E Enjte, 03.28.2024, 08:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA EDGAR ALLAN POE (1809-1849)
E Martë, 05.22.2012, 04:27pm (GMT+1)

Voal-online 22 maj - I gjithë religjioni, miku im, ka dalë thjesht nga mashtrimi, frika, lakmia, imagjinata, dhe poezia.

Gjithçka që ne shohim apo duket është një ëndërr, por brenda një ëndërre.

Bukuria e çfarëdo lloji, në zhvillimin e saj suprem, pa ndryshim e prek shpirtin ndjeshëm deri në lot.

Thellë në atë errësirë "‹"‹duke hedhur sytë, shumë kohë unë qëndrova atje, duke pyetur, duke u tutur, duke dyshuar, duke ëndërruar ëndrrën të cilën asnjë i vdekshëm kurrë nuk ka guxuar ta ëndërrojë më parë.

Përvoja ka treguar, dhe një filozofi e vërtetë gjithmonë do të tregojë se një pjesë e madhe, ndoshta pjesa më e madhe e së vërtetës lind nga dukje të parëndësishme.

Unë ngrihem mbi dobësinë e kërkimit për të krijuar një rend të shkakut dhe pasojës, në mes të fatkeqësisë dhe mizorisë.

Unë u bëra i çmendur, me intervale të gjata të mendjes tmerrësisht të shëndoshë.

Unë kam besim të madh në budallenjtë; vetë-besimit e quajnë atë miqtë e mi.

Unë nuk kam asnjë besim në përkryershmërinë e njeriut. Unë mendoj se përpjekjet e njeriut do të kenë efekt të dukshëm mbi njerëzimin. Njeriu është tani vetëm më aktiv - jo më shumë i lumtur - as më i mençur, se ai ishte 6000 vjet më parë.


Unë nuk kam në të vërtetë urrejtje ndaj rrezikut, përveç ndaj efektit të tij absolut - terrorit.

Unë kam dëshirë të mund të shkruaj në mënyrë aq misterioze sa një mace.

Unë do ta përcaktoja shkurt poezinë e fjalëve si krijimin ritmik të Bukurisë.

Nëse ju dëshironi të harroni ndonjë gjë patjetër, bëjeni një shënim se kjo gjë është për t'u mbajtur mend.

Në kritikë unë do të jem i guximshë dhe i ashpër, absolutisht si me mik dhe me armikun. Nga ky qëllimi asgjë nuk më zbraps.


Nuk është aspak një tekë e paarsyeshme që, në një ekzistencë të ardhme, ne do ta shikojmë atë që ne mendojmë se është ekzistenca jonë e sotme, si një ëndërr.

Është natyra e së vërtetës në përgjithësi, si e disa mineraleve në veçanti, që të jetë më e pasur kur është më sipërfaqësore.

Do të vërtetohet, në fakt, se të zgjuarit janë gjithmonë të çuditshëm, dhe me të vërtetë përfytyrues shumë me tepër se analitikë.

Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu.

Shkenca nuk ka mësuar ende nëse çmenduria është apo nuk është madhështi e inteligjencës.

Kënaqësi e cila është në të njëjtën kohë më e pastra, më e frymëzuara dhe më intensivja është nxjerrë, mendoj unë, nga soditja e së bukurës.

Kufijtë që ndajnë Jetën nga Vdekja janë të paqartë dhe të vagullt. Kush do të thotë se ku e mbaron njëra dhe ku fillon tjetra?

Vdekja e një gruaje të bukur është pa dyshim tema më poetike në botë.

Hunda e një turme është imagjinata e saj. Me këtë, në çdo kohë, ajo mund të drejtohet në heshtje.

Gjeniu i vërtetë dridhet në paplotsueshmÄ—ri - dhe zakonisht preferon heshtjen për të thënë diçka e cila nuk është gjithçka që duhet të jetë.

Ka shumë pak raste në të cilat popullariteti thjesht duhet të konsiderohet një test i duhur i meritës, por rasti i shkrimit të këngës është, mendoj, një nga të paktët.

Ka një domethënie në entuziazmin e vërtetë.

Ata që ëndërrojnë ditën njohin shumë gjëra që iu shpëtojnë atyre që ëndërrojnë vetëm natën.

Të përgojuarit e një njeriu të madh është mënyra në të cilën një njeri i vogël mund të arrijë madhështinë.

Ne kemi dashur me një dashuri që ishte më shumë se dashuri.

Nëse mua më kërkohet të përkufizoj, shumë shkurt, termin Art, unë do ta quaja atüe 'riprodhim të asaj që Shqisa kap nga Natyra përmes velit të shpirtit'. Imitim i thjeshtë, por i saktë, i asaj që është në Natyrë, nuk ia jep të drejtë asnjë njeriu të ketë emrin e shenjtë "Artist"./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA ELVIS PRESLEY (Elvis Presli, 1935-1977) (05.08.2012)
AFORIZMA NGA PLUTARCH (Plutarku, 46-120) (04.20.2012)
AFORIZMA NGA SARAH PALIN (Sara Pejlin, 1964) (04.14.2012)
AFORIZMA NGA PLATO (Platoni, 427-347 para Krishtit) (04.08.2012)
AFORIZMA NGA MARY-KATE OLSEN (Meri-Keit Olsen, 1986) (03.09.2012)
AFORIZMA NGA YOKO ONO (Joko Ono, 1933) (02.20.2012)
AFORIZMA NGA GEORGE ORWELL (Xhorxh Oruell, 1905-1950) (02.04.2012)
AFORIZMA NGA RICHARD NIXON (Riçard Nikson, 1913-1994) (01.05.2012)
AFORIZMA NGA JACK NICHOLSON (Xhek Nikollson, 1937) (12.26.2011)
AFORIZMA NGA VACLAV HAVEL (Vasllav Havel, 1936-2011) (12.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]