VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA ALFRED LORD TENNYSON (Alfred Lord Tenison, 1809-1892)

E Hënë, 04.22.2013, 10:15am (GMT1)



Voal-online - 22 PRILL - Është më mirë të kesh dashur dhe ta kesh humbur dashurinë se të mos kesh dashur kurrë askënd.

Forca ime ka forcën e dhjetëve, sepse zemra ime është e pastër.

Asnjë njeri nuk arrin ndonjëherë shumë lart duke i ulur njerëzit e tjerë poshtë.

Ëndrrat janë të vërteta aq kohë sa ato zgjasin, e ne a nuk jetojmë në ëndrra?

Ruaji mendimet tua bredharake me një përkujdesje xheloze, sepse fjala nuk është tjetër vetëm se një ndërmjetësuese e mendimeve, dhe çdo budalla mund ta lexojë qartë në fjalët e tua atë që është në mendimet tua.

Fjalët, si natyra, përgjysmë e zbulojnë dhe përgjysmë e fshehin shpirtin përbrenda.

Dituria vjen, por zgjuarsia lëngon.

Kush është i urtë në dashuri, dashuron shumë, flet pak.

Ka më shumë besim në dyshimin e ndershëm, më besoni, se në gjysmëbesimet.

Një gënjeshtër e cila është një gjysmë e vërtetë, është ndonjëherë më e zeza e gënjeshtrave.

Dashuria është ari i vetëm.

Unë jam një pjesë e gjithçkaje që kam takuar.

Të luftosh, të kërkosh, të gjesh, dhe të mos japësh.

Kulimi i dhembjes së dëshprimit është kur i kujton kohët e lumtura.

Vetë-respekt, vetë-njohje, dhe vetë-kontroll; thjesht këto të tria të çojnë në pushtet sovran.

Unë duhet të zhyt veten në veprim, që të mos tretem në dëshpërim.

Meshkujt më së shumti ndryshojnë si Qielli me Tokën, në më të keqen dhe më të mirën, janë si Qielli dhe Ferri.

Ne nuk mund të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin as edhe për një orë. Ne pëshpëritim, dhe nënqeshim dhe zgërdheshim ndaj turpit të vëllait tonë. Ngado që marrësh, ne njerëzit jemi një racë e vogël.

Më mirë të mos jesh fare se sa të mos jesh fisnik.

Nuk iu takon të japin përgjigje: Nuk ju takon për arsyen të pyesin: iu takon ta bëjnë dhe të vdesin.

Lumturia e një njeriu në këtë jetë nuk konsiston në mungesën por në mjeshtërinë e pasioneve tij.

Nga gjaku është një mbret, nga zemra është një klloun.

Gishti i Perëndisë e preku dhe atë e zuri gjumi.

Një buzëqeshje jashtë është shpesh një ngrysje në shtëpi.

Nuk bën miq kurrë ai që nuk bëri asnjë armik.

Nuk ka asnjë lavdi si e atyre që shpëtuan vendin e tyre.

Përgatite zemrën tënde të përballë çastin, por mos ëndërro se çasti do të zgjasë.

Kaq shumë botë, kaq shumë për të bërë, kaq pak gjëra të bëra, kaq shumë për t'u bërë.

Nuk është kurrë tepër vonë për të kërkuar një botë më të re.

Unë trashëgimtar i të gjitha moshave, në pjesët më kryesore të kohës.

Mëkati është tepër i marrë për të parë përtej vetveten.

Cilat janë të drejtat e atyre që nuk guxojnë të rezistojnë për to?

Autoriteti e harron një mbret që po vdes.

O tokë, çfarë ndryshimesh ke parë!

As perënditë vetë nuk mund t'i kthejnë mbrapsht dhuratat e tyre.

Të njëjtat fjalë fshehin dhe deklarojnë mendimet e njerëzve./Përktheu: ELIDA BUÇPAPAJ


Përktheu: ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.