E Premte, 03.29.2024, 09:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan de La Fonten, 1621-1695)
E Hënë, 06.06.2011, 10:31am (GMT+1)

Voal-online 6 qershor - Stomaku i uritur nuk dëgjon.

Njeriu shpesh takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë.

Një pesimist dhe një optimist, sa i mirë njëri; aq më i keq tjetri.

Kushdo që ka pushtet do ta keqpërdorë atë nëse nuk është i pajisur me të vërtetën dhe virtutin, pavarësisht se kush është ai - një princ apo dikush nga populli.

Dije se të gjithë lajkatarët jetojnë me shpenzimet e atyre që i dëgjojnë ata.

Më mirë një lypës i gjallë se një perandor i varrosur.


Sa të jesh gjallë, kurrë mos i gjyko njerëzit nga dukja e jashtme.

Nga vepra merret vesh se kush është autori.


Vdekja nuk e kap kurrë njeriun e zgjuar në befasi, ai është gjithmonë gati të shkojë.

I veshur me lëkurën e luanit, gomari përhapi terror kudo.

Të gjithë gazetarët i bëjnë nderime të keqit.

Të gjithë i besojnë kollaj gjithçkaje që ia kanë frikën apo që e dëshirojnë.

Secili ka huqet e tij, të cilat ai i përsërit papushim: as frika, as turpi nuk i shëron ato.

Miqësia është hija e mbrëmjes, e cila rritet me perëndimin e diellit të jetës.

Ndihmoje veten dhe Perëndima do të të ndihmojë ty.

Unë përkulem dhe nuk thyhem.

Fati gjithmonë fajësohet.

Është një kënaqësi e dyfishtë të gënjesh gënjeshtarin.

Është e pamundur të kënaqësh gjithë botën dhe babain e filanit.

Lere padijen të flasë si dëshiron, mësimi ka vlerën e tij.


As pasuria, as madhështia nuk na bëjnë të lumtur.

Kurrë mos e shit lëkurën e ariut para se ta kesh vrarë ariun.

Nuk ka gjë më të rrezikshëm se një mik injorant; dhe një mik të zgjuar ia vlen ta parapëlqesh.

Njeriu ka gjithmonë nevojën e dikujt tjetër më të dobët se vetja.

Njeriu kthehet atje prej nga ka ardhur.

Durimi dhe koha bëjnë më shumë se fuqia apo pasioni.

Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin; ky është ligji i natyrës.

Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.

Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia e vërtetë është edhe më e rrallë.

Motoja e njeriut është më mirë të vuajë se të vdesë.

Trishtimi davaritet me faltrat e kohës.

Argumenti i të fuqishmit është gjithmonë më i miri.

Pasioni më i fuqishëm është frika.

Rruga e lavdisë nuk është kurrë e shtruar me lule.

Për njeriun e mirëkuptueshëm nuk ka asgjë të padobishme.

Ne na pëlqen t'i kqyrim të tjerët, por nuk na pëlqen të na kqyrin të tjerët.

Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur kurrë.

Nazelinjtë janë të pafat; asgjë nuk i kënaq ata.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA JOHN LENNON (Xhon Lenon, 1940-1980) (05.25.2011)
AFORIZMA NGA OMAR KHAYYAM (Omar Khajam, 1048-1131) (05.07.2011)
AFORIZMA NGA JOHN KEATS (Xhon Kits, 1795-1821) (04.26.2011)
AFORIZMA NGA CALVIN KLEIN (Kalvin Klain, lindur më 1942) (04.19.2011)
AFORIZMA NGA FAIK KONICA (1875-1942) (04.11.2011)
AFORIZMA NGA SOREN KIERKEGAARD (Soren Kirkegard, 1813-1855) (04.05.2011)
AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER KING, Jr. (Martin Luter King junior,15 Janar 1929-4 Prill 1968) (03.30.2011)
AFORIZMA NGA JOHN F. KENNEDY (Xhon F. Kenedi, 1917-1963) (03.23.2011)
AFORIZMA NGA HENRY ALFRED KISSINGER (Henri Alfred Kisinger, 1923) (03.13.2011)
AFORIZMA NGA NICOLE KIDMAN (Nikolë Kidman, 1967) (03.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]