E Premte, 03.29.2024, 07:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Samuel Beketit (Samuel Beckett)
E Enjte, 05.28.2009, 10:33am (GMT+1)

 

 

Voal-online 28 maj - E gjithë çfarë di është çfarë dinë fjalët, dhe gjërat e vdekura, dhe kjo përbën një shumë të vogël të hijshme, me një fillim, një mes dhe një fund, si në fjalinë e ndërtuar bukur dhe në sonatën e gjatë të të vdekurit.

 

Lindja ishte vdekja e tij.

 

Duam të themi vërtetë dashuri, kur themi dashuri?

 

Universiteti i Dublinit përmban ajkën e Irlandës: të pasur dhe të trashë.

 

Asnjëherë provuar. Asnjëherë dështuar. Hiç problem. Provo prapë. Dështo prapë. Dështo më mirë.

 

Çdo fjalë është si një njollë e panevojshme mbi heshtjen dhe hiçin.

 

Zakoni është një amortizues i madh.

 

Unë nuk mund të ec përpara. Unë do të ec përpara.

 

Unë i kam fajet e mia, por ndërrimi i humorit tim nuk është një prej tyre.


Unë do t'i shpreh heshtjet më zotësisht se e ka shprehur një burrë më i mirë i zbukuron mizat e marramendjes.

 

Unë shkruaj për veten time me të njëjtën penë dhe në të njëjtin libër të ushtrimeve që shkruaj për atë. Nuk është më Unë, por një tjetër jeta e të cilit sapo ka filluar.

 

Nëse do ta kisha në dorë trupin time, do ta hidhja atë nga dritarja.

 

Nëse ti nuk më dua mua, atëherë nuk do të më dojë kush. Nëse nuk të dua ty, atëherë nuk do të dashuroj kënd.

 

Në pejsazhin e rrënimit, saktësia është sinonim i hyjnores.

 

Është e drejtë që edhe ai të ketë kronikën e tij të vogël, kujtimet e tij, arsyen e tij dhe të jetë i zoti të dallojë të mirën në të keqen, të keqen në më të keqen, dhe kështu i kalon njerëzisht të gjitha ditët e pandryshueshme, dhe kështu vdes një ditë si një ditë tjetër, veç më shkurt.
 
James Joyce ishte një sintetizues, që përpiqej të sillte në tekst sa më shumë që të ishte e mundur. Unë jam një analizues, që përpiqem të lë jashtë tekstit sa më shumë që të jetë e mundur.

 

Bash nën sipërfaqe unë do të jem, fillimisht i tëri, pastaj i ndarë dhe i zhvendosur, anembanë botës dhe ndoshta në fund nëpërmjet një shkëmbi në det, do të përfundojë diçka imja. Një ton krimbash në një dynym, ky është një mendim i mrekullueshëm, një ton krimbash, unë e besoj këtë.

 

Lermëni të shkoj në ferr, kjo është e gjitha çfarë ju kërkoj, dhe unë do të vazhdoj t'i malloj ata që janë atje, dhe ata do të më shikojnë nga lart e do të më dëgjojnë, kështu që unë të mund të marr pak rrezatim nga lumturia e tyre.

 

Jo, nuk ndjej keqardhje nga asgjë, e vetmja për çka ndjej keqardhje është se kam lindur, vdekja është një punë të cilën gjithmonë e gjej tejet të lodhshme.

 

S'ka gjë më të lumtur se moslumturia, unë jua siguroj këtë. Po, po, kjo është gjëja më komike në botë.

 

Personalisht unë nuk kam kockë me të cilën të gërmoj varrezat.

 

Poetët janë shqisa, filozofët mendja e njerëzimit.

 

Kështu është mbi këtë bushtër botë.

 

Lotët e botës janë një kualitet i përhershëm. Për cilindo që fillon të qajë, dikut tjetër dikush pushon së qari. Të dyja janë vërtetë për të qeshur.

 

Kështu e ka njeriu, i fajëson çizmet për fajin e këmbës së tij.


Ne të gjithë kemi lindur të çmendur. Disa mbeten të çmendur.

 

Ku jam, nuk e di, kurrë nuk do ta di, në heshtje ju nuk e dini, ju dihet të ecni përpara, unë nuk mund të ec përpara, unë do të ec përpara.

 

Fjalët janë gjithçka që kemi.

 

Ju jeni në tokë, për këtë nuk ka ilaç./Elida Buçpapaj

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire) (05.15.2009)
Aforizma të Drju Berimurit (05.01.2009)
Aforizma të Obamës në 100 ditët e para të qeverisjes (04.29.2009)
Aforizma të Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Aforizma të Frensis Bekon (Francis Becon) (04.09.2009)
Aforizma për dashurinë (03.26.2009)
Aforizma të Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) (03.18.2009)
Aforizma të Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire) (03.08.2009)
Aforizma të Margret Ëtvud (Margaret Atwood) (02.28.2009)
Aforizma të Aristotelit (02.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]