VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA JACK NICHOLSON (Xhek Nikollson, 1937)


E Hënë, 12.26.2011, 05:13pm (GMT1)

Voal-online 26 dhjetor - Një yll në një shesh xhirimi filmi është si një bombë me sahat. Kjo bombë duhet të çaktivizohet në atë mënyrë që njerëzit të mund ta prekin pa frikë.

Aktrimi është puna e preferuar e dytë e të gjithëve.

Mosha është kufizimi i parë në rolet që e kam pasur ndonjëherë drojë, dhe këtë goditje e mora pak kohë më parë.

Sepse ju e dini, deri thellë në zemrën time, kur e gjitha është thënë dhe bërë, unë ende jetoj nën iluzionin se në thelb njerëzit mendojnë për mua si një aktor i ri që sa ik, sa vjen.

Birra është, medet, pija më e mirë në botë.

Më herët, në qoftë se mbetesha vetëm dy tre netë me rradhë, filloja të shkruaja poezi për vetëvrasje.

Financiarisht, unë kam prishur para dhe kam fituar para, por unë di si të sillem financiarisht.

Sinqerisht, kam marrë pjesë në filma, sepse unë i pëlqej shumë filmat.

Unë nuk kam asnjë frikë nga intimiteti, por madje lulëzoj nga intimiteti, çka është e rrallë në një person publik.

Nuk dua që njerëzit të dinë si kush unë jam në të vërtetë. Kjo nuk është mirë për një aktor.

Unë jam shumë koti.

E di që mund të aktroj. Nuk ka shumë punë të tjera që di si t'i bëj.

Kam mësuar shumë kohë më parë në Hollywood që i vetmi person për të cilin unë duhet të votoj është vetja ime.

Unë kurrë nuk kisha një politikë për martesën. Unë u martova shumë i ri dhe gjithmonë mendoj në të gjitha marrëdhëniet se është kundërproduktive që të ketë një teori për këtë.

Mësova të mendoj se një prej shenjave të mëdha të sigurisë ishte aftësia për t'ia mbathur.

Do ta tregoj me një gjë: Kurrë mos ia jep këshillën tënde më të mirë, sepse ata nuk do ta ndjekin atë.

Unë jam një aktor për të cilin ata thanë se isha i rrudhosur dhe mjekërosh e çdo gjë tjetër, kur unë sapo isha 30 vjeç. Shumica e njerëzve të cilën kanë shkruar këto dhe kanë menduar se ishin më të rinj se unë, tani janë tullacë dhe të rrudhur.

Unë jam irlandez. Unë mendoj për vdekjen gjatë gjithë kohës.

Unë jam djali e fundit në botë që ndjehem i anashkaluar nga ana e Akademisë.

Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje të them se kam qenë i ndikuar nga një listë artistësh që më pëlqejnë, sepse si mijëra e mijëra dhe unë kam qenë i ndikuar në një farë mënyre nga të gjithë ata.

Në vitin tim të fundit të shkollës, unë u votova Optimist i Klasës dhe Pesimisti i Klasës. Duke e menduar tani, e kuptoj se kisha të drejtë vetëm përgjysmë.

Me fjalë të tjera, unë nuk do të doja të jem aktor në qoftë se nuk do isha i vërtetë. Më pëlqen të egërsohem, të sillem egër, dhe është çmenduri të mendosh për tjetër formë, ku kjo është vetëm një.

Është një shtresë e lehtë e imagjinatës, por shumica e njerëzve janë njësoj në shumë mënyra, kështu që unë kurrë nuk e kam pasur problem identifikimin me karakterin që unë jam duke luajtur.

Lere vetë gardërobën të aktrojë.

Në shumicën e fillim të karrierës, një aktor merr çfarëdo roli që i japin.

Nëna ime nuk e pa si ironi asnjëherë që më thirri bir bushtre.

Strategjia e tërë e karrierës sime ka qenë për të ndërtuar një bazë në mënyrë që unë të mund të marr rolin që dua të luaj. Unë do të urreja të mendoja se një rol i vogël nuk mund të ishte i pranueshëm, sepse unë kam qenë i shqetësuar për faturimet e mia.

Minutën që ju nuk jeni duke mësuar unë besoj se ju jeni të vdekur.

Nuk ka mundësi që njerëzit të të besojnë në ekran në qoftë se ata dinë nëpërmjet televizionit se kush je ti në të vërtetë.

Ka vetëm dy njerëz në jetën tuaj që ju duhet t'i gënjeni ... policin dhe të dashurën tuaj.

Ne po rendim aq shumë sa po mundim aq shpejt sa po mundim. Ne jemi në një garë kundër kohës, deri sa jemi të drejtuar nga paraja.

Një e dashur një herë më tha të mos luftosh kurrë me askënd që ti nuk e do.

E pra, një grua më e re është një tip, por jo domosdoshmërisht një tip për mua. Dhe çfarë është një grua më e re? Dua të them: unë jam goxha i vjetër. Pothuajse të gjithë janë më të rinj.

Unë nuk do të dal këtu dhe të pretendojë se nuk kam qenë i papërgjegjshëm ndonjëherë gjatë jetës sime.

Çfarë është e bukur është ajo që ka rëndësi, mik. Kjo është e gjitha që ka rëndësi.

Kur unë jam në një film ku mendoj se roli i gruas është më interesant, unë zakonisht fillojnë të mendoj për Spencer Tracy dhe Fred Astaire. Ata duket të jenë aktorët më të qartë kur punojnë me gratë.

Kur isha në shkollë të mesme, kam fituar çmimin puçërr dhe të gjitha çmimet e tjera të shëmtisë.



Me syzet e mia të diellit, unë jam Jack Nicholson. Pa to, jam një top dhjami, dhe 60 vjeç.

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.