VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Brizhitë Bardosë (Brigitte Bardot)
E Djelë, 07.26.2009, 04:02pm (GMT1)

 

Voal-online 26 korrik - Një fotografi mund të jetë një çast i jetës fiksuar përjetësisht i cili nuk do të na i ndajë sytë kurrë.

 

A duhet të kesh një arsye për të dashuruar?

 

Çdo moshë mund të jetë magjepsëse, mjafton që të jetosh brenda saj.

 

Fama më ka sjellë mua pa masë jolumturi.

 

Bërja e filmave nuk ishte aspak çfarë unë kisha parashikuar.

 

Filmat nuk e kanë pasqyruar kurrë llojin e marrëdhënies që mund të ekzistojë midis dy grave.

 

A keni dëgjuar kurrë që një martesë të rritet përpara kamerave?

 

Unë absolutisht kam neveri për luksin. Është diçka që nuk e duroj dot.

 

Jam 30 vjeçe, por kam gjëra brenda meje që janë ende 15 vjeçe.

 

Unë jam kundër martesës, për shoqërinë nuk dua t'ia di se ekziston.

 

Unë jam mrekulli kur punoj. Nuk jam e sipërfaqëshme dhe nuk jam mosmirënjohëse.

 

Unë po e lë qytetin në duart e pushtuesve: gjithnjë e më të panumërt, turistë mediokër, të ndyrë, të keqsjellshëm, të pacipë.

 

 

Nuk jam nënë dhe nuk do të jem kurrë.

Nuk gjej te shtatzania ndonjë kënaqësi. Kam frikë nga lindja e fëmijës, por druaj se nuk do të gjej ndonjë mënyrë ta shmang atë.

Në të vërtetë nuk jam e interesuar për kinemanë. E nerverisja atë kur fillova para gjashtë vjetësh, dhe as tani nuk e dua.

 

Unë nuk mund ta bëj të njëjtën gjë çdo natë, të njëjtat gjeste. Është sikur të mbathësh pantollona të pistë çdo ditë.

Kur bëj dashuri nuk mendoj për asgjë.

 

 

Ua dhashë bukurinë time dhe rininë time burrave. Tani do t'ua jap meçurinë dhe përvojën time kafshëve.

 

Unë kam qenë shumë e lumtur, shumë e pasur, shumë e mikluar, shumë e famshme dhe shumë e palumtur.

Unë s'kam jetë private aspak. Jam një grua e ndjekur për gjaj. Nuk mund të bëj asnjë hap pa u marrë në pyetje dhe pa u rrethuar nga njerëzit.

 

Unë nuk kam dashuruar gjithnjë mençurisht, përveç kur isha e re.

 

Unë duhet t'i jetoj të dyja vetvetet e mia sa më mirë.

 

Unë njoh shumë pak amerikanë, ndonëse e njoh mënyrën e tyre të menduarit. Ata mendojnë lart.

E di çfarë është mëkati.

 

 

Unë ndahem para se të më ndajnë. Vendos unë.

 

Nuk bëj asgjë rastësisht.

 

Unë fillova si aktore morracake dhe kam mbetur e tillë.

 

Isha një aktore e re yll që nuk po luaja asgjë në një film mediokër.

 

Jam bijë e një familjeje të mirë që është rritur me të gjitha të mirat. Një ditë ua ktheva shpinën të gjithave dhe u bëra boheme.

 

Nëse shkoj në një restorant, të pranishmit nuk m'i ndajnë sytë. Mua nuk më shkon poshtë asgjë që ha.

 

Nëse do të kish një burrë të vetëm që shikon filmat e mi pa i lindur mendimi të bëjë dashuri me mua, atëherë do të isha shumë më e lumtur.

 

Nëse kjo famë, të cilën njerëzit e quajnë një fat të madh, do të pushonte nesër, unë nuk do ta çaja kokën fare.

 

Është më mirë të jesh i pabesë se të jesh i besës pa dëshirën tënde.

 

Burrat janë bisha dhe madje as bishat nuk sillen si burrat.

 

Shpirti im nuk është imi më. Unë nuk mund të jetoj si dua vetë. Jam duke hequr dorë nga filmat.

 

Vetëm idiotët nuk pranojnë të ndërrojnë mendje.

 

Njerëzit gjejnë gjithmonë diçka të gabuar në ty.

 

Ata më quajnë mëkatare, por unë jam në paqe me veten.

 

Vadim ma ndërroi mendjen rreth aktrimit. Vadim ishte i vetmi burrë që kishte diçka të veçantë për të më ofruar.

 

Vadim ishte burri im dhe mësuesi im. Unë e lashë veten time krejtësisht në duart e tij.

 

Çka mund të jetë më bukur se një zonjë e bukur plakë që bëhet më e mençur sa më tepër që moshohet?

 

Çfarë do të thotë të jesh grua?

 

Gratë bëhen më të palumtura sa më shumë se provojnë ta çlirojnë veten./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.