VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Sol Bellout (Saul Bellow)
E Djelë, 06.21.2009, 03:00pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online 21 qershor - Një roman i mirë ia vlen më shumë se studimi shkencor më i mirë.

 

Një sasi e madhe e inteligjencës mund të investohet në injorancë kur nevoja për iluzione është e madhe.

 

Njeriu është i mirë vetëm aq sa ai dashuron.


Një roman balancohet midis pak mbresave të vërteta dhe shumëfishit të atyre të rreme që përbëjnë të shumtën e asaj që ne e quajmë jetë.

 

E gjitha çfarë duhet të bëjë një shkrimtar për të gjetur një grua është që t'i thotë se ai është shkrimtar. Kjo është një afrodiziak.

 

Kalifornia është si një gjymtyrë artificiale e cila pjesës tjetër të vendit në të vërtetë nuk i duhet. Ju mund të më citoni mua për këtë.

 

Njerëzit e mposhtur priren të jenë mendjemprehtë.

 

Të gjithë e dinë se nuk ka përsosmëri apo përpikmëri të shtypjes; nëse ju mposhtni diçka, ju e mposhtni atë krejtësisht.

 

Gjithkujt i duhen kujtimet e tij. Ata e largojnë nga dera ujkun e pakuptimësisë.

 

Mirësia nuk arrihet në një boshllëk, por në shoqërinë e njerëzve të tjerë, të vëmendshëm ndaj dashurisë.

 

Lumturia mund të gjendet vetëm nëse ju e çlironi veten nga marrëzi të tjera.

 

Unë mendoj se Nju Jorku nuk është qendër kulturore e Amerikës, por qendra e biznesit dhe qendra administrative e kulturës amerikane.

 

Jam i lumtur që nuk kam jetuar më kot.

 

Unë kurrë nuk e shfletova një gjethe fiku e cila nuk e kishte etiketën e çmimit nga ana tjetër.

 

Nëse gratë duhet të bëjnë të njëjtën punë që bëjnë burrat, ne duhet t'ua mësojmë atyre të njëjtat gjëra.

 

Në të shprehurit e dashurisë ne iu përkasim vendeve të pazhvilluara.

Njerëzit mund të humbin jetët e tyre në bibliotekat. Ata duhet paralajmëruar.
 
Psikoanaliza pretendon të hetojë Pavetëdijën. Pavetëdija është e përkufizuar si diçka për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm. Por Analistët tani e dinë se çfarë nuk përmban ajo ata duhet ta dinë, sepse ata e përcaktojnë atë paraprakisht.

 

Ajo ishte çfarë ne e quanim një bjonde vetëvrasëse, vdiq nga duart e veta.

 

Ka të këqija që kanë aftësinë ta mbijetojnë identifikimin dhe të shkojnë përpara gjithmonë...paratë, për shembull, ose lufta.
 
Ka një mall të pafund, të dhimbshëm për një saktësim më të gjerë, më të plotë, më koherent, më të mirëkuptueshëm se çfarë janë qeniet njerëzore, kush jemi ne dhe për çfarë jetojmë.

 

Ne të gjithë jemi në pritje të librit tjetër që duhet ta lexojmë.

 

Çfarë është arti veçse një mënyrë e të shikuarit?

 

Kur ne kërkojmë këshilla, zakonisht kërkojmë një bashkëfajtor.

 

Të gjithë ata që duan të arrijnë një qëllim të largët, duhet të bëjnë hapa të vegjël.

 

Me një romancier, si me një kirug, ju duhet të keni ndjesinë se keni rënë në duar të mira dikë prej të cilit ju mund të prisni anestezinë me mirëbesim.

 

Ju nuk do të ndryshoni kurrë ndonjë gjë, nëse ju çoheni në mes të natës për të shkruar./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.