VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aforizma të Roland Bartit (Roland Barthes)
E Mërkurë, 08.12.2009, 04:43pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online 12 gusht - Fotografi është i padukshëm, nuk është ai çfarë ne shohim.

 

Për teatrin duhet të kesh krahë të gjatë; është më mirë t'i kesh krahët shumë të gjatë se shumë të shkurtër. Një artist me krahë të shkurtër nuk mund të bëjë kurrën e kurrës një gjest të bukur.

 

Jam përpjekur të jem sa më eklektik që të ishte e mundur me jetën time profesionale. Dhe deri tani  kjo ka qenë mrekulli.

 

Gjuha është një lëkurë: unë e fërkoj gjuhën time me gjuhën e dikujt tjetër. Është sikur t'i kem fjalët në vend të gishtave ose t'i kemi gishtat në majat e fjalëve të mia. Gjuha ime drithërohet nga dëshira.

 

Gjuha është paketë ligjesh, të folurit është kodi i saj. Ne nuk e shikojmë fuqinë në të folur, sepse ne harrojmë se gjithçka në të folurit është klasifikim. Dhe harrojmë se të gjitha klasifikimet janë shtypëse.

 

Letërsia është pyetje minus përgjigje.

 

Miti nuk është as gënjeshtër as rrëfim: është një lakesë.

 

Forma bastarde e kulturës së masës është përsëritje poshtëruese...gjithmonë libra të rinj, programe të reja, filma të rinj, lajme të reja, por gjithmonë i njëjti kuptim.

 

E Reja nuk është një modë, është një vlerë.

 

Imazhi fotografik...është një mesazh pa një kod.

 

Politikani që intervistohet natyrisht përballet me një shqetësim të madh rreth përfundimit të fjalisë së tij: po nëse i bie shkurt? E gjithë politika e tij do të vihej në rrezik.

 

Rrokaqielli ia jep formën bllokut të ndërtesave, blloku krijon rrugën, rruga ia jep veten e saj njeriut.

 

Ka vetëm një rrugë të lirë nga t'i ikësh tëhuajtjes së shoqërisë së sotme: të tërhiqesh përpara se të tërhiqet ajo.

 

Nëpërmjet mitologjisë së Ajnshtajnit, bota lumturisht rifitoi imazhin e dijes të reduktuar në një formulë.

 

Të hash biftek rrallë...përfaqëson edhe një natyrë, edhe një moralitet.

 

Të përpiqesh të shkruash dashurinë do të thotë të përballësh handrakun e gjuhës: atë rajon të histerisë ku gjuha është njëkohësisht shumë e bollshme dhe shumë e mangët, e tepërt dhe e varfër.

 

Çfarë unë dua është ta jetoj të plotë kundërthënien e kohës sime, e cila mund ta bëjë fare mirë sarkazmën kusht të jetës sime.

 

Ai që publiku dëshiron është përfytyrrimi i pasionit, jo vetë pasioni./Elida BUÇPAPAJ
 
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.