Voal-online 7 SHTATOR - Serbia nuk dëshiron ta
njohë vendin tonë në mënyrë paqësore, prandaj ajo bëri gjithçka për të na
shkatërruar. Të gjitha përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje paqësore
ishin të pamundura. Në mënyrë që ta shpëtojë popullin, NATO-s iu desh të
ndërhyjë.
Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur,
demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të
integruar në Bashkimin Evropian, NATO me miqësinë e përherëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Unë dua të theksoj se pavarësia e Kosovës duhet
dhe do të njihet plotësisht.
Kosova është një vend i vogël, por ka aq shumë
pasuri që ia ka falur Zoti.
Kosova sot është më pranë Europës se vendet e
tjera të rajonit të Evropës Juglindore.
Vizioni im është që vendi ynë duhet të
integrohet në Bashkimin Evropian, ta transferojmë një pjesë të pavarësisë sonë
atje. Është gjithashtu detyra jonë ta bëjmë atë, nëse ne duam të ndërtojmë një
treg dhe një e konomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin unë jam duke
punuar dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.
Sa i
përket shqetësimit që shpreh Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në
privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e
Republikës Federale të Jugosllavisë.
Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën
aktuale të punësimit, në rreth 70% të popullsisë, e cila është e re, me
potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë
fusha.
Siç e shihni problemet politike janë të lidhura ngushtë me problemet ekonomike.
Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë dhe kjo është
arsyeja pse të gjitha këto probleme janë të përfshira në programin e qeverisë
së sapozgjedhur.
Gjatë këtyre viteve që kanë pasuar luftën, problemi më urgjent që ne kemi hasur
ishte: për të aktivizuar ndërmarrjet publike, për t'i sjellë ato deri në
nivelin që kërkojnë tregjet ndërkombëtare dhe tani jemi duke u përgatitur për
privatizimin e tyre.
Së pari, ne do të përqëndrohemi në privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme, vijuar nga industria e mesme dhe pastaj ne do të lëvizim drejt
industrisë së rëndë.
Kosova sot është më afër Evropës se vendet e tjera të rajonit të Evropës
Juglindore.
Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri
politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe
për të vazhduar me marrëdhëniet tona të mira me SHBA.
Qeveria jonë është e gatshme për të garantuar investimet, dhe pastaj ne do të
krijojmë stimujt e taksave. Ne jemi të interesuar t'i kemi të gjitha këto gjëra
dhe me privatizimin ne gjithashtu duam të krijojmë më shumë vende pune dhe
kushte më të mira për punëtorët.
Ministritë e ndryshme duhet të punojnë më shumë në promovimin e vendit, për të
ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet përgatitur, në
mënyrë që të aktivizoni biznesmenët tanë të kenë më shumë kontakte. Ne duhet të
krijojmë një imazh pozitiv për veten.
Do të ketë shumë kompani konkurruese dhe të forta që do të vijnë këtu dhe, edhe
pse Kosova është një vend i vogël që pa dyshim ka shumë për të ofruar për
tregtinë globale; një nga interesat tona kryesore është që ta shpalosë këtë në
tregun botëror.
Ne patëm shumë ndihmë ndërkombëtare, veçanërisht nga BE dhe SHBA, çka na
ndihmoi për të dalë nga kjo fazë e jashtëzakonshme, për t'i dhënë ca dinamizëm
Kosovës.
Ne kemi euron monedhë, çka do të thotë shumë. Ajo nuk e ka stabilizuar vetëm
situatën në Kosovë politikisht dhe ekonomikisht, por i ka lehtësuar edhe
kontaktet e drejtpërdrejta që kemi me Europën./Mblodhi dhe përgatiti: ELIDA BUÇPAPAJ