VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan de La Fonten, 1621-1695) E Hënë, 06.06.2011, 10:31am (GMT1) Voal-online 6 qershor - Stomaku i uritur nuk dëgjon. Njeriu shpesh takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë. Dije se të gjithë lajkatarët jetojnë me shpenzimet e atyre që i dëgjojnë ata. Më mirë një lypës i gjallë se një perandor i varrosur.
Nga vepra merret vesh se kush është autori.
I veshur me lëkurën e luanit, gomari përhapi terror kudo. Të gjithë i besojnë kollaj gjithçkaje që ia kanë frikën apo që e dëshirojnë. Secili ka huqet e tij, të cilat ai i përsërit papushim: as frika, as turpi nuk i shëron ato. Miqësia është hija e mbrëmjes, e cila rritet me perëndimin e diellit të jetës. Është e pamundur të kënaqësh gjithë botën dhe babain e filanit. Lere padijen të flasë si dëshiron, mësimi ka vlerën e tij.
Kurrë mos e shit lëkurën e ariut para se ta kesh vrarë ariun. Nuk ka gjë më të rrezikshëm se një mik injorant; dhe një mik të zgjuar ia vlen ta parapëlqesh. Njeriu ka gjithmonë nevojën e dikujt tjetër më të dobët se vetja. Njeriu kthehet atje prej nga ka ardhur. Durimi dhe koha bëjnë më shumë se fuqia apo pasioni. Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin; ky është ligji i natyrës. Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm. Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia e vërtetë është edhe më e rrallë. Motoja e njeriut është më mirë të vuajë se të vdesë. Trishtimi davaritet me faltrat e kohës. Argumenti i të fuqishmit është gjithmonë më i miri. Pasioni më i fuqishëm është frika. Rruga e lavdisë nuk është kurrë e shtruar me lule. Për njeriun e mirëkuptueshëm nuk ka asgjë të padobishme. Ne na pëlqen t'i kqyrim të tjerët, por nuk na pëlqen të na kqyrin të tjerët. Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur kurrë. Nazelinjtë janë të pafat; asgjë nuk i kënaq ata. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |