesh dhe ta mëkosh atë.

Po ne të gjithë bëjmë dritë, si hëna dhe yjet, dhe dielli.

Ti nuk ke nevojë që dikush të të thotë se ku je e çfarë je. Ti je ai që je!

Ose lodhu së luftuari për paqen, ose vdis.

Duhet të jesh dobiç për ta bërë këtë, dhe fakti është fakt. Dhe Beatles janë dobiçët më të mëdhenj në botë./Elida Buçpapaj

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA OMAR KHAYYAM (Omar Khajam, 1048-1131) (05.07.2011)
AFORIZMA NGA JOHN KEATS (Xhon Kits, 1795-1821) (04.26.2011)
AFORIZMA NGA CALVIN KLEIN (Kalvin Klain, lindur më 1942) (04.19.2011)
AFORIZMA NGA FAIK KONICA (1875-1942) (04.11.2011)
AFORIZMA NGA SOREN KIERKEGAARD (Soren Kirkegard, 1813-1855) (04.05.2011)
AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER KING, Jr. (Martin Luter King junior,15 Janar 1929-4 Prill 1968) (03.30.2011)
AFORIZMA NGA JOHN F. KENNEDY (Xhon F. Kenedi, 1917-1963) (03.23.2011)
AFORIZMA NGA HENRY ALFRED KISSINGER (Henri Alfred Kisinger, 1923) (03.13.2011)
AFORIZMA NGA NICOLE KIDMAN (Nikolë Kidman, 1967) (03.04.2011)
AFORIZMA NGA IMNANUEL KANT (Imanuel Kant, 1724-1804) (02.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]