VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA YOKO ONO (Joko Ono, 1933)

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA YOKO ONO (Joko Ono, 1933)
E Hënë, 02.20.2012, 02:06pm (GMT+1)

Voal-online 20 shkurt - Të gjitha koncertet e mia nuk kishin tinguj; ishin krejtësisht të heshtur. Njerëzit duhej ta bënin muzikën e tyre në mendjet e tyre!

Arti është jeta ime dhe jeta ime është arti.

Artistët do të jenë metronomë të kësaj shoqërie.

Së paku unë e kisha atë, një djalë që më kuptonte mua.

Të jesh vetëm është shumë e vështirë.

Çdo pikë uji në oqean ka rëndësi.

Gjithkush është një artist. Gjithkush është Perëndia. Puna është vetëm se ata janë të frenuar.

Shërimi e vetes është i lidhur me shërimin e të tjerëve.

Unë thjesht shkoj me rrjedhën, kështu që çdo stil mund të jetë në muzikën time - çka e bën atë emocionuese.

Unë pashë se asgjë nuk ishte e përhershme. Ti nuk do që të posedosh asgjë që është e dashur për ty, sepse ti mund të humbësh atë.

Unë mendoj për Xhonin çdo ditë. Unë përpiqem ta bllokojë këtë, por 8 dhjetori nuk është dita e vetme kur unë mendoj për të.

Unë jam një tip shumë ngulmues. Nëse nuk ia arrij diçkaje, atëherë punoj për 12 orë në ditë. Unë thjesht nuk duan ta bëj këtë.

Unë nuk jam duke e vënë ne dyshim jetën time.

Nëse jeta jote ndryshon, ne mund të ndryshojmë edhe botën.

Xhoni shkroi me një dashuri shumë të thellë për racën njerëzore dhe me shqetësim për të ardhmen e saj.

Jeta me një person tjetër është gjithmonë e vështirë.

Martesa është një bixhoz, le të jem e sinqertë.

Shumica e tifozëve e John Lennon dhe ndoshta edhe të Yoko e John janë më të rinj se unë.

Jeta ime ishte mjaft e ashpër.

Një person kurrë nuk mund ta shkatërrojë një grup, veçanërisht një grup të madhësisë së Beatles.

Njerëzit bëjnë muzikë për të marrë një reagim. Muzika është komunikimi.

Mos harroni, secili prej nesh ka fuqinë për të ndryshuar botën. Thjesht filloni të mendoni për paqen dhe mesazhi do të përhapet më shpejt se sa mendoni.

Vitet 1960 ishin vite të largimit të vetvetes nga shoqëria konvencionale dhe të çlirimit të vetvetes.

Cinizëm që keni nuk është shpirti juaj i vërtetë.

Artistët e vërtetë janë profetë. Unë nuk dua të jem profetike në këtë kuptim, sepse kjo është tejet e rrallë.

Lufta mbaron në qoftë se ju doni kështu.

Ne jemi të gjithë ëndërrimtarë për të krijuar botën tjetër, botën tjetër të bukur për veten dhe për fëmijët tanë.

Çfarë bënë Beatles ishte diçka e pabesueshme, ishte më shumë se çfarë mund të bëjë një grup. Ne duhet t'iu japim atyre respekt.

Ajo me çka vërtet ndikojmë në botë. Shumica prej nesh mendojnë se ne nuk mund të bëjmë asgjë, por kjo realisht nuk është e vërtetë.

Kur u bëra 60 vjeçe, nuk u mërzita aspak./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA GEORGE ORWELL (Xhorxh Oruell, 1905-1950) (02.04.2012)
AFORIZMA NGA RICHARD NIXON (Riçard Nikson, 1913-1994) (01.05.2012)
AFORIZMA NGA JACK NICHOLSON (Xhek Nikollson, 1937) (12.26.2011)
AFORIZMA NGA VACLAV HAVEL (Vasllav Havel, 1936-2011) (12.18.2011)
AFORIZMA NGA PABLO NERUDA (1904-1973) (12.14.2011)
AFORIZMA NGA KIM NOVAK (1933) (11.17.2011)
AFORIZMA NGA ROBERT DE NIRO (1943) (10.31.2011)
AFORIZMA NGA RUPERT MURDOCH (Rupert Mardoh, 1931) (10.29.2011)
AFORIZMA NGA DEMI MOORE (Demi Mur, 1962) (10.27.2011)
AFORIZMA NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ (Gabriel Garsia Markes, 1927-17 Prill 2014) (10.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]