VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA MARILYN MONROE (Merilin Monroe, 1926-1992)

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA MARILYN MONROE (Merilin Monroe, 1926-1992)
E Martë, 08.30.2011, 02:27pm (GMT+1)

Voal-online 30 gusht - Një karrierë është e mrekullueshme, por ajo nuk mund t'ju ngrohë në një natë të ftohtë.

Të jesh simbol i bukurisë shndërrohesh në një gjë. Unë urrej të jem një gjë.

Aktorja nuk është një makinë, por ata të trajtojnë si një makinë. Një makinë parash.

Para martesës, një vajzë bën dashuri me një burrë për t'u martuar me të. Pas martesës, ajo e mban burrin për të bërë dashuri me të.

Të jesh simbol bukurie është një barrë e rëndë mbi shpinë, sidomos kur je i lodhur, i lënduar dhe i hutuar.

Qentë nuk më kafshojnë mua. Vetëm njerëzit.

Ëndërra për të qenë një aktore është më e emocionuese se të jesh aktore.

Së pari, unë jam duke u përpjekur të provoj për veten time se unë jam një person. Pastaj ndoshta unë do ta bind veten se jam një aktore.

Hollywoodi është një vend ku ata do të paguajnë ty një mijë dollarë për një puthje dhe pesëdhjetë cent për shpirtin tënd.

Burrat janë kryesisht të mirë si dashnorë kur janë duke tradhtuar gratë e tyre.

Unë jam gjithnjë vonë në takimet - nganjëherë deri dy orë me vonesë. Unë e kam provuar të ndryshoj, por gjërat që më bëjnë të vonohem janë më të fortë, dhe shumë të kënaqshme.

Unë jam i përfshirë në një udhëtim të lirisë duke protestuar për humbjen e të drejtave të pakicave që u përkasin disa yje të mbetur kësaj toke. Të gjithë ne kërkojmë të drejtën tonë për të ndritur.

Unë nuk jam e interesuar në të holla. Unë vetëm dua të jem e mrekullueshme.

Unë nuk e di kush shpiku takën e lartë, por të gjitha gratë i kanë borxh atij shumë.

Nuk jetohet në botën e një burri përderisa je një grua.

Druaj se kam qenë gjithmonë thellësisht e tmerruar duke qenë vërtet gruaja e dikujt gjersa e di nga jeta nuk mund të dua një tjetër, ndonjëherë, me të vërtetë.

Unë kam shumë fantazi si amvise. Në fakt jam një fantazi.


Unë e dija se i përkisja publikut dhe botës, jo sepse unë kam qenë e talentuar apo edhe e bukur, por sepse unë kurrë nuk i kam përkitur diçkaje apo dikujt tjetër.

I rikthehem vetes sime kur jam vetëm.

Unë jam tërësisht femër dhe kjo më kënaq.

Unë kam qenë në një kalendar, por unë kurrë nuk kam qenë në kohë.

Jepi një vajze këpucët që do dhe ajo mund të pushtojë botën.

Jam duke u përpjekur të zbuloj vetveten, nganjëherë nuk është fort e lehtë.

Nuk e di se kush i ka shpikur takat e larta, por të gjitha gratë i detyrohen shumë padyshim.

Mosperfeksioni është bukuri, çmenduria është gjenialitet dhe më mirë është të bëhesh qesharak se sa i mërzitshëm.

Gjëja më e bukur për mua është të fle, sepse të paktën do të ëndërroj.

Gratë që synojnë të barazohen me burrat tregojnë mungesë të theksuar ambicie.

Jam grua dhe e shijoj të qënit grua. Miqtë të pranojnë ashtu si je.

Çfarë vesh kur shkoj në shtrat. Sigurisht Chanel Nr.5.

Një burrë ju bën të ndiheni e rëndësishme, ju bën të ndiheni mirë që jeni grua.

Stilistët duan të më veshin si Pranverë, por mua nuk më pëlqen të jem Pranverë, më pëlqen të jem një Vjeshtë e ngrohtë e purpurt.

Lexoj poezi të kursej kohën.

Unë kurrë nuk shkela diçka që besova.

Nëse do t'i zbatoja të gjitha rregullat, unë kurrë nuk do të bëja asnjë hap.


Nëse unë jam një yll, atëherë njerëzit më bënë yll.


Kjo është e gjitha që besojnë, nuk është?

Është më mirë të jesh e pakënaqur dhe vetëm se sa e pakënaqur me dikë tjetër.

Nuk është e vërtetë se isha vetëm, e kisha radion hapur.

Shpesh vetëm është dëshira sa për të qenë me dikë. Unë nuk dua më shumë. Nuk dua as që të flasim. Një ndjenjë kalon mes ju të dyve. Ju nuk jeni vetëm.

Burrat janë kaq të gatshëm të respektojnë çdo gjë që i mërzit.


Puna ime është e vetja arsye pse qëndroj. Duket sikur jam një ndërtesë e tërë pa themele, por jam duke jam duke punuar në themelet.

Askush nuk më tha se isha e bukur kur unë isha një vajzë e vogël. Të gjitha vajzave të vogla duhet t'iu thonë se ato janë të bukura, edhe në qoftë se nuk janë.


Gjinia është një pjesë e natyrës. Unë shkoj së bashku me natyrën.

Trupi është për t'u parë, nuk mbulohet krejt.

Gjëja që unë dua më shumë se çdo gjë tjetër? Unë dua që të kem fëmijë. Unë e ndjej këtë dëshirë qëkur kam qenë e vogël.

Ishte emri im në dritat. Unë thashë: "Zot, dikush bëri një gabim." Por ishte atje, në dritat. Dhe unë u ula dhe thashë, 'Mos harroni, ti nuk je një yll. " Megjithatë ai ishte atje në dritat./Elida Buçpapaj

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA (I) TË PROFETIT MUHAMET (570-632) (08.22.2011)
AFORIZMA TË NDRYSHME ANONIME DHE AUTORIALE (08.17.2011)
AFORIZMA NGA NICCOLO MACHIAVELLI (Nikolo Makiaveli, 1469-1527) (08.05.2011)
AFORIZMA NGA ABRAHAM LINCOLN (Abraham Linkoln, 1809-1865) (07.13.2011)
AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER (Martin Luter, 1483-1546) (07.03.2011)
AFORIZMA TË COURTNEY LOVE (Lindi më 9 korrik 1964) (06.24.2011)
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan de La Fonten, 1621-1695) (06.06.2011)
AFORIZMA NGA JOHN LENNON (Xhon Lenon, 1940-1980) (05.25.2011)
AFORIZMA NGA OMAR KHAYYAM (Omar Khajam, 1048-1131) (05.07.2011)
AFORIZMA NGA JOHN KEATS (Xhon Kits, 1795-1821) (04.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]