VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA PABLO NERUDA (1904-1973)
E Mërkurë, 12.14.2011, 04:02pm (GMT1)

Voal-online, 14 dhjetor - Një fëmijë që nuk luan, nuk është fëmijë, por burri që nuk luan, e ka humbur përgjithmonë fëmijën që jetonte benda tij dhe i cili do t'i mungojë tmerrësisht.

Dhe një nga një netët midis qyteteve tona të ndara janë bashkuar në natën që na bashkon ne.

Unë u rrita në këtë qytet, poezia ime lindi midis kodrës dhe lumit, ajo e mori zërin e saj nga shiu, dhe si pema ajo u rrit në pyje.

Dua të bëj me ty atë që pranvera e sapoardhur bën me qershitë.

Dashuria është e shkurtër, ta harrosh duhet aq shumë kohë.

Paqja bëhet poezi ashtu si mielli bëhet bukë.

Librat që ju ndihmojnë më shumë janë ato për të cilët mendoni më shumë. Mënyra më e rëndë për të mësuar është ajo e të lexuarit të kollajshëm; por një libër i madh që vjen nga një mendimtar i madh është një anije e mendimit, një thellësi e përbërë nga e vërteta dhe bukuria.

Ti mund t'i kositësh të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalosh pranverën së ardhuri.

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.