VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA JEAN-BAPTIST POQUELIN - MOLIERE (Zhan Baptist Pokëlën - Molieri, 1622-1673) E Mërkurë, 09.28.2011, 11:23am (GMT1) Voal-online - Budallai i mësuar është më budalla se sa një budalla injorant. Një dashnor ndihet mirë edhe si qen manar i shtëpisë. Të gjitha sëmundjet e njerëzimit, të gjitha fatkeqësitë tragjike që mbushin librat e historisë, të gjitha gabimet politike, të gjitha dështimet e udhëheqësve të mëdhenj kanë dalë vetëm nga mungesa e aftësisë për të vallëzuar. Gjithçka që nuk është prozë "‹"‹është poezi, dhe gjithçka që nuk është poezi është prozë. Qëllimi i komedisë është korrigjimi i veseve të njerëzve, unë nuk shoh asnjë arsye pse dikush duhet të përjashtohet. Mos u duk shumë i ditur, lutu. Njerëzoje të folurit tënd, dhe fol për t'u kuptuar. Çdo akt i mirë është bamirësi. Pasuria e vërtetë e njeriut është mirësia që ai në këtë botë ka bërë për miqtë e tij. Francezë kanë një aftësi të pakufizuar për trimërinë dhe e shprehin atë në çdo rast. Gramatika di si t'i kontrollojë edhe mbretërit. Ai që ndjek mësimet e tij shijon një paqe të thellë, dhe i duken të gjithë si një grumbull plehu. Unë kam faj se jam qenë pak më i sinqertë se duhet. Unë kam aftësinë t'i lehtësoj skrupujt. Unë dua të të dallohen nga pjesa tjetër; të them të vërtetën, ai që është mik i të gjithë njerëzimit nuk është miku im. Nëse të gjithë do të ishin të veshur me integritet, në qoftë se çdo zemër do të ish e drejtë, e sinqertë, me mirësi, virtytet e tjera do të ishin krejt të padobishme. Nëse bëheni i kuptueshëm, atëherë jeni duke folur mirë. Nëse e shtypni pikëllimin tepër, ai mund të shumëfishohet. Zemërohem të gaboj kur e di se kam të drejtë. Është një qershi në tortë të mendojmë për ata që ne i duam. Është një ndërmarrje e çuditshme t'i bësh njerëzit e respektuar të qeshin. Nuk jemi përgjegjës vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk e bëjmë. Është skandal publik ai që fyen; të mëkatosh në fshehtësi nuk është aspak mëkat. Perëndia është e vërtetë se i ndalon disa kënaqësi, por një kompromis zakonisht mund të gjendet. Dashuria është shpesh fryt i martesës. Pa marrë parasysh se çfarë Aristoteli dhe filozofët thonë, asgjë nuk është e barabartë me duhanin; është pasioni i mirë-edukuar, dhe ai që jeton pa duhan jeton një jetë që nuk ia vlen ta jetosh. Nga të gjitha marrëzitë nuk ka marrëzi më të madhe se të duash ta bësh botën një vend më të mirë.
Oh, unë mund të jem besimtar, por unë jam njeri gjithsesi.
Njeriu duhet të shikojë brenda vetes para se t'i gjykojë të tjerët.
Arsyeja e përkryer iu ik të gjitha ekstremeve, dhe e bën njeriun të jetë i mençur me seriozitet. Disa nga librat më të njohur janë me pak vlerë për lexim. Fama e tyre është për shkak se kanë bërë diçka që nevojitej për të bërë në kohën e tyre. Puna është bërë dhe virtyti i librit ka skaduar. Detyra e komedisë është për t'i korrigjuar njerëzit duke i zbavitur.
Pemëve që janë të ngadalshme, pjekin frutat më të mira. Ka pretendentë për devotshmëri aq sa dhe për guximin.
Të martohesh me një budalla duhet të mos jesh budallaqe. Vërtetë, Perëndia i ndalon kënaqësitë e caktuara, por në përgjithësi mund të negociohet një kompromis. Ne vdesim vetëm një herë, dhe për një kohë kaq të gjatë./Elida Buçpapaj Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |