VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Vera Wang

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Vera Wang
E Djelë, 09.20.2009, 04:37pm (GMT+1)

 

 

Voal-online 20 shtator- Pas mijëra intervistash dhe bisedash kemi këtu disa citate nga Vera Wang.  Teksa do të lexoni mes rreshtave të këtyre citateve, do të shikoni se vërtetë ajo është në harmoni të madhe me femrat të cilat lënë në duart e saj veshjet e tyre të mrekullueshme!

"Një femër nuk është kurrë më sexy se kur ndjehet rehat me veshjet e saj."

"Të gjitha ato vite të patinazhit dhe të kërcimit i kam lënë pas. Unë nuk mund të dizajnoj asnjë veshje pa menduar si do të duket trupi i një femre dhe si do të lëvizë ajo kur ta ketë veshur atë."



"Si nënë e dy vajzave, unë kam respekt të madh për femrat. Dhe nuk dua ta humbas kurrë këtë ndjenjë."

"Mos u druaj se duke mësuar po humbet kohën. Është gjë e mirë që të punosh për njerëzit e tjerë. Unë punova për të tjerët 20 vjet.
Ata më paguan mua që unë të mësoj."

 

"Moda nuk përbën një sfidë më të madhe sesa të gjesh se çfarë veshjeje bën për natën pa u dukur sikur ke veshur kostum."



"Unë adhuroj sfidën e të krijuarit veshje vërtetë moderne, kur personaliteti i femrës dhe ndjesia e vetvetes shpalosen. Unë dua që njerëzit t'i shikojnë veshjet, por sytë t'iu mbeten tek femrat."

 

"E shoh veten si moderniste të vërtetë. Madje edhe kur bëj një fund tradicional, ia bëj atij një kind modern. Unë kthehem në të shkuarën për të bërë kërkime. Më duhet të di çfarë modash ka pasur më herët, në mënyrë që t'i thyej ligjet."

 


"Unë doja ta përkufizoja fjalorin e martesës si vizualisht ashtu edhe intelektualish.
Libri është më shumë se për dasmat apo veshjet e dasmave. Është një metaforë për jetën e femrave, për shpirtin e tyre krijues."


"Unë punoj me strukturë, por dal jashtë kuzimeve dhe vë vulën time. Adhuroj sfidën e të krijuar veshje vërtetë moderne ku personaliteti i femrës dhe ndjesia e stilit të jenë realizuar."

 

"Kam filluar dizajnin qëkur isha 8 vjeçe. Filloba të skicoj veshje të cilat duhej t'i vishja kur bëja patinazh. Isha gjithmonë e përpirë nga të gjitha aspektet e patinazhit, jo veç në teknikë, jo veç në koreografi apo muzikë, por në të gjitha, po ashtu se si të vishesha."

 

"Është një stërvitje e mrekullueshme të rrish e të shohësh veprat e tua pas shumë vitesh."


"Kjo është për të gjitha femrat që e pranojnë estetikën time, por nuk mund të pranojnë një veshje të Vera Wang. Nëse femrat gjejnë në ato veshje diçka sadopak apo sadoshumë nga unë kjo për mua ka shumë rëndësi."

"Kur vendosa të martohem, 40 vjeçe, nuk mund të gjeja një veshje me modernitetin apo me sofistikimin që doja. Ky është momenti kur unë pashë mundësinë për biznesin e fustaneve të femrave."


"Një veshje nusërie duhet të jetë e tillë që nusja të mund të kërcejë me të. Unë e adhuroj idenë që gjërat të jenë praktike dhe të kenë dukje të përkryer."/Elida BUÇPAPAJ

 

Fustanë nusërie që mbajnë firmën e Vera Wang

 

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Zbigniev Bërzezhinskit (Zbigniew Brzezinski) (09.10.2009)
Aforizma të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges) (08.27.2009)
Aforizma të Roland Bartit (Roland Barthes) (08.12.2009)
Aforizma të Brizhitë Bardosë (Brigitte Bardot) (07.26.2009)
Aforizma të Sol Bellout (Saul Bellow) (06.21.2009)
Aforizma të Monika Beluçit (Monica Bellucci) (06.16.2009)
Aforizma të Henri Bergsonit (06.10.2009)
Aforizma të Halle Berit (Halle Berry) (06.04.2009)
ARTUR SHOPENHAUER: Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për ta shumuar llojin njerëzor (06.02.2009)
Aforizma të Samuel Beketit (Samuel Beckett) (05.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]