VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Halle Berit (Halle Berry)
E Enjte, 06.04.2009, 10:40am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online 4 qershor - Pas së gjithash, gjithkush ka sekrete dhe janë disa gjëra tuat që askush nuk i di përveç teje, mirë?

 

Duhet bërë edhe filma me qëllime komerciale, sepse këtë e kërkon industria e sotme.

 

Bukuria nuk është vetëm fizike.

 

Nuk e di pse, por unë iu përgjigjem sjellshëm karaktereve të bezdisshëm.

Unë nuk shoh një femër të bardhë. Unë shoh një femër zezake, madje edhe nëse nëna ime është e bardhë. Duke e ditur çfarë ma ka bërë jetën time më të lehtë, mendoj unë.

 

E di se jam vetëm një qenie njerëzore dhe se jam duke dhënë vetëm një ndihmesë të vockël e asgjë më shumë.

E di se nuk do ta gjej kurrë babain tim tek ndonjë burrë tjetër që hyn në jetën time, sepse është një hapësirë në jetën time që mund ta mbushë vetëm ai.

 

Kaloj shumë kohë me një kurorë në kokën time.

 

Mendoj se njeriu i zgjuar sot e kupton se duhet të jesh një pjesë e filmave artistikë të cilët janë bërë vetëm për hir të artit.

 

 

Mendoj se është gjithmonë mirë të jesh ai që je.

 

Isha një vajzë zezake që rritesha në mes fqinjësh krejtësisht të bardhë, kështu që nuk ndjehesha aq mirë. Thua se nuk isha aq e mirë, aq e zgjuar apo tjetërçka se të gjithë të tjerët.

 

Do të doja që të gjithë burrat të jenë si qentë.

 

Do të doja të isha e zonja t'i përdorja fuqitë e shtrëngatave për mirë, për shembull që të binte më shumë shi në Kaliforni. Ne duhej ta bënim këtë.

 

Kam qenë me burra...Tash dua të rri vetëm. Unë nuk kam fat në marrëdhëniet. Mendoj se nuk jam e përshtatshme për martesë.

 

Jam duke u mësuar të pranoj mungesën e privatësisë si një dhuratë reale të profesionit tim.

 

Nuk druaj të portretizoj ndonjë gjë në ekran.

 

Nuk trishtohem pse bëhem 40 vjeçe.

 

Nëse vërtetë dëshiron të jesh konkurues në tregun e sotëm, atëherë duhet të luash në filma që bëjnë parà.

 

Në filmin X-Men femrat janë kaq të fuqishme dhe sexy! Ne vërtetë iu japim ca shqlema burrave!

Është shumë e vështirë na ndash veten nga një personazh. Disa herë njerëz tejet të afërm të mitë duhet të jenë shumë mirëkuptues.

 

Gjithë jetën unë kam pasur frikën se do të braktisesha.

 

Për mua burri është qershia në tortë. Por unë jam torta dhe edhe e vetme jam shumë e mirë. Edhe nëse nuk e kam qershinë.

 

Kohët mund të kenë ndryshuar, por njerëzit janë ende ata që kanë qenë. Ne jemi ende në kërkim të dashurisë, dhe kjo do të jetë gjithmonë një betejë për qeniet njerëzore.

 

Kur isha e vogël, mamaja ime më tha se po të dua të mos jem një humbëse e madhe, atëherë nuk ka rrugë tjetër veçse të jesh një fituese e mirë.

 

Kur të thonë se je e bukur është vërtetë frymëzuese, por do të doja të lavdërohesha më shumë si aktore.

 

Ju duhet ta bëni publikun për vete edhe duke kryer gjëra të cilat mund të duken si budallallëqe, në njëfarë mënyrë të gjithë filmat janë për këtë gjë./Elida BUÇPAPAJ

 

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.