VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA TË COURTNEY LOVE (Lindi më 9 korrik 1964) E Premte, 06.24.2011, 11:57am (GMT1)
Voal-online - Të jesh një rock star është si të jesh një lider shpirtëror - ti vërtetë duhet të jesh në religjionin tënd.Të jem një rock vejushë nuk është puna ime, prandaj unë do të punësoj njerëz që ta bëjnë këtë në vendin tim. Të jesh i famshëm është si të jesh gjimnazist. Por unë nuk jam e interesuar të jem lidere brohoritjesh në stadiume. Nuk jam e interesuar të jem Gwen Stefani. Ajo është një lidere e brohoritjeve në stadiume. Të fyhesh do të thotë të jesh në botën reale. Ju e dini, roku i mirë është i lehtë gjithnjë. Unë nuk mund të ekzistoj si artiste soliste. Unë nuk desha të jem vejushë rekord. Unë nuk e kam bërë kurrë vejushën. Unë nuk dua kirugji në trupin tim për të më dhënë vlerë si grua. Më pëlqejnë fundet e hapura. Unë mund të gënjej shumë, por kurrë në lirikat e mia. Kam qëndruar shumë me gratë kur isha duke u rritur, sepse kisha një baba tejet të marrë. Tani jam duke u përpjekur vërtet t'i vlerësoj dhe t'i pëlqej burrat. Do të doja që çdo vajzë në botë të kapte një kitarë dhe të fillonte të luante. Gjithmonë më pëlqen të luaj në skenë me femra dhe të dal me femra, dhe gjithnjë të jem një feministe. Unë jam një e mbijetuar, të paktën kjo është çfarë më thonë të gjithë. Jam e pastër dhe esëll për një vit të tërë dhe askujt nuk i bën kjo përshtypje! Duket sikur thonë: 'Oh medet sa po shton peshë ajo.' Prandaj, mos u merrni me mua më! Unë po shkoj për diku. Unë kam arsye pse po shkoj diku. Por unë nuk e di se ku po shkoj. Nëse doni të pyesni për problemet e mia me drogën, atëherë shko dhe pyet bijën time vogëluehse, ajo do t'i përgjigjet çdo pyetjeje të tillë. Në botën e yjeve të rokut vjen patjetër një e përpjetë ekonomike që të çon në vetëshkatërrim. Mentorët e mia janë njerëz si Cameron Crowe dhe Carrie Fisher. Gjëja numër një për mua është të mos jem gjaknxehtë - por përshtatja nuk është e lehtë për mua. Vetëm të marrët janë të lumtur. Kurti ka qenë për mua një barrë tepër e rëndë. E vetmja gjë që më ka mbajtur këto dhjetë vitet e fundit ka qenë grupi White Stripes. Është një grup që më ka bërë konkurruese, dhe kjo është gjë e mirë. Warren Beatty tregoi interes për mua në çast të karrierës. I kalova dhjetë vjet me grupin Limp Bizkit, dhe nuk dija se çfarë isha duke bërë. Kush merr më shumë para nga muzika? Rock starët e vdekur. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |