VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821) E Hënë, 09.28.2009, 01:07pm (GMT1)
Voal-online 28 shtator -Një njeri i famshëm e humb dinjitetin sa më nga afër ta shikosh. Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë. Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij. Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë. Revolucioni nuk mund të bëhet as nuk mund të ndalet. E vemtja gjë që mund të bëhet është që njëri prej disa fëmijëve të tij t'ia japë atij kahjen drejt fitores. Revolucioni është ideja që ka gjetur bajonetat e saj. Froni është vetëm një stol veshur me kadife. Njeriu i vërtetë nuk urren askënd. Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë. Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit. Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë. Gazetave armiqësore duhet t'iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave. Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën. Nga majat e këtyre piramidave na shikojnë 40 shekuj. Qëllimet e mëdha janë pasioni i karaktereve të mëdha. Ata që e kanë atë mund të luajnë akte shumë të mira apo shumë të këqija. Gjithçka varet prej parimeve prej të cilave ata udhëhiqen. Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen. Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë. Historia është një tërësi rrenash për të cilat është rënë dakord. Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord. Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i qeverisë është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan. Nuk jam pasues i Luigjit XVI, por i Karlit të Madh. Kam vetëm një këshillë për ty, ji mjeshtër. E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë. I kam krijuar të gjithë gjeneralët nga balta. Nëse duan paqe, kombet duhet t'i shmangin pickimet që iu paraprijnë gjëmimeve të topave. Nëse dëshiron të jesh një sukses botëror, mos pemto asgjë, mos shpall asgjë. Përfytyrimi udhëheq botën. Në politikë...kurrë mos u tërhiq...kurrë mos u tërhiq...kurrë mos prano një gabim. Kërkon më shumë trimëri vuajtja se vdekja. Barnat janë vetëm për pleqtë. Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak. Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim. Nëse dikush dëshiron të ruajë epërsinë e tij duhet t'i ndyshojë taktikat e tij çdo dhjetë vjet. Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.
Mosbesimi është virtut në histori po ashtu në filozofi. Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë. Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshin. Ushtria është fisnikëria e lartë e vërtetë e këtij vendi. Bari më i mirë për trupin është mendja e kthjellët.
Burrë i fortë është ai që është i zoti të krijojë komunikimin midis shqisave dhe mendjes. Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.
Janë vetëm dy forca që i bashkojnë njerëzit - frika dhe interesi. Hidhi tutje shqetësimet kur i hedh tutje rrobat për të fjetur. Të bësh gjithçka për të cilën je i aftë, do të thotë je njeri; të bësh gjithçka që ti dëshiron, do të thotë je perëndi. Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë. Duhet të qeshim për njeriun që të mos qajmë për të. Mos e kini frikë vdekjen, djelmosha; mundeni atë dhe dërgojeni në radhët e armiqve. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |