VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MITERRAND - 'MARGARET THATCHER KA SYTË E KALIGULËS DHE GOJËN E MARILYN MONROES'
REAGAN - 'AJO ËSHTË NJERIU MË I MIRË I ANGLISË'

E Martë, 04.09.2013, 10:57am (GMT1)




Voal-online 9 PRILL - *François Mitterand për Zonjën e Hekurt: "Margaret Thatcher ka sytë e Kaligulës dhe gojën e Marilyn Monroe".

*Ronald Reagan për Margaret Thatcher: "Ajo është njeriu më i mirë i Anglisë."

*President Gorbachev për Margaret Thatcher: "Ajo është një Zonjë e Hekurt".

*"Margaret Thatcher është gruaja më e shquar Angleze e kohës sonë." Charles Moorem bibiograf i saj.

*" Ajo është luaneshë e rrethuar prej minjve", John Biffen, konservator në Dhomën e Lordëve.

"Margaret Thatcher më jepte mua dhimbje koke", Helmut Kohl.

*" Për ne nuk ishte Zonja e hekurt. Për ne ishte e mira dhe e dashura Zonja Thatcher", Alexander Dubçek.

*"Isha dakord me të apo nuk isha dakord me të, ajo ishte një lidere e shquar", Tony Blair u thotë studentëve në Lafayette College.

* "Ajo është Burri i Hekurt", Yasser Arafat.

* "Atila the Hen", Sir Clement Freud, 1974, anëtar i Parlamentit Britanik, nipi i Sigmund Freud

*"Në praninë e saj ti e harron menjëherë se ajo është grua." Zbigniew Brzezinski.

*"Kur Zonja e Hekurt u bë garant për autenticitetin e Gorbaçovit, ajo i hoqi atij një peshë suhmë të madhe që askush nuk mund ta bënte, jo se Ronald regan nuk do të zhvillonte marrëdhëniet që zhvilloi, por mbështetja që i dha ajo ndihmoi që t'ia lehtësonte këto marrëdhënie", Richard Norton Smith, historian i presidentëv në George Mason University.

*"Ronnie dhe Margaret ishin shpirtra binjakë në politikë, të përkushtuar tek liria dhe për t'i dhënë fund erës të komuniszmit." Nancy Reagan.

*"Kujtimet e Margaret Thatcher janë esenciale për të kuptuar kohën e saj.. ato janë të kulluara, të sigurta dhe të domosdoshme",Henry Kissinger.

""Ajo po përpiqet të veshë pantallonat e Winston Churchill", Leonid Brezhnev./ELIDA BUÇPAPAJ




ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.