VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821)

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821)
E Hënë, 09.28.2009, 01:07pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online 28 shtator -Një njeri i famshëm e humb dinjitetin sa më nga afër ta shikosh.

 

Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.

 

Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij.

 

Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.

 

Revolucioni nuk mund të bëhet as nuk mund të ndalet. E vemtja gjë që mund të bëhet është që njëri prej disa fëmijëve të tij t'ia japë atij kahjen drejt fitores.

 

Revolucioni është ideja që ka gjetur bajonetat e saj.

Një ushtar mund të luftojë gjatë dhe fort për një gradë sadopak të vogël.

 

Froni është vetëm një stol veshur me kadife.

 

Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.

 

Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.

 

Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.

 
Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.


Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.

 

Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.

Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.

Doktorët duhet të kenë më tepër jetë që të përgjigjen për botën e përtejme se ne gjeneralët.

Duhet të kemi paramendim, domosdo, por jo parashikim.

 

Gazetave armiqësore duhet t'iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.

 

Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.

 

Nga majat e këtyre piramidave na shikojnë 40 shekuj.

 

Qëllimet e mëdha janë pasioni i karaktereve të mëdha. Ata që e kanë atë mund të luajnë akte shumë të mira apo shumë të këqija. Gjithçka varet prej parimeve prej të cilave ata udhëhiqen.

 

Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen.

 

Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.

 

Historia është një tërësi rrenash për të cilat është rënë dakord.

 

Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

 

Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i qeverisë është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.

 

Nuk jam pasues i Luigjit XVI, por i Karlit të Madh.

 

Kam vetëm një këshillë për ty, ji mjeshtër.

 

E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.

 

I kam krijuar të gjithë gjeneralët nga balta.

Nëse më duhej të zgjidhja një religjion, dielli si dhënës universal I jetës do të ishte zoti im.

 

Nëse duan paqe, kombet duhet t'i shmangin pickimet që iu paraprijnë gjëmimeve të topave.

Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.

 

Nëse dëshiron të jesh një sukses botëror, mos pemto asgjë, mos shpall asgjë.

 

Përfytyrimi udhëheq botën.
 
E pamundshmja është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.


Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.
 
Në politikë marritë nuk janë dobësi.

 

Në politikë...kurrë mos u tërhiq...kurrë mos u tërhiq...kurrë mos prano një gabim.

Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.

 

Kërkon më shumë trimëri vuajtja se vdekja.

Talenteve duhet t'iu hapen të gjitha rrugët.

 

Barnat janë vetëm për pleqtë.

Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtuteve të tyre.

 

Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.

Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat kurrë aftësitë.

Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.

 

Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim.

Asgjë nuk është më e vështirë, prandaj edhe më e vlefshme, se të jesh i zoti të vendosësh.

Nëse dikush dëshiron të ruajë epërsinë e tij duhet t'i ndyshojë taktikat e tij çdo dhjetë vjet.

Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.


Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.

Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.

Pasuria nuk është të kesh thesare, por të dish t'i përdorësh ata.

Mosbesimi është virtut në histori po ashtu në filozofi.

 

Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.

Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshin.

 

Ushtria është fisnikëria e lartë e vërtetë e këtij vendi.

Fushëbeteja është skenë e kaosit konstant. Dimri mund të jetë ai që e kontrollin atë kaos, si të vetin edhe të armiqve.

 

Bari më i mirë për trupin është mendja e kthjellët.

Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.

Gjerësia e mendjes suaj është e kufizuar vetëm nga aftësia juaj për të dashur dhe për të zaptuar me dashurinë tënde hapësirën rrotull jush dhe gjithçka që përmban ajo.


Durimi është virtuti kryesor i një ushtari; guximi është i dyti.


Krimi është ngjitës si murtaja.

Ki frikë jo nga ata që nuk pajtohen me ty, por atyre që nuk pajtohen, por janë aq të ulët sa nuk të tregojnë.

 

Burrë i fortë është ai që është i zoti të krijojë komunikimin midis shqisave dhe mendjes.

 

Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.


Zgjuarsia më e vërtetë është vendosmëria e plotë.


Janë vetëm dy forca në këtë botë, shpata dhe shpirti. Me kalimin e kohës shpata gjithmonë pushtohet nga shpirti.

 

Janë vetëm dy forca që i bashkojnë njerëzit  - frika dhe interesi.

Qesharaken dhe sublimen i ndan vetëm një hap.

 

Hidhi tutje shqetësimet kur i hedh tutje rrobat për të fjetur.

 

Të bësh gjithçka për të cilën je i aftë, do të thotë je njeri; të bësh gjithçka që ti dëshiron, do të thotë je perëndi.

 

Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.

Lufta është biznesi i barbarëve.

 Uji, ajri dh pastërtia janë artikujt kryesorë në farmacinë time.

 

Duhet të qeshim për njeriun që të mos qajmë për të.

 
Kur njerëzit e vegjël marrin përsipër vepra të mëdha, ata gjithmonë në fund i zbresin në nivelin e medikoritetit të tyre.

Me guxim njeriu mund të bëjë shumëçka, por jo gjithçka.

 

Mos e kini frikë vdekjen, djelmosha; mundeni atë dhe dërgojeni në radhët e armiqve.

 

Nuk duhet të luftosh gjithmonë me të njëjtin armik, përndryshe do t'ia mësosh krejt artin tënd të të luftuarit./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Vera Wang (09.20.2009)
Aforizma të Zbigniev Bërzezhinskit (Zbigniew Brzezinski) (09.10.2009)
Aforizma të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges) (08.27.2009)
Aforizma të Roland Bartit (Roland Barthes) (08.12.2009)
Aforizma të Brizhitë Bardosë (Brigitte Bardot) (07.26.2009)
Aforizma të Sol Bellout (Saul Bellow) (06.21.2009)
Aforizma të Monika Beluçit (Monica Bellucci) (06.16.2009)
Aforizma të Henri Bergsonit (06.10.2009)
Aforizma të Halle Berit (Halle Berry) (06.04.2009)
ARTUR SHOPENHAUER: Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për ta shumuar llojin njerëzor (06.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]