VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA ELIZABETH TAYLOR (Elizabet Tejlor, 1932-2011)

E Premte, 02.22.2013, 09:45am (GMT1)



Voal-online - 22 SHKURT - Unë kam trupin e një gruaje dhe emocionet e një fëmije.

Është e çuditshme që vitet na e mësojnë durimin, se, sa më e shkurtër koha jonë, më i madh kapaciteti ynë i pritjes.

Problemi me njerëzit që nuk kanë vese është se në përgjithësi ju mund të jeni shumë i sigurt se ata do të kenë disa virtyte mjaft të bezdisshme.

Kur njerëzit të thonë: "Ajo mori gjithçka"', unë kam një përgjigje - Unë nuk kam pasur të nesërme.

Unë ndihem shumë aventureske. Ka kaq shumë dyer të hapura, dhe nuk kam frikë për të kërkuar prapa tyre.

Unë jam një e mbijetuar - një shembull i gjallë i asaj se nëpër çfarë mund të kalojnë njerëzit dhe të mbijetojnë.

Unë i adhuroj stolitë , por jo për shkak se ato janë të miat. Ti nuk mund të zotërosh rrezatimin, ti vetëm mund ta admirosh atë.

Vajzat e mëdha kanë nevojë për diamante të mëdhenj.

Disa nga burrat e mi më të mirë e më kryesorë ishin qenë dhe kuaj.

Unë i kam kaluar të gjitha sfidat, i dashur, unë jam nëna kurajo.

Nëna ime thotë se unë nuk i hapa sytë për tetë ditë pasi linda, por kur i hapa, gjëja e parë që pashë ishte një unazë martese. Dhe më kanë mbetur sytë atje.

Unë jam një grua shumë e përkushtuar. Dhe më duhej të isha e tillë - për të qenë e martuar kaq herë.

Unë mendoj se jam duke u rritur më në fund - me kohën.

Ju e gjeni se kush janë miqtë tuaj të vërtetë, kur jeni i përfshirë në një skandal.

Unë kam pranuar gjithmonë se jam sunduar nga pasionet e mia.

Unë mendoj se kur arrijnë një moshë të caktuar disa burra kanë frikë nga mosha. Duket se sa më shumë burrat moshohen, aq më tepër gratë e tyre rinohen.

Pra, kaq shumë për të bërë, kaq pak bërë, sa gjëra presin.

Nëse dikush është aq i marrë sa të më ofrojë një milion dollarë për të bërë një foto, unë nuk jam sigurisht aq e marrë sa ta refuzoj atë.

Unë kam fjetur vetëm me buurat me të cilët kam qenë e martuar. Sa gra mund ta bëjnë këtë pohim?

Unë nuk pretendoj të jem një amvisë e zakonshme.

Nuk është puna të kesh, puna është të marrësh.

Çdo gjë më bën nervoze - me përjashtim të bërjes së filmave.

Njerëzit që më njohin mirë, më thërrasin Elizabeth. Nuk më pëlqen emri Liz.

Unë nuk kam lexuar asnjë autobiografi rreth meje.

Unë me të vërtetë nuk mbaj mend shumë rreth Kleopatrës. Ka qenë shumë gjëra të tjera në vazhdim e sipër.

Martesa është një institucion i madh.

Suksesi është një deodorant madh.
/ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.