VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA SOCRATES (Sokrati, 469-399 para Krishtit)

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA SOCRATES (Sokrati, 469-399 para Krishtit)

E Mërkurë, 12.19.2012, 10:16am (GMT+1)



Voal-online -19 DHJETOR - Urtësia e vetme e vërtetë është të dish se ti nuk di asgjë.

Gjithsesi, martohu. Nëse merr një grua të mirë, ti do të bëhesh i lumtur, nëse merr një grua të keqe, ti do të bëhesh filozof.

Shpirtrat e të gjithë njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë të pavdekshëm dhe hyjnorë.

Unë jam njeriu më i zgjuar gjallë, sepse unë e di një gjë, dhe kjo është se unë nuk di asgjë.

Urtësia fillon në çudinë.

Një njeri i ndershëm është gjithmonë një fëmijë.

Sa për mua, e gjitha çfarë di është se nuk di asgjë.

Është më i pasur ai i cili është i kënaqur me pak, sepse kënaqja është pasuri e natyrës.

Fjalët e rreme nuk janë vetëm e keqja në vetvete, por ato infektojnë shpirtin me të keqe.

Shpenzoje kohën tënde me përmirësimin e vetes nëpërmjet shkrimeve të të tjerëve, kështu që do ta fitosh lehtësisht atë për të cilën të tjerët kanë punuar shumë.

Një sistem i moralit i cili është i bazuar në vlerat relative emocionale është një iluzion i thjeshtë, një konceptim tërësisht vulgar në të cilin nuk ka asgjë të vërtetë.

Ji i ngadalshëm për të krijuar një miqësi, por kur e krijon atë, vazhdoje fort dhe me vendosmëri.

Dija e vërtetë ekziston në pranimin se ti nuk di asgjë.

Dituria e vërtetë vjen në secilin prej nesh kur e kuptojmë se sa pak ne e kuptojmë jetën, veten, dhe botën rreth nesh.

Njerëzit pavlefshëm jetojnë vetëm për të ngrënë dhe për të pirë; njerëzit me vlerë hanë dhe pijnë vetëm për të jetuar.

Unë nuk di asgjë, përveç faktit të injorancës sime.

Ji si dëshiron që të dukesh.

Nga dëshirat më të thella shpesh vijnë urrejtje vdekjeprurëse.

Vdekja mund të jetë bekimi më i madh i të gjitha bekimeve njerëzore.

Unë dola në përfundimin se nuk ishte zgjuarsia ajo që ua mundësonte poetëve të shkruajnë poezitë e tyre, por një lloj i instinktit apo frymëzimi, të tilla si ju i gjeni në vizionarët dhe profetët të cilët i japin të gjitha mesazhet e tyre sublime, pa e ditur aspak çfarë kuptimi ato kanë.

Jo jeta, por jeta e mirë, është më së shumti për t'u vlerësuar.

Bukuria është mjeti me të cilin njeriu kënaq kureshtjen për të zgjeruar llojin e tij.

Ai që do të lëvizë botën, të lëvizë më parë veten.

Mënyra më e mirë për të jetuar me nder në këtë botë është të jemi ata që ne pretendojmë të jemi.

Sa i përket martesës ose beqarisë, njeriu le të marrë cilën ai dëshiron, e sigurt është se do të pendohet.

Është një njeri i guximit ai nuk ik, por qëndron në postin e tij dhe lufton kundër armikut.

Lutjet tona duhet të jenë për bekime në përgjithësi, sepse Perëndia e di më së miri atë që është e mirë për ne.

Unë e di që jam inteligjent, sepse unë e di se nuk di asgjë.

Nëse fatkeqësitë i vëmë në një grumbull të gjitha bashkë, ku secili duhet të marrë një pjesë të barabartë, shumica e njerëzve do të jenë të kënaqur për të marrë të tyren dhe për t'u larguar.

Jeta e pakontrolluar nuk ia vlen të jetohet.

Bukuria është një tirani jetëshkurtër.

Sapo të bëhet barabar me burrin, gruaja bëhet eprore e tij.

Ai i cili është lënduar nuk duhet të marrë hak për lëndimin, sepse asgjë nuk është e sigurtë se ai nuk do të bëjë një padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të marrim hak për lëndimin ose t'i bëjmë keq ndokujt, sado që kemi vuajtur nga ai.

Unë kam qenë me të vërtetë shumë i ndershëm për të qenë politikan dhe për të jetuar.

Nëse një njeri është krenar për pasurinë e tij, ai nuk duhet lavdëruar deri sa të dihet si është pasuruar.

Nuk ka rëndësi të jetosh, por ka rëndësi të jetosh me të drejtë.

Unë vetëm dëshiroj që njerëzit e zakonshëm të kishin një kapacitet të pakufizuar për të bërë dëm, atëherë ata mund të kenë një fuqi të pakufizuar për të bërë mirë.

Fundi i jetës është që të jesh si Perëndia, dhe shpirti që i bindet Perëndisë do të jetë si Perëndia./ELIDA BUÇPAPAJ


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA ARTHUR SCHOPENHAUER (Artur Shopenhauer, 1788-1860) (12.03.2012)
AFORIZMA NGA RONALD REAGAN (Ronald Regan, 1911-2004) (10.29.2012)
AFORIZMA NGA ELEANORE ROOSEVELT (Eleanorë Ruzvelt, 1884-1962) (09.29.2012)
AFORIZMA NGA ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891) (09.19.2012)
AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVA (2.12.1944- 21.01.2006) (09.07.2012)
AFORIZMA NGA JEAN-JACQUES ROUSSEAU (Zhan-Zhak Ruso, 1712-1778) (08.31.2012)
AFORIZMA NGA ANTHONY QUINN (Entoni Kuin, 1915- 2001) (08.11.2012)
AFORIZMA NGA EZRA POUND (Ezra Paund, 1885-1972) (07.31.2012)
AFORIZMA NGA NATALIE PORTMAN (1981) (07.12.2012)
AFORIZMA NGA MARCEL PROUST (Marsel Prust, 1871-1922) (06.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]