E Premte, 09.20.2019, 08:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA OSCAR WILDE (Oskar Uajlld, 1854-1900)

E Hënë, 08.05.2013, 03:34pm (GMT+1)



Voal-online - 5 GUSHT - Mbajeni dashurinë në zemrën tuaj. Një jetë pa atë është si një kopsht pa diell, kur lulet janë të vdekura.

Miqtë e vërtetë ta ngulin thikën në ballë.

Gjithmonë falni armiqtë tuaj - asgjë nuk i mërzit ata më shumë.

Disa shkaktojnë lumturi kudo që të shkojnë, të tjerët sa herë që të shkojnë.

Një ëndërrimtar është ai i cili mund ta gjejë rrugën e tij vetëm në dritë të hënës, dhe dënimi i tij është se ai e sheh agimin para pjesës tjetër të botës.

Si mund të pritet që një grua të jetë e lumtur me një burrë i cili insiston në trajtimin e saj sikur ajo të ishte një qenie tejet normale njerëzore.

Fëmijët fillojnë duke i dashur prindërit e tyre; pas një kohe i gjykojë ata; shumë rrallë, nëse ndonjëherë, i falin ata.

Çdo shenjtor ka një të shkuar dhe çdo mëkatar ka një të ardhme.

Unë jam aq i zgjuar sa nganjëherë nuk e kuptoj një fjalë të vetme të asaj që jam duke thënë.

Përvoja është thjesht emri që iu japim gabimeve tona.

Arsimi është një gjë e admirueshme, por është mirë të mbani mend nga koha në kohë që asgjë që vlen për ta ditur nuk mund të mësohet.

Midis burrave dhe grave nuk mund të ekzistojë ekziston miqësia. Ekzistojnë pasioni, armiqësia, adhurimi, dashuria, por jo miqësia.

Gratë janë bërë për t'u dashur, jo për t'u kuptuar.

Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam plakur unë e di se kjo është e vërtetë.

Mënyra e vetme për të hequr qafe tundimin është që t'i jepesh atij... Unë mund t'i rezistojë çdo gjëje përveç tundimit.

Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje - gratë  duan të jenë romanca e fundit e një burri.

Njeriu është shumë pak vetja, kur ai flet për veten e tij. Jepini atij një maskë, dhe ai do t'ju tregojë të vërtetën.

Ne jemi të gjithë në hendek, por disa prej nesh janë në kërkim të yjeve.

Një zotëri është ai i cili nuk i lëndon ndjenjat e askujt pa dashje.

Njeriu duhet të jetë gjithmonë në dashuri. Kjo është arsyeja që ai kurrë nuk duhet të martohet.

Janë vetëm dy tragjedi në jetë: njëra është të marrësh atë që e dëshiron, dhe të tjera është duke e marrë atë.

Është vetëm një gjë në jetë më e keqe se të bisedohet për të, dhe ajo është është të mos bisedohet fare për të.

Është më mirë të jesh i bukur se të jesh i mirë. Por... është më mirë të jesh i mirë sesa të jesh i shëmtuar.

Një njeri mund të jetë i lumtur me çdo grua, për aq kohë sa ai nuk e do atë.

Unë shoh kur buurrat i duan gratë. Ata iu japin atyre vetëm pak nga jeta e tyre. Por gratë, kur ato të duan, të japin gjithçka.

Egoizmi nuk është të jetosh si ke dëshirë për të jetuar, egoizimi është t'iu kërkosh të tjerëve të jetojnë si ke ti dëshirë për të jetuar.

Dashuria ndaj vetes është fillimi i një romance të përjetshme.

Pasuritë e zakonshme mund t'i vjedhësh; pasuritë e vërteta kurrë nuk mund të vidhen. Në shpirtin tuaj janë pafundësisht gjëra të çmuara të cilat askush nuk mund t'jua marrë.

Unë i zgjedh miqtë e mi për të dukjet e tyre të mira, të njohurit e mi për karakteret e tyre të mira dhe armiqtë e mi për intelektin e tyre. Një njeri nuk mund të jetë shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e armiqve të tij.

Një vepër arti është rezultat unik i një temperamenti unik.

Është absurde t'i ndajnë njerëzit në të mirë dhe të këqij. Njerëzit janë ose simpatikë ose bajatë.

Unë kam shije të thjeshta. Unë jam i kënaqur gjithmonë me të mirën.

Shumica e njerëzve janë njerëz të tjerë. Mendimet e tyre janë mendimet e dikujt tjetër, jeta e tyre është një imitim, pasionet e tyre janë një citat.

Asnjë artist i madh nuk i sheh ndonjëherë gjërat si ato janë në të vërtetë. Nëse ai e bën këtë, ai do të jetë më artist.

Ai nuk ka armiq, por është tepër i papëlqyeshëm nga shokët e tij.

Amerika është i vetmi vend që shkoi nga barbaria drejt dekadencës pa civilizim në mes.

Përvoja është një gjë që ju nuk mund ta fitoni për asgjë.

Fytyra e njeriut është autobiografia e tij. Fytyra e një gruaje është vepra e saj artistike.

Unë mund t'i rezistoj çdo gjëje përveç tundimit.

Duke na dhënë mendimet e të pashkolluarve, gazetaria na mban në kontakt me injorancën e komunitetit.

Puna është mallkimi i klasave pijanece.

Moda është një formë e shëmtisë, kaq e patolerueshme sa ne kemi për ta ndryshuar atë çdo gjashtë muaj.

E vërteta e kulluar është e rrallë dhe kurrë e thjeshtë.

Të gjitha gratë bëhen si nënat e tyre. Kjo është tragjedi e tyre. Asnjë burrë nuk bëhet i tillë. Kjo është tragjedia e tyre.

Kam parasysh teatrin si më i madh i të gjitha formave të artit, mënyra më e menjëhershme në të cilën një qenie njerëzore mund të ndajë me një tjetër kuptimin e asaj se çfarë duhet të jetë një qenie njerëzore.

Pakëz dinqeritet është një gjë e rrezikshme, dhe shumë sinqeritet është absolutisht fatal.

Një njeri që nuk mendon për vete nuk mendon fare.

Nëse dikush nuk mund të kënaqet duke lexuar një libër përsëri e përsëri, nuk ka kuptim ta lexojë atë fare.

Arti është mënyra më e fuqishme e individualizmit që bota ka njohur.

Nuk ka asgjë në botë si përkushtimi i një gruaje të martuar. Është një gjë për të cilën asnjë burrë i martuar nuk dim gjë.

Një ide që nuk është e rrezikshme, është krejtësisht e padenjë të quhet ide.

Bigamia është të paturit e një gruaje më shumë. Monogamia është e njëjtë.

Burrat martohen sepse ata janë të lodhur, gratë, sepse ato janë kurioze, të dyja janë të zhgënjyera.

Asnjë njeri nuk është mjaft i pasur sa për të blerë të kaluarën e tij.

Suksesi është një shkencë, e nëse ju i keni kushtet, e arrini rezultatin.

Gjithçka popullore është e gabuar.

E qeshura nuk është aspak një fillim i keq për një miqësi, dhe është tejet e mirë për t'i dhënë fund një miqësie.

Kush, duke qenë i dashuruar, është i varfër?

Nëse ju pretendoni të jeni mirë, bota ju merr shumë seriozisht. Nëse ju të pretendoni se jeni keq, bota nuk ju merr seriozisht. E tillë është marrëzia befasuese e optimizmit.

Ta presësh të papriturën tregon një intelekt tërësisht modern.

Demokracia nënkupton thjesht kamzhikosje e popullit nga populli për popullin.

Unë gjithmonë jap këshilla të mira. Është vetmja gjë që mund të bëj me to. Ato nuk kanë asnjë vlerë për mua.

Jeta nuk është e drejtë, dhe ndoshta kjo është një gjë e mirë për shumicën prej nesh që ajo nuk është e tillë.

Për sa kohë që lufta të konsiderohet si e ligë, ajo gjithmonë do të ketë magjepsjen e saj. Kur ajo të shikohet si vulgare, ajo do të pushojë të jetë popullore.

Të mashtrosh të tjerët. Kjo është ajo që bota e quan një romancë.

Kur perënditë dëshirojnë të ndëshkojnë, ato iu përgjigjen lutjeve tona.

Çfarë është një cinik? Një njeri që e njeh çmimin e gjithçkaje dhe vlerën e asgjëje.

Dallimi në mes letërsisë dhe gazetarisë është se gazetaria është e palexueshme dhe letërsia nuk lexohet.

Jeta është aq gjë e rëndësishme sa nuk mund të flitet ndonjëherë seriozisht për të.

Moraliteti është thjesht qëndrimi që mbajmë ndaj njerëzve të cilët ne personalisht nuk i pëlqejmë.

Humbja e një prindi mund të konsiderohet një fatkeqësi, humbja e të dyve duket si pakujdesi.

Patriotizmi është virtyti i të egërve.

Unë nuk jam aq i ri sa të di gjithçka.

Unë ndonjëherë mendoj se Zoti në krijimin e njeriut disi e mbivlerësoi aftësinë e tij.

Sa herë që njerëzit bien dakord me mua, unë gjithmonë ndjej se duhet të jem i gabuar.

Jeta imiton artin shumë më tepër se jeta imiton artin.

Pleqtë besojnë në çdo gjë, njerëzit në moshën mesatare dyshojnë në çdo gjë, të rinjtë dinë gjithçka.

Ambicia jonë duhet të jetë për të qeverisur veten, mbretëria e vërtetë për secilin prej nesh; dhe progresi i vërtetë është të dimëmë shumë, dhe të jemi më shumë, dhe të bëjmë më shumë.

Të gjitha poezitë e këqija burojnë nga ndjenja të vërteta.

Një poet mund të mbijetojë çdo gjë, por jo një gabim shtypi.

Unë jam i vetmi person në botë që do të doja të di gjithçka.

Sa kohë që një grua mund të duket dhjetë vjet më e re se vajza e saj, ajo është tejet e kënaqur.

Kujtesa... Është ditari që ne të gjithë e mbajmë për veten tonë.

Nuk është vetëm një klasë në komunitet që mendon më shumë për paratë se klasa e pasur, dhe kjo është klasa e varfër. I varfëri nuk mund të mendojë për asgjë tjetër.

Asnjë objekt nuk është kaq i bukur sa, nën kushte të caktuara, nuk do të dukej i shëmtuar.

Ambicia është streha e fundit e dështimit.

Nuk ka asnjë mëkat përveç marrëzisë.

Unë kurrë nuk udhëtoj pa ditarin tim. Njeriu gjithmonë duhet të ketë diçka të bujshme për ta lexuar në tren.

Unë mund të përballoj forcën brutale, por arsyeja brutale është e papërballueshme. Ka diçka të padrejtë në lidhje me përdorimin e saj. Ajo është goditja poshtë intelektit.

Çdo portret që është i ngjyrosur me ndjenja është një portret i artistit, jo i dados.

Nëse dikush mund të mësojë vetëm si të flasë anglisht, dhe irlandisht si të dëgjojë, shoqëria këtu do të ishte mjaft e qytetëruar.

Shoqëria ekziston vetëm si një koncept mendor; në botën reale janë vetëm individët.

Bota është një skenë, por drama është luajtur keq.

Gjithkush që është i paaftë për të mësuar, ka vndosur të japë mësim.

Kur një burrë ka dashur dikur një grua, ai nuk do të bëjë asgjë për të, me përjashtim të vazhdojë dashurinë ndaj saj.

Gratë na duan për defektet tona. Në qoftë se ne kemi mjaft prej tyre, ato do të na falin gjithçka, edhe intelektin tonë gjigant.

Konsistenca është streha e fundit e fantazisë.

Urrejtja është e verbër, si dashuria.

Gruaja fillon duke iu rezistuar vardisjeve të një burri dhe përfundon duke bllokuar tërheqjen e tij.

Me anë të artit dhe vetëm nëpërmjet artit ne mund të realizojë përsosmërinë tonë.

Në Amerikë Presidenti mbretëron për katër vjet, dhe gazetaria qeveris për jetë të jetëve.

Kurdo që një njeri bën një gjë tërësisht të marrë, ajo është bërë gjithmonë nga motivet më fisnike.

Vetëm të cekëtit e njohin veten e tyre.

Një gjë nuk është domosdoshmërisht e vërtetë, ngaqë një njeri vdes për të.

Pesimist: Njeriu që, kur ka për të zgjedhur mes dy të këqijave, i zgjedh të dyja.

Romanca kurrë nuk duhet të fillojë me ndjenjë. Ajo duhet të fillojë me shkencë dhe në fund me një zgjidhje.

Unë nuk kam asgjë për të deklaruar, përveç gjenialitetit tim.

Asgjë nuk mund të shërojë shpirtin pos shqisave, ashtu si asgjë nuk mund të shërojë shqisat pos shpirti.

Librat që bota i quan të pamoralshme janë libra që ia tregojnë botës turpin e vet.

Biseda rreth motit është streha e fundit e fantazisë.

Kam vënë të gjithë gjenialitetin tim në jetën time, kam vendosur vetëm talentin tim në veprat e mia.

Më pëlqejnë personat më shumë se parimet, dhe më pëlqejnë personat pa parime më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

Gratë nuk janë të çarmatosura nga komplimentet. Burrat gjithmonë janë. Ky është dallimi në mes gjinive.

Iluzioni është i pari i të gjitha kënaqësive.

Është një gjë shumë e trishtuar që në ditët e sotme ka kaq pak informacione të padobishme.

Argumentet janë tejet vulgare, sepse të gjithë në shoqëri të mirë kanë pikërisht të njëjtin mendim.

Tallja është haraçi që mediokrit ia paguajnë gjeniut.

Baballarët nuk duhen parë as dëgjuar. Kjo është baza e vetme e duhur për jetën familjare.

Nëse dikush luan muzikë të mirë, njerëzit nuk dëgjojnë dhe në qoftë se dikush luan muzikë të keqe njerëzit nuk flasin.

Moderimi është një gjë fatale. Asgjë nuk ka sukses si tepërimi.

Ky makth është i tmerrshëm. Unë shpresoj se do të zgjasë.

Kur amerikanët e mirë vdesin ata shkojnë në Paris.

I gjithë arti është krejt e padobishëm.

Pse unë kam lindur me bashkëkohës të tillë?

Njeriu është një kafshë racionale që gjithmonë humb durimin e tij, kur ai thirret për të vepruar në pajtim me diktatet e arsyes.

Publiku është mrekullisht tolerant. Ai fal çdo gjë, përveç gjeniut.

Ekzistojnë vetëm dy lloje të njerëzve të cilët janë me të vërtetë interesante - njerëz të cilët dinë absolutisht gjithçka, dhe njerëzit të cilët nuk dinë absolutisht asgjë.

Një njeri nuk mund të jetë shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e armiqve të tij.

Baza e optimizmit është terror absolut.

Bota është bërë gjithnjë e më dyshuese ndaj çdo gjëje që duket si një jetë me fat të mirë.

Njeriu gjithmonë duhet të luajë në mënyrë të drejtë, kur i ka kartat fituese.

Një bukuri rreth martesës është se ajo krijon një jetë mashtrimi absolutisht të nevojshme për të dyja palët.

Ka gjithmonë diçka qesharake në lidhje me emocionet e njerëzve njëri  prej të cilëve ka pushuar së dashuri.

Argumentet duhet shmangur: ata janë gjithmonë vulgare dhe shpesh bindëse.

Misteri i vërtetë i botës është i dukshmi, jo i padukshmi.

Pyetjet nuk janë të pamatura, përgjigjet nganjëherë janë.

Avantazhi i emocioneve është se ato na çojnë në humbje.

Nuk ka asnjë domosdoshmëri për të ndarë monarkun nga turma; autoriteti i të gjihtëve është po aq i keq.

Nuk ka gjë të tillë si një libër moral ose amoral. Librat janë shkruar mirë ose të shkruar keq.

Në të gjitha çështjet e mendimit, kundërshtarët tanë janë të çmendur.

Ndoshta, pas së gjithash, Amerika asnjëherë nuk është zbuluar. Unë vetë do të thosha se ajo thjesht është hetuar.

Të edukuarit mirë grinden me njerëzit e tjerë. Të mençurit grinden me vetveten.

Ka shumë gjëra që ne do t'i hidhnim tutje në qoftë se ne nuk do të kishimn frikë se të tjerët mund t'i marrin ato.

Nuk ka asgjë të vështirë sa të martohesh me një hundë të madhe.

Jeta e vërtetë është shumë shpesh jeta të cilën njeriun nuk e jeton.

Kritiku duhet ta edukojë publikun; artisti duhet ta edukojë kritikun.

E kaluara e dikujt është ajo që është. Kjo është mënyra e vetme me të cilën njerëzit duhet të gjykohen.

Ndërsa ne kërkojmë që dramaturgu t'i japë romancës realizëm, ne i kërkojmë të aktorit për t'i dhënë realizmit romancë.

Dikush mund të mbijetojë çdo gjë, në ditët e sotme, me përjashtim të vdekjes, dhe të lënë prapa vetes çdo gjë me përjashtim të një reputacioni të mirë.

E mira përfundon lumturisht, e keqja palumturisht. Kjo është çfarë do të thotë trillim artistik.

Njeriu i cili mund të dominojë një tryezë darke në Londër, mund ta dominojë botën.

Ata që duan perënditë piqen të rinj.

Mjerisht, unë jam duke vdekur përtej mundësive të mia.

Vdekja dhe vulgaritet janë dy faktet e vetme në shekullin e nëntëmbëdhjetë, që nuk mund të gjenë shpjegim.

Në moment që ju mendoni se e kuptoni një vepër të madhe arti, ajo është e vdekur për ju.

Si e rrënon martesa një burrë! Ajo është demoralizuese sa cigaret, dhe shumë më e shtrenjtë.

Ka një luks në vetë-qortim. Kur ne fajësojmë veten ndjehemi sikur askush tjetër nuk ka të drejtë të na fajësojë.

Nëse ka më pak simpati në botë, do të ketë më pak probleme në botë.

Një nga mësimet e shumta që mëson në një burg është se gjërat janë ato që ata janë dhe do të jenë ato që do të jenë.

Bota është e ndarë në dy klasa, atyre që besojnë të pabesueshmen, dhe ata që bëjnë të pamundshëm.

Asgjë nuk është aq rënduese sesa gjakftohtësia.

Serioziteti është strehimi i vetëm i të cektit.

Është më mirë të kesh të ardhura të përhershme sesa të jesh interesant.

Njeriu mund të besoj të pamundurën, por njeriu kurrë nuk mund të besojë të pamundshmen.

Vetëm duke mos paguar faturat, mund të shpresojnë të jetojmë në kujtesën e klasave komerciale.

Vetëm një aksioner mund të admirojë në mënyrë të barabartë dhe të paanshme të gjitha shkollat ​​e artit.

Metëm modernja ndonjëherë bëhet modë e vjetër.

Bamirësia krijon një shumicë mëkatesh.

Imagjinata imiton. Është fryma kritike ajo që krijon.

Unë mendoj se shoqëria është mrekullisht e lezetshme. Për të qenë pjesë e saj është thjesht e mërzitshme. Por të jesh jashtë saj është thjesht një tragjedi./ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman,1819-1892) (07.15.2013)
AFORIZMA NGA LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519) (07.01.2013)
AFORIZMA NGA FRANÇOIS-MARIE AROUET VOLTAIRE (Fransua Mari Aure Volter, 1694-1778) (06.14.2013)
AFORIZMA NGA JOHN UPDIKE (Xhon Apdajk, 1932-2009) (05.28.2013)
AFORIZMA NGA MARK TWAIN (Mark Tuejn, 1835-1910) (05.11.2013)
AFORIZMA NGA ALFRED LORD TENNYSON (Alfred Lord Tenison, 1809-1892) (04.22.2013)
MITERRAND - 'MARGARET THATCHER KA SYTË E KALIGULËS DHE GOJËN E MARILYN MONROES'REAGAN - 'AJO ËSHTË NJERIU MË I MIRË I ANGLISË' (04.09.2013)
AFORIZMA NGA MARGARET THATCHER (Margaret Theçër, 1925) (04.04.2013)
AFORIZMA NGA HARRY TRUMAN (Harri Truman, 1884-1972) (03.13.2013)
AFORIZMA PËR GRUAN (03.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]