VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA MARCEL PROUST (Marsel Prust, 1871-1922)


E Shtunë, 06.23.2012, 10:30am (GMT1)

Voal-online 23 qershor - Një ndryshim i motit është i mjaftueshëm për të rikrijuar botën dhe veten.

Një mjedis i magjishëm është ai ku opinioni i secilit është i përbërë nga opinioni i të gjithë të tjerëve. A ka secili një mendim të ndryshëm? Atëherë ai është një mjedis letrar.

Një ide e fuqishme e komunikon një pjesë të forcës së saj ndaj atij që e kundërshton atë.

Një grua rrallë dashuron në mënyrë të mjaftueshme për të gjitha nevojat tona, kështu që ne e mashtrojmë atë me një tjetër të cilën nuk e duam.

Të gjitha vendimet tona përfundimtare janë marrë në një gjendje të mendjes e cila nuk do të zgjaste më shumë se një çast.

Për sa kohë që njerëzit janë të lirë të kërkojnë atë që duhet për të qenë të lirë që të thonë se çfarë mendojnë ata, për të qenë të lirë që të mendojnë çfarë duan ata, liria kurrë nuk mund të humbë dhe shkenca kurrë nuk mund prapambetet.

Çdo lexues gjen vetveten. Puna e shkrimtarit është thjesht një lloj instrumenti optik që ia bën të mundur lexuesit të dallojë se çfarë, pa këtë libër, ai kurrë ndoshta nuk do ta kishte në veten e tij.

Çdo gjë e madhe në botë vjen nga neurotikët. Vetëm ata i kanë themeluar fetë tona dhe i kanë krijuar kryeveprat tona.

Zakoni është një natyrë e dytë e cila na e pengon njohjen e parë, prej së cilësi ai nuk i merr as mizoritë dhe as magjinë.

Lumturia është e dobishme për trupin, por është mjerimi ai që i zhvillon kompetencat e mendjes.

Lumturia nuk i shërben asnjë qëllimi tjetër përveçse ta bëjë palumturinë të mundshme.

Nëse pak ëndërrim është i rrezikshëm, shërimi për atë nuk është që të ëndërrojmë më pak, por të ëndërrojmë më shumë, të ëndërrojmë gjatë gjithë kohës.

Qoftë vetëm për hir të hijeshisë, unë përpiqem të mbetem moralisht i pastër.

Sëmundja është mjeku të cilit ne i kushtojmë më shumë vëmendje; mirësisë, dijes, ne vetëm iu bëjmë premtime; dhimbjes i bindemi.

Në një ndarje ai i cili nuk është me të vërtetë në dashuri, thotë gjërat më të çiltëra.

Në teori njeriu është i vetëdijshëm se toka rrotullohet, por në praktikë nuk e percepton atë, terrenin mbi të cilin ai ec nuk duket se lëviz, dhe ai mund të jetojë i pashqetësuar. Pra, kështu është me Kohën në jetën e dikujt.

Gjithmonë gjatë një çasti kalimtar të mendjes ne marrim vendime jetëgjata.

Në momentet e sëmundjes ne jemi të detyruar të pranojmë se ne nuk jetojmë vetëm, por të lidhur me zinxhirë në një krijesë të një mbretërie tjetër, krejt e një bote tjetër, e cila nuk ka dijeni për ne dhe nga e cila është e pamundur të arrijmë që ta kuptojmë veten: ky është trupi ynë.

Jo ngaqë njerëz të tjerë janë të vdekur që vlerësimi ynë për ta zbehet gjithnjë e më shumë, por ngaqë ne vetë po vdesim.

Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur, ata janë cirk simpatik që i bëjnë shpirtrat tanë të lulëzojnë.

Le t'ua lëmë gratë e bukura burrave të cilëve u mungon imagjinata.

Gënjeshtrat janë thelbësore për njerëzimin. Ato janë ndoshta po aq të rëndësishme sa ndjekja e kënaqësive dhe për më tepër janë të diktuara nga kjo ndjekje.

Si çdokush që nuk është në dashuri, ai mendonte se njeriu zgjedh personin e dashur pas diskutimeve të pafund dhe në bazë të cilësive ose avantazheve të veçanta.

Ashtu si shumë intelektualë, ai ishte i paaftë për të thënë një gjë të thjeshtë në një mënyrë të thjeshtë. 

Dashuria është një torturë reciproke. 

Dashuria është hapësirë "‹"‹dhe kohë e matur me zemër. 

Asnjë mërgim në Polin e Jugut ose në samitin e Malit të Bardhë nuk na ndan ne më saktësisht nga të tjerët se praktikimi i një vesi të fshehur.

Vetëm nëpërmjet artit ne mund të dalim nga vetja dhe të dimë se çfarë sheh një person tjetër.

Intonimet tona përmbajnë filozofinë tonë të jetës, atë që secili prej nesh është vazhdimisht duke e thënë vetë për gjërat.

Njerëzit mund të kenë shumë lloje të ndryshme të kënaqësisë. Kënaqësia e vërtetë e tyre është ajo për të cilën ata do t'i braktisin të tjerët.

Njerëzit dëshirojnë të mësojnë për të notuar dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur një këmbë në tokë. 

Lidhjet që bashkojnë një person tjetër me veten tonë ekzistojnë vetëm në mendjen tonë. 

Hijeshia e gruas që po kalon në përgjithësi është në proporcion të drejtpërdrejtë me shpejtësinë e kalimit të saj. 

Vetëm parajsa është parajsë e humbur.

Udhëtimi i vetëm i vërtetë i zbulimit nuk konsiston në kërkimin e peizazheve të reja, por në të pasurit e syve të rinj.

Paradokset e sotme janë paragjykimet e së nesërmes, gjersa paragjykimet më të zhytura në errësirë "‹"‹dhe më të mjerueshme kanë pasur moment të tyre të risive, kur moda u huazonte atyre hirin e saj të brishtë.

Koha në dispozicionin tonë çdo ditë është elastike; pasionet që ndiejm e bymejnë atë, ato që na frymëzojnë e tkurrin atë, dhe zakoni e mbush atë.

Bota nuk u krijua një herë dhe për gjithë kohën për secilin prej nesh individualisht. Janë bërë shtesa ndaj saj në rrjedhën e gjërave tona të jetës për të cilat ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë dyshim.

Nuk ka asnjë njeri, sado i mençur, i cili në një periudhë të rinisë së tij nuk ka thënë gjëra, ose nuk ka përjetuar disi vetëdijen nga e cila është kaq i pakënaqur në jetën e mëvonshme, sa po të mundte, do ta shuante nga kujtesa.

Ata vuajtja e të cilëve është për shkak të dashurisë, si themi ne për disa invalidë, janë mjekët e vetes. 

Tre të katërtat e sëmundjeve të njerëzve inteligjentë vijnë nga inteligjenca e tyre. Ata kanë nevojë për së paku një mjek që mund ta kuptojë këtë sëmundje. 

Koha kalon dhe pak nga pak gjithçka që ne kemi thënë gënjeshtër bëhet e vërtetë. 

Koha, e cila i ndryshon njerëzit, nuk e ndryshon imazhin që kemi krijuar prej tyre.

Ne jemi në gjendje të gjejmë gjithçka në kujtesën tonë, e cila është si një laborator mjekësie ose kimik në të cilën shansi drejton dorën tonë ndonjëherë në një bar qetësues dhe nganjëherë në një helm të rrezikshëm. 

Ne jemi shëruar nga vuajtja vetëm duke e përjetuar atë të plotë. 

Ne bëhemi moralë, kur jemi të pakënaqur. 

Ne nuk do të kemi sukses në ndryshimin e gjërave sipas dëshirës sonë, por gradualisht dëshirat tona ndryshojnë.

Ne nuk marrim dituri, ne duhet ta zbulojmë atë për veten tonë pas një udhëtimi që askush nuk mund të na marrë ose të na lërë. 

Ne kurrë nuk duhet të kemi frikë të shkojmë tepër larg, sepse e vërteta qëndron përtej. 

Çfarë domethënieje të thellë marrin gjërat e vogla kur gruaja e rënë në dashuri e fsheh atë nga ne.

Fjalët nuk ndryshojnë kuptimet e tyre në mënyrë drastike në rrjedhën e shekujve si bëjnë emrat në mendjet tona në rrjedhën e një apo dy viteve./ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.