VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA MARY-KATE OLSEN (Meri-Keit Olsen, 1986)
E Premte, 03.09.2012, 05:31pm (GMT1)

Voal-online 9 mars - Çdo kohë që kemi për të marrë kohë të lirë, na pëlqen ta kalojmë në shtëpi.

Australia është aq e mrekullueshm sa është e vështirë madje të dish ku të fillosh së përshkruari atë. Plazhet janë të bukur, kështu edhe moti. Jo shumë e populluar. Ushqim i mrekullueshëm, muzikë e mrekullueshme, njerëzit me të vërtetë bukur. Të duket shumë sikurse ishte Los Anxhelosi shumë vite më parë.

Si mund të jesh e organizuar kur je në Times Square?

Unë jam me të vërtetë keq në provime. Unë mund të jem e drejtpërdrejtë si në shkollë, por jam gjithnjë nervoze në provime.

Unë marr kohë shtesë për provimin nga shkaku i ADN-së time. Truri i secilit punon ndryshe dhe unë thjesht kam nevojë për më shumë kohë që t'i regjistroj gjërat.

Mësova si të luaj në bateri. Kur ishim në paraprodhim, kur ende ishim në LA, kam pasur nja dy leksion baterie dhe pastaj disa në Toronto. Mësova ritmet më mirë dhe kjo ishte e gjitha.

Më pëlqen të shkoj në festa, ku i njoh të gjithë. Si mund të kënaqesh me njerëz që nuk i njeh?

I dua shumë lojërat. Sidomos më pëlqen të luaj futboll, dhe po ashtu të ngas kuajt.

Unë mendoj se një ditë do të jem në anën tjetër të aparatit - ndoshta regjisore.

Unë mendoj se ne kemi të njëjat qëllime në mendje. Ne nuk jemi duke planifikuar vetëm sa të bëjmë një film dhe pastaj të vijë ndarja. Shpresoj se një ditë ajo mund të më drejtojë mua në ndonjë film, ose unë do ta drejtoj atë. Ose ne do të prodhojmë një film me emrin e kompanisë sonë.

Dua të shkoj në shkollë të kuzhinës sepse më pëlqen të gatuaj. Një ditë unë do të doja të hap një restorant apo kafene.

Nëse kanë ndërmend të shkruajnë një histori le të shkruajnë nëse historia është e vërtetë apo jo.

Ashtu siç kemi pasur jetën të ngarkuar me punë të mëdha, ne kemi pasur edhe të mira në jetën personale. Për shembull, ne e kemi bërë shkollën prioritet numër një. Ne kemi qenë në shkollë gjatë gjithë moshës shkollore. Ne mendojmë se kjo është mjaft në rregull.

Unë dhe Ashley ndjejmë se jemi krejtësisht të ndryshme.

Karriera e jonë është një ëndërr. Dua të them, ne filluam aktrimin, filluam të udhëtojmë nëpër botë, dhe të takohemi me njerëz të ftohtë. Çka nuk është për ta pëlqyer!

Qëllimi ynë final është për të qëndruar në biznes. Ne nuk jemi këtu me një plan të veçantë. Kjo është mënyra si karriera jonë e tërë ka evoluar. Ne i kuptojmë gjërat gjatë përvojës sonë.


Ne patëm shumë figurante. Ne ishim plot me role. Në fakt, rolet ishin fizikisht të vështirë.

Ne ia kaluam mirë, por televizioni dhe filmi nuk janë realitet. Ne jemi miqtë më të mirë, por ne kemi betejat tona!

Ne na duhej të vendosnim: A duam të bëjmë Saturday Night Live apo të shkojmë në Mbrëmjen e Maturës sonë? Ne vendosëm për Saturday Night Live.

Ne kemi qenë shoqe dhome gjithë jetën tonë. Ne gjithmonë i kemi zënë dhomat bashkë edhe nëpër hotele.

Na pëlqen ta shohi këtë si kapitullin e dytë ose të tretë të jetës sonë. Pas kolegjit, shumica e njerëzve kuptojnë se çfarë ata duan të bëjnë me jetën e tyre. Por ne tashmë e dimë se çfarë duam të bëjmë në të ardhmen dhe kjo është t'i vazhdojmë synimet tona të biznesit.

Ne kemi luajtur futboll me shumë miqtë tanë dhe në shkollë. Ne nuk ishim në një ekip zyrtar apo ndonjë gjë e tillë, por ne patjetër shkonim në palestër në kohën pas shkollës.

Ne ishim të rrethuar gjithmonë nga njerëzit të cilët na njihnin shumë mirë dhe kujdeseshin për ne.

Ne nuk u ndodhëm në një situatë papritmas në moshë të rritur, por u rritëm duke e bërë këtë. Kjo është e gjitha që ne dimë, dhe disa njerëz të cilët u ndodhën në situata të paptiruta nuk dinin se çfarë të bëjnë ose si të reagojnë, ndërsa kjo është vetëm diçka e natyrshme për ne.

Ndoshta ne do të jemi gjithmonë në biznes së bashku.

Ne kemi qenë gjithmonë tifozë të një misteri të mirë, ne mendojmë se të gjithë fëmijët kështu janë, dhe nuk ka ndonjë mister më të mirë se kur je fëmijë, prandaj kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të bëjmë atë që po bëjmë.

Ne kemi pasur rolin e prodhuesve pothuajse në çdo gjë tjetër në jetën tonë për gjithë çka ne kemi krijuar. Por kur punon në një film dhe madje duke u marrë me diçka si Warner Bros ose në një tjetër kompani të prodhimit, apo detaje të tjera që ju mund të merakoseni - ne patjetër kemi mësuar shumë.

Ne i kami lexuar skenarët, dhe mendoj se tani ne jemi vetëm duke u fokusuar në shkollë./Elida Buçpapaj

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.