VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA THOMAS MANN (Tomas Man, 1875-1955)
E Premte, 09.09.2011, 09:06pm (GMT1)


Voal-online - 9 shtator - Një e vërtetë e madhe është një e vërtetë e kundërta e së cilës është gjithashtu një e vërtetë.

Një e vërtetë e dëmshme vlen më tepër se një gënjeshtër e dobishme.

Njeriu jeton jo vetëm jetën e tij personale, si individ, por gjithashtu, me apo pa vetëdije, jetën e epokës së tij dhe të bashkëkohësve të tij.

Vdekja e një njeriu është më tepër çështje e të mbijetuave të tij se çështje e tij.

Një vetmitar, pa e pasur zakon të flasë për atë që ai e sheh dhe e ndjen, ka përvoja mendore të cilat janë njëkohësisht më intensive dhe më pak të artikuluara se ato të një njeriu të shoqërueshëm.

Një shkrimtar është dikush për të cilin të shkruarit është më i vështirë se për njerëzit e tjerë.

I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është vetëm një shprehje tjetër e interesit për jetën.

Një art mjeti i të cilit është gjuha, gjithmonë do të tregojë një shkallë të lartë të krijimtarisë kritike, sepse të folurit në vetvete është një kritikë e jetës: ai emron, ai karakterizon, ai gjykon, kështu ai krijon.

Kafshët nuk e admirojnë njëra-tjetrin. Një kalë nuk e admiron shoqëruesen e tij.

Por dashuria ime më e thellë dhe më e fshehtë i takon bjondëve sykaltër, fëmijëve të ndritshëm të jetës, të lumtur, simpatikë dhe të zakonshëm.

Kultura dhe pasuria, janë borgjezia për ju.

Demokracia është përjetësisht humane, dhe përjetësia gjithmonë nënkupton një sasi të caktuar të një rinie të mundshme.

Sëmundjet i bëjnë njerëzit më fizikë, ato nuk u lënë atyre asgjë, veç trupin.

Çdo qenie e arsyeshme njerëzore duhet të jetë një socialist i moderuar.

Çdo gjë është politikë.

Sepse unë duhet të them se ne artistët nuk mund të shkelim në rrugën e Bukurisë pa Erosin që na jep shoqëri dhe e emëron veten si udhërrëfyesin tonë.

Fjala e bukur krijon veprën e bukur.

Miti është themeli i jetës; është skema përjetshme, formula e devotshme në të cilën jeta rrjedh kur ajo riprodhon tiparet e saj të pavetëdijës.

Për hir të mirësisë dhe dashurisë, njeriu nuk do ta lërë vdekja të ketë sovranitetin mbi mendimet e tij.

Për të qenë të gatshëm kundër fatalitet, për të përmbushur kushtet e pafavorshme hijshëm, është më shumë se durim i thjeshtë, por është një akt agresioni, një triumf pozitiv.

Ka ndryshuar ndonjëherë bota nga ndonjë gjë përveç mendimit dhe automjetit të tij magjik Fjalë?

Ai që e do më shumë, është inferior dhe duhet të vuajë.

Arsyeja njerëzore ka nevojë vetëm të dëshirojë më fuqishëm se fati, dhe ajo është fati.

Unë nuk mendoj se dikush është duke menduar në mënyrë afatgjatë tani.

Unë e dua dhe i përulem me nderim Fjalës, bartëse e shpirtit, mjet dhe plug i shkëlqyer i progresit.

Unë kurrë nuk mund ta kuptoj se si dikush nuk mund të pijë duhan, çka e privon një njeri nga pjesa më e mirë të jetës. Me një puro të mirë në gojën e tij një njeri është krejtësisht i sigurt, asgjë nuk mund ta prekë, absolutisht.

Unë do të duhet të fle tri javë në fund për ta marrë veten nga pushimi që kam bërë.


Nëse jeni i zotëruar nga një ide, ju e gjeni të shprehur atë kudo, ju madje e joshni atë.

Ka keq dhe më keq.

Është një fakt i çuditshëm që liria dhe barazia, të dy idetë themelore të demokracisë, janë në një farë mase kontradiktore. Logjikisht, liria dhe barazia janë reciprokisht përjashtuese, ashtu si shoqëria dhe individi janë reciprokisht ekskluzive.

Dashuria, jo arsyeja, është më e fortë se vdekja.

Letërsia ... është bashkimi i vuajtjes me instinktin për formën.

Dikush gjithmonë ka idenë se njeriu i trashë ka shëndet të përkryer dhe është i rëndomtë, dhe sëmundja e bën të rafinuar, të mençur dhe të pazakontë.

Njeriu duhet të vdesë për jetën në mënyrë që të jetë krejtësisht një krijues.

Vetëm ai që dëshiron është i dashur dhe jo ai që është i ngopur.

Opinionet nuk mund të mbijetojnë në qoftë se dikush nuk ka asnjë shans për të luftuar për to.

Rregulli dhe thjeshtëzimi janë hapat e parë drejt zotërimit të një subjekti.

Sjellja e njerëzve ka kuptim, nëse ju mendoni për të sa iu përket qëllimeve të tyre, nevojave dhe motiveve.

Psikoanaliza, sa neveritshme.

Reduktuar në një nivel të mjerueshëm të masës, niveli i një Hitlerit, romantizmi gjerman shpërtheu në barbarizëm histerik.

I respektuar do të thotë i pasur, dhe i mirë do të thotë i varfër. Unë duhet të vdes në qoftë se dëgjoj familjen time të më quajë i mirë.

Vetmia lind origjinalin në ne, bukurinë e panjohur dhe të rrezikshme - poezinë. Por gjithashtu, ajo lind të kundërtën: çoroditjen, të paligjshmen, absurden.

Fjala është vetë qytetërimi.

Teoria frojdiane është një nga gurëthemelet më të rëndësishme për një ndërtesë që do të ndërtohet nga gjeneratat e ardhshme, banesa e një njerëzimi të lirë dhe të mençur.

Mënyra e vetme fetare për ta menduar vdekjen është ta mendosh atë si pjesë të pandarë të jetës.

Detyra e një shkrimtari përbëhet nga të qenit në gjendje për të bërë diçka nga një ide.

Gëzimi i shkrimtarit është mendimi që mund të bëhet emocion, emocioni që mund tërësisht të bëhet një mendim.


Ka diçka të dyshimtë në lidhje me muzikën, zotërinj. Unë këmbëngul se ajo është, nga natyra e saj, e dyshimtë. Unë nuk do të shkoj shumë larg në të njëjtën kohë duke thënë se ajo është politikisht e dyshimtë.

Koha qetëson, koha qartëson; nuk ka humor që të mund të mbahet njëlloj i pandryshuar nëpër rrjedhën e orëve.

Koha nuk ka ndarje për të shënuar kalimin e tij, nuk është kurrë një bubullimë moti apo gjëmim i borive të njoftojë fillimin e një muaj apo vit të ri. Edhe kur një shekulli i ri fillon jemi vetëm ne të vdekshmit që iu biem këmbanave dhe hapim zjarr me pistoleta.

Lufta është vetëm një ikje frikacake nga problemet e paqes.

Ne nuk i dashurojmë cilësitë, ne i dashurojmë personat, nganjëherë për shkak të defekteve të tyre, sikurse dhe të cilësive të tyre.

Çfarë fenomeni imrekullueshëm është, i konsideruar me kujdes, kur syri i njeriut, ky xhevahir i strukturave organike, përqëndron shkëlqimin e tij të njomë në një tjetër krijesë njerëzore!

Ai që ne e quajmë Nacional-socializëm është perversion helmues i ideve të cilat kanë një histori të gjatë në jetën intelektuale gjermane.

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.