VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Henri Bergsonit

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 08:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Henri Bergsonit
E Mërkurë, 06.10.2009, 01:58pm (GMT+1)

 

 

 

 

 

Voal-online 10 qershor - Situata është gjithmonë komike nëse ajo merr pjesë njëkohësisht në dy varg ngjarjesh, secila absolutisht e pavarur nga tjetra dhe nëse ajo mund të intrepretohet në dy mënyra krejt të ndryshme.

 

Absolutja mund të arrihet vetëm me anë të intuitës, ndërsa gjithçka tjetër ka të bëjë me analizat.

 

Sepse jeta është prirje, dhe thelbi i një prirjeje është të zhvillohet në formën e një vandaku, duke krijuar, nëpërmjet rritjes së mirëfilltë të tij, drejtime divergjente në mes të cilave është ndarë vrulli i tyre.

 

Gjenia është ajo që detyron inercinë e qenies njerëzore të mësojë.

Homo sapiens, e vetmja krijesë e pajisur me arsye, është gjithashtu e vetmja krijesë që e lidh ekzistencën e tij në gjëra pa arsye.

 

Unë nuk mund ta mohoj përcaktimin se nuk ka gjendje mendore, sado e thjeshtë, që nuk ndryshon në çdo moment.

 

Unë e shikoj plotësisht sesi pamjet e jashtme ndikojnë në pamjen të cilën unë e quaj trupi im: ato e transmetojnë lëvizjen tek ai.

 

Në tërësinë e tij, duket, ai na ndjek ne në çdo çast; gjithë çfarë ne kemi ndjerë, menduar dhe dëshiruar që nga fëmijëria jonë e herëshme, duke u shtrirë tek e ardhmja jonë e cila është gati t'i bashkohet atij, duke trysnuar në portat e ndërgjegjes që priret ta lerë atë jashtë.

 

Bash në të njëjtën mënyrë mijëra pozicionet vijuese të një vrapuesi janë lidhur në një sjellje simbolike, të cilën sytë tanë e kapin, të cilën arti e riprodhon, dhe e cila bëhet për këdo imazhi i njeriut që rend.

Në përqeshje ne gjejmë gjithmonë një qëllim të parrëfyer për të poshtëruar dhe si pasojë për të ndrequr fqinjin tonë.

 

Në realitet, e kaluara e mbron vetveten në mënyrë automatike.

 

Instikti i përkryer është një aftësi e përdorimit dhe madje të ndërtimit të organizuar të instrumenteve; inteligjenca e përkryer është aftësia e të bërit dhe përdorimit të paorganizuar të instrumenteve.

Inteligjenca është aftësia e të bërit objekte artificiale, sidomos mjete që krijojnë mjete.

 

Duket se e qeshura ka nevojë për jehonë.

 

Jeta nuk rrjedh nga shoqërimi dhe nga mbledhja e elementeve, por nga mosshoqërimi dhe nga zbritja.

 

E qeshura jonë është gjithmonë e qeshura e një grupi.

Religjioni është për misticizmin ai çfarë popullarizimi është për shkencën.

 

Joshja fizike është çelësi kryesor i qytetërimit tonë.

 

Ndonjë aftësi tjetër përveç intelektit është e nevojshme për perceptimin e realitetit.

 

Shpirti merr hua nga materja perceptimet me të cilat ushqehet dhe ia kthen materies në formën e lëvizjeve të cilat i ka vulosur me lirinë e tij.

 

I vetmi ilaç për kotësinë është e qeshura, dhe e vetmja e metë qesharake është kotësia.

 

E tashmja nuk përmban asgjë më shumë se e shkuara, dhe ajo që gjendet te pasoja, ishte e pranishme tashmë tek shkaku.

 

S'ka gëzim më të madh se ta ndjesh veten krijues. Triumfi i jetës është shprehur nga krijimi.

 

S'ka asgjë në filozofi që nuk mund të thuhet në gjuhën e përditshme.

 

Mendo si njeri i veprimit, vepro si njeri i mendimit.

 

Të ekzistosh do të thotë të ndryshosh, të ndryshosh do të thotë të bëhesh i pjekur, të bëhesh i pjekur do të thotë ta krijosh vetveten pafundësisht.

 

Ne e vlerësojmë inteligjencën si karakteristikën kryesore të njeriut dhe ne e dimë se nuk ka epërsi të cilën inteligjenca nuk mund të na e japë ne, nuk ka inferioritet të cilën ajo nuk mund ta kompesojë.

 

Kudo që diçka jeton, atje është diku i hapur një regjistër në të cilin shkruhet./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Halle Berit (Halle Berry) (06.04.2009)
ARTUR SHOPENHAUER: Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për ta shumuar llojin njerëzor (06.02.2009)
Aforizma të Samuel Beketit (Samuel Beckett) (05.28.2009)
Aforizma të Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire) (05.15.2009)
Aforizma të Drju Berimurit (05.01.2009)
Aforizma të Obamës në 100 ditët e para të qeverisjes (04.29.2009)
Aforizma të Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Aforizma të Frensis Bekon (Francis Becon) (04.09.2009)
Aforizma për dashurinë (03.26.2009)
Aforizma të Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein) (03.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]