VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA JEAN-BAPTIST POQUELIN - MOLIERE (Zhan Baptist Pokëlën - Molieri, 1622-1673)

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA JEAN-BAPTIST POQUELIN - MOLIERE (Zhan Baptist Pokëlën - Molieri, 1622-1673)
E Mërkurë, 09.28.2011, 11:23am (GMT+1)

Voal-online - Budallai i mësuar është më budalla se sa një budalla injorant.

Një dashnor ndihet mirë edhe si qen manar i shtëpisë.

Njeriu i urtë është superior ndaj çdo fyerje që mund t'i bëhet, dhe përgjigja më e mirë për sjelljet e këqija, është durimi dhe vetëpërmbajtja.

Ah! sa i bezdisshëm ai ligj që nuk lejon një grua për të ndryshuar burrat ashtu si bën me këmishat.

Të gjitha sëmundjet e njerëzimit, të gjitha fatkeqësitë tragjike që mbushin librat e historisë, të gjitha gabimet politike, të gjitha dështimet e udhëheqësve të mëdhenj kanë dalë vetëm nga mungesa e aftësisë për të vallëzuar.

Gjithçka që nuk është prozë "‹"‹është poezi, dhe gjithçka që nuk është poezi është prozë.

Qëllimi i komedisë është korrigjimi i veseve të njerëzve, unë nuk shoh asnjë arsye pse dikush duhet të përjashtohet.

Librat dhe martesa nuk pajtohen mes tyre.

Mos u duk shumë i ditur, lutu. Njerëzoje të folurit tënd, dhe fol për t'u kuptuar.

Çdo akt i mirë është bamirësi. Pasuria e vërtetë e njeriut është mirësia që ai në këtë botë ka bërë për miqtë e tij.

Vlerësimi duhet të bazohet në parapëlqim: nëse vlerëson lart gjithçka, do të thotë se nuk vlerëson asgjë.

Francezë kanë një aftësi të pakufizuar për trimërinë dhe e shprehin atë në çdo rast.

Gramatika di si t'i kontrollojë edhe mbretërit.

Ai që ndjek mësimet e tij shijon një paqe të thellë, dhe i duken të gjithë si një grumbull plehu.

Unë ushqehem me supë të mirë, jo me fjalë të bukura.

Unë kam faj se jam qenë pak më i sinqertë se duhet.

Unë kam aftësinë t'i lehtësoj skrupujt.

Unë parapëlqej më mirë një ves të kënaqshëm se një virtut të mërzitshëm.

Unë dua të të dallohen nga pjesa tjetër; të them të vërtetën, ai që është mik i të gjithë njerëzimit nuk është miku im.

Nëse të gjithë do të ishin të veshur me integritet, në qoftë se çdo zemër do të ish e drejtë, e sinqertë, me mirësi, virtytet e tjera do të ishin krejt të padobishme.

Nëse bëheni i kuptueshëm, atëherë jeni duke folur mirë.

Nëse e shtypni pikëllimin tepër, ai mund të shumëfishohet.

Zemërohem të gaboj kur e di se kam të drejtë.

Është një qershi në tortë të mendojmë për ata që ne i duam.

Është një ndërmarrje e çuditshme t'i bësh njerëzit e respektuar të qeshin.

Nuk jemi përgjegjës vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk e bëjmë.

Është skandal publik ai që fyen; të mëkatosh në fshehtësi nuk është aspak mëkat.

Perëndia është e vërtetë se i ndalon disa kënaqësi, por një kompromis zakonisht mund të gjendet.

Dashuria është shpesh fryt i martesës.

Pa marrë parasysh se çfarë Aristoteli dhe filozofët thonë, asgjë nuk është e barabartë me duhanin; është pasioni i mirë-edukuar, dhe ai që jeton pa duhan jeton një jetë që nuk ia vlen ta jetosh.

Nga të gjitha marrëzitë nuk ka marrëzi më të madhe se të duash ta bësh botën një vend më të mirë.


Nga të gjitha zhurmat e njohura prej njeriut, opera është më e shtrenjta.
Zonja

Oh, sa mirë është të dini një gjë apo dy.

Oh, unë mund të jem besimtar, por unë jam njeri gjithsesi.


Njeriu duhet të hajë për të jetuar, jo të jetojë për të ngrënë.

Njeriu duhet të shikojë brenda vetes para se t'i gjykojë të tjerët.

Njerëzit nuk duan të jenë mediokër; por ata kurrë nuk duan të jenë qesharakë.


Njerëzit cilësorë dinë çdo gjë pa pasë mësuar asgjë.

Arsyeja e përkryer iu ik të gjitha ekstremeve, dhe e bën njeriun të jetë i mençur me seriozitet.

Nuk është arsyeja ajo që vendos dashuri.

Vetmia e tmerron shpirtin në të njëzetat.

Disa nga librat më të njohur janë me pak vlerë për lexim. Fama e tyre është për shkak se kanë bërë diçka që nevojitej për të bërë në kohën e tyre. Puna është bërë dhe virtyti i librit ka skaduar.

Detyra e komedisë është për t'i korrigjuar njerëzit duke i zbavitur.


Sa më e madhe pengesa, aq më shumë lavdi në kapërcimin e saj.


Sa më shumë që i duam miqtë tanë, aq më pak ua bëjmë qejfin atyre; duke mos shfajësuar asgjë që e dëshmon vetë dashuria e pastër.

Pemëve që janë të ngadalshme, pjekin frutat më të mira.

Ka pretendentë për devotshmëri aq sa dhe për guximin.



Nuk ka lëvdatë të tillë që ju ta vendosni në xhepin tuaj.

Të martohesh me një budalla duhet të mos jesh budallaqe.

Vërtetë, Perëndia i ndalon kënaqësitë e caktuara, por në përgjithësi mund të negociohet një kompromis.


Nxitimi i paarsyeshëm është rruga e drejtpërdrejtë e gabimit.

Ne vdesim vetëm një herë, dhe për një kohë kaq të gjatë./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA KATE MOSS (Keit Mos, 1974) (09.17.2011)
AFORIZMA NGA THOMAS MANN (Tomas Man, 1875-1955) (09.09.2011)
AFORIZMA NGA MARILYN MONROE (Merilin Monroe, 1926-1992) (08.30.2011)
AFORIZMA (I) TË PROFETIT MUHAMET (570-632) (08.22.2011)
AFORIZMA TË NDRYSHME ANONIME DHE AUTORIALE (08.17.2011)
AFORIZMA NGA NICCOLO MACHIAVELLI (Nikolo Makiaveli, 1469-1527) (08.05.2011)
AFORIZMA NGA ABRAHAM LINCOLN (Abraham Linkoln, 1809-1865) (07.13.2011)
AFORIZMA NGA MARTIN LUTHER (Martin Luter, 1483-1546) (07.03.2011)
AFORIZMA TË COURTNEY LOVE (Lindi më 9 korrik 1964) (06.24.2011)
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan de La Fonten, 1621-1695) (06.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]