VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA TË COURTNEY LOVE (Lindi më 9 korrik 1964)

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 06:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA TË COURTNEY LOVE (Lindi më 9 korrik 1964)
E Premte, 06.24.2011, 11:57am (GMT+1)

 

Voal-online - Të jesh një rock star është si të jesh një lider shpirtëror - ti vërtetë duhet të jesh në religjionin tënd.

Të jem një rock vejushë nuk është puna ime, prandaj unë do të punësoj njerëz që ta bëjnë këtë në vendin tim.

Të jesh i famshëm është si të jesh gjimnazist. Por unë nuk jam e interesuar të jem lidere brohoritjesh në stadiume. Nuk jam e interesuar të jem Gwen Stefani. Ajo është një lidere e brohoritjeve në stadiume.

Të fyhesh do të thotë të jesh në botën reale.

Ju e dini, roku i mirë është i lehtë gjithnjë.

Drogat nuk kanë aspak të bëjnë me muzikën e mirë. Në fakt ato janë memece dhe të vetëkënaqura. Është si të thithësh gishtin tënd tregues!

Ai ishte aq magjepsës... Kurti. Unë nuk e di si më çoi fati tek ai.

Unë jam thjesht një njeri klasik që dëshiron të mësojë. Unë dua mësues të mirë, dhe tek Kurti unë kisha mësuesin më të mirë.

Unë mund të hap radion në çast dhe të jem e frymëzuar.

Unë nuk mund të ekzistoj si artiste soliste.

Unë nuk desha të jem vejushë rekord. Unë nuk e kam bërë kurrë vejushën.

Unë nuk dua të jem një divë, por një ditë ti do të zgjohesh dhe të jesh Barbara Streisand.

Unë nuk dua kirugji në trupin tim për të më dhënë vlerë si grua.

Unë dua të jenë të gjithë engjejt pranë, sepse dua që ata të më mbrojnë mua dhe time bijë. Dua të them se Babai i saj është një engjëll.

Më pëlqejnë fundet e hapura.

Më pëlqen të jem disi burrërore në rok, duket sikur jam e lindur ta bëj këtë.

Më pëlqen të sillem si tejskashmërisht normale, në mënyrën më të përkorë në gjithë jetën time të përditshme. Mua nuk më pëlqejnë kurrë pamjet e dhunës, terrorit, seksit dhe vdekjes.

Unë mund të gënjej shumë, por kurrë në lirikat e mia.

Unë kurrë nuk e prisje të lidhesha me grupin e djemve Alpha si një objekt ndjellës, edhe sot e kësaj dite kjo më mbetet enigmë.

Kam qëndruar shumë me gratë kur isha duke u rritur, sepse kisha një baba tejet të marrë. Tani jam duke u përpjekur vërtet t'i vlerësoj dhe t'i pëlqej burrat.

Mendoj se Andy Kaufman është për komedinë çfarë Velvet Underground ishte për muzikën.

Do të doja që çdo vajzë në botë të kapte një kitarë dhe të fillonte të luante.

Isha e interesuar të jem në Fight Club dhe doja rolin e Edwardit, por derisa ata nuk kanë ndërmend t'ia japin këtë rol një vajze, atëherë ti duhet të pajtohesh me fatin dhe të mos ankohesh, e përdalë apo e ndershme qofsh.

Gjithmonë më pëlqen të luaj në skenë me femra dhe të dal me femra, dhe gjithnjë të jem një feministe.

Unë jam një artiste katalog, unë konkurroj me Bob Dylan.

Unë jam një e mbijetuar, të paktën kjo është çfarë më thonë të gjithë.

Jam e pastër dhe esëll për një vit të tërë dhe askujt nuk i bën kjo përshtypje! Duket sikur thonë: 'Oh medet sa po shton peshë ajo.' Prandaj, mos u merrni me mua më!

Unë po shkoj për diku. Unë kam arsye pse po shkoj diku. Por unë nuk e di se ku po shkoj.

Unë nuk jam një grua. Unë jam një forcë e natyrës.

Nuk kam ndërmend të lëndoj askënd, madje as atë bullafiqin që shkruan këngë për mua.

Më në fund unë jam një vejushë dhe një nënë single, e cila nuk ka ndërmend të jetë nënë. Jam kaq e vetmuar, është e frikshme.

Nëse doni të pyesni për problemet e mia me drogën, atëherë shko dhe pyet bijën time vogëluehse, ajo do t'i përgjigjet çdo pyetjeje të tillë.

Në botën e yjeve të rokut vjen patjetër një e përpjetë ekonomike që të çon në vetëshkatërrim.

Kurt kishte këtë ide të marrë të vetëvrasjes - kështu e quaj unë. Mendoj se po ta kapërcenim atë, atëherë do të kishim kapërcyer gjithçka.

Mentorët e mia janë njerëz si Cameron Crowe dhe Carrie Fisher.

Gjëja numër një për mua është të mos jem gjaknxehtë - por përshtatja nuk është e lehtë për mua.

Vetëm të marrët janë të lumtur.

Roku është i gjithi sa shkruani ju në skenar; është i gjithi sa je i pari që hap një rrugë të re.

Kurti ka qenë për mua një barrë tepër e rëndë.

E vetmja gjë që më ka mbajtur këto dhjetë vitet e fundit ka qenë grupi White Stripes. Është një grup që më ka bërë konkurruese, dhe kjo është gjë e mirë.

Warren Beatty tregoi interes për mua në çast të karrierës.

I kalova dhjetë vjet me grupin Limp Bizkit, dhe nuk dija se çfarë isha duke bërë.

Kush merr më shumë para nga muzika? Rock starët e vdekur.

Njeriu duhet të jetë i aftë për t'i ndryshuar botët.

Ti duhet të shkruash çfarë ndjen dhe të pasqyrosh jetën tënde.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan de La Fonten, 1621-1695) (06.06.2011)
AFORIZMA NGA JOHN LENNON (Xhon Lenon, 1940-1980) (05.25.2011)
AFORIZMA NGA OMAR KHAYYAM (Omar Khajam, 1048-1131) (05.07.2011)
AFORIZMA NGA JOHN KEATS (Xhon Kits, 1795-1821) (04.26.2011)
AFORIZMA NGA CALVIN KLEIN (Kalvin Klain, lindur më 1942) (04.19.2011)
AFORIZMA NGA FAIK KONICA (1875-1942) (04.11.2011)
AFORIZMA NGA SOREN KIERKEGAARD (Soren Kirkegard, 1813-1855) (04.05.2011)
AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER KING, Jr. (Martin Luter King junior,15 Janar 1929-4 Prill 1968) (03.30.2011)
AFORIZMA NGA JOHN F. KENNEDY (Xhon F. Kenedi, 1917-1963) (03.23.2011)
AFORIZMA NGA HENRY ALFRED KISSINGER (Henri Alfred Kisinger, 1923) (03.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]