VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER (Martin Luter, 1483-1546) E Djelë, 07.03.2011, 04:41pm (GMT1) Voal-online - Të gjithë ata që i thërrasin Zotit në besim të plotë, nga thelbi i zemrës, patjetër që do të dëgjohen, dhe do të marrin atë çfarë kanë kërkuar dhe dëshiruar. Ata që duan ta gjejnë Krishtin, duhet më parë ta gjejnë kishën. Si mund ta dijë dikush se ku është Krishti dhe çfarë është besimi nëse ai nuk i njeh kush janë besimtarët e tij? Ji mëkator dhe mëkato fort, por më fort ki besim dhe kënaqësi në Krishtin. Kënaqu, pra qenush i vogël, sepse edhe ti në Ringjallje do të kesh një bisht të vogël të florinjtë. Muzika e bukur është arti i profetëve që mund të qetësojë travajet e shpirtit; është një nga dhuratat më të mrekullueshme dhe zbavitëse që Zoti na e ka falë ne. Vetëm gjaku i lëviz rrotat e historisë. Gjithçka që është bërë në botë, është bërë nga shpresa. Besimi është leja jonë që t'iu përkasim gjërave që nuk i shikojmë. Besimi duhet të shkelë me këmbë krejt arsyen, ndijën dhe kuptimin. Së pari unë tund krejt pemën e mollës, që mollët më të pjekura të bien. Pastaj unë ngjitem në pemë dhe tundi çdo degë, pastaj çdo rrem, pastaj çdo lastar, pastaj kqyr nën çdo gjethe.
Falja është urdhër i Zotit. Ngaqë nuk mund të lutem vetëm me gojë; më ndihmo që të lutem nga thellësitë e zemrës.
Unë kam mbajtur shumë gjëra në duart e mia, dhe i kam humbur ato të gjitha; por çdo gjë që e kam lënë në duart e Zotit, atë e kam edhe sot nën pronësinë time. Unë ia kam më shumë frikën asaj që është brenda meje se asaj që vjen nga jashtë meje. Nëse ka besim, besimtari nuk mund të pengohet. Ai e tradhton veten. Ai thyhet. Ai rrëfehet dhe ua mëson uratën e tij njerëzve që janë vetë në rrezik jete. Nëse kur je i ri je i zgjuar, e keqja nuk të bën dot asgjë, por ngaqë nukje i zgjuar, atëherë ke ndihmën e pleqve. Drejtësia është një gjë e përkohshme e cila tek e fundit duhet të ketë një mbarim; por ndërgjegja është e përjetëshme dhe nuk do të vdesë kurrë. Gruaja duhet ta bëjë burrin të kënaqur që të vijë në shtëpi, dhe ai ta bëjë gruan t'i vijë keq që ai po del nga shtëpia. Përveç Fjalës së Zotit, arti fisnik i muzikës është thesari më i madh në botë. Asgjë e mirë nuk vjen kurrë nga dhuna. Paqen nëse është e mundshme, të vërtetën me çdo kusht. Lutu, dhe lerja Zotit të tjerat. Lutja është një mur i madh dhe fortesë e kishës; është një armë Krishtere e pagabueshme. Arsyeja është një e përdalë, armiku më i madh që ka besimi. Arsyeja është armike e fesë. Bibla është djepi ku është shtrirë Krishti. Sa më të pakta fjalët, aq më e mirë lutja. Njeriu që ka vullnetin t'ia dalë çdo pune, mund të fitojë çdo të mirë. Kur jam i uritur unë mund të lutem mirë dhe të predikoj mirë. Kur shkollat lulëzojnë, gjithçka lulëzon. Ti nuk je përgjegjës vetëm për atë që e thua, por gjithashtu edhe për atë që nuk e thua./Elida Buçpapaj Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |