VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - URTI E SHENJTË NGA SOLOMONI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
URTI E SHENJTË NGA SOLOMONI

E Djelë, 08.25.2013, 08:20am (GMT+1)



Duke iu kthyer e rikthyer Librave të Shenjtë (Kuran & Bibel), pas çdo leximi të radhës, kam vënë re jo pa habi sesi përjetoja të njëjtin mrekullim si në leximet e para. Ishte një habi e një lloji të veçantë, të cilin s'ma jepnin as leximet artistike, as ato shkencore apo filozofike.

Në këto kohë të çmendura e të çoroditura ("post-moderne" na pëlqen t'i quajmë), kur "Shën Materies" i falen të gjithë dhe kur e Vërteta shëmbëllen me një prostitutë rrugësh, "shpirtrat e shëndoshë e mendjet e kthjellëta" (aq pak sa kanë tepruar) ndjehen më shumë se kurrë të tepërt, të braktisur e të tradhtuar. Arti ynë "post-modern" nuk vlen si ngushëllim për ta. Aq më pak filozofia. Përndryshe, do kishim pak më pak marrëzi e kotësi përreth e brenda nesh, pak më pak urrejtje e individualizëm, pak më pak "largime vullnetare nga jeta", d.m.th. vetëvrasje.

Tabloja aktuale e shoqërisë njerëzore, në të cilën mbizotëron dhuna, konflikti e urrejtja, të sjell nëpër mend veprën e dështuar të një "Piktori" tepër ambicioz e cinik. Sepse po rezultojnë të dështuar lloj-lloj projektesh e utopish politike, sociale, ekonomike, ideologjike etj. Atëherë "Piktori" (politikani, artisti, filozofi, ideologu etj.) fajëson e tallet me Krijuesin (Allahun, Zotin, Perëndinë). Dhe harron se kjo "tablo aktuale", në të gjitha "detajet", është një shmangie e plotë nga "Projekti Hyjnor" i Krijuesit.

Ndaj dhe vendosa ta ndaj pak nga magjia e Urtisë së Shenjtë me lexuesit e "Milosaos", duke zgjedhur për ta disa nga fjalët e urta të Solomonit (Sulejmanit). Shijoni "modernitetin" e universalitetin e këtyre porosive dhe, ju lutem, më jepni të drejtë. Por, gjithashtu, mos harroni: gjatë jetës së tij Solomoni pati si bashkëshorte 700 princesha dhe 300 konkubina, të cilat ia çoroditën zemrën dhe e larguan nga Rruga e Zotit...

R. Dibra


FJALET E URTA TE SOLOMONIT

o Frika e Zotit është fillimi i njohjes.
o Mëkatarët do të hanë frutin e sjelljes së tyre.
o Gjumi i të këqinjëve zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë.
o Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës.
o I pabesi mbahet nga litarët e mëkatit të tij.
o Zoti neverit: sytë mburravecë, gjuhën gënjeshtare, duart e përgjakura, zemrën që kurdis të keqen dhe këmbët që turren drejt saj, dëshmitarin e rremë dhe atë që fut grindje.
o Unë, dituria, rri me maturinë.
o Mos qorto tallësin sepse do të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të dojë.
o Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.
o Si unazë ari në feçkën e një derri është një grua e bukur që s'ka mend.
o Ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.
o Kush e do korrigjimin e do diturinë, ai që urren kritikën është budalla.
o Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.
o Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij.
o Pritja e zgjatur e ligështon zemrën.
o Budallenjtë qeshin me mëkatin.
o Lakmia është krimbi brejtës.
o Kush e kursen shufrën, urren birin e vet.
o Sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!
o Përpara lavdisë vjen përulësia.
o Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën.
o Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.
o Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit - fryma mburravece.
o Ai që urdhëron frymën e tij, vlen më tepër se ai që mposht një qytet.
o Dituria qëndron para syve të atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.
o Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.
o Një bashkëshorte e mençur vjen nga Zoti.
o Mos u shoqëro me atë që flet tepër.
o Shpirti është llamba e Zotit që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të Zemrës.
o Zoti i peshon zemrat.
o Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës.
o Mos e luaj kufirin e vjetër të vendosur nga etërit e tu.
o I drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, i pabesi rrëzohet.
o Nëse armiku yt ka uri, jepi të hajë.
o Mos u mburr me ditën e nesërme.
o Plagët e një shoku janë besnike.
o Një grua grindavece është si pikëllimi i një dite me shi.
o Kush i beson zemrës së tij është budalla.
o Katër gjëra të mrekullueshme nuk i marr vesh: Gjurmën e shqiponjës në ajër, gjurmën e gjarprit mbi shkëmb, gjurmën e anijes në mes të detit, gjurmën e burrit me një vajzë...
o Duke shtrydhur mërinë, prej saj del grindja.
o Mos ua jep forcën tënde grave, as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.
o Të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.
o Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shtyj deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.
o Blije të vërtetën dhe mos e shit atë.
o Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar, është si ai që zhvishet në një ditë të acartë.
o Ka më tepër shpresë për një budalla sesa për dikë që e kujton veten të urtë.
o Po i bekove të afërmit e tu në mëngjes herët e me zë të lartë, do ta zënë për mallkim.

Zgjodhi dhe përgatiti për botim: Ridvan Dibra

RIDVAN DIBRA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA OSCAR WILDE (Oskar Uajlld, 1854-1900) (08.05.2013)
AFORIZMA NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman,1819-1892) (07.15.2013)
AFORIZMA NGA LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519) (07.01.2013)
AFORIZMA NGA FRANÇOIS-MARIE AROUET VOLTAIRE (Fransua Mari Aure Volter, 1694-1778) (06.14.2013)
AFORIZMA NGA JOHN UPDIKE (Xhon Apdajk, 1932-2009) (05.28.2013)
AFORIZMA NGA MARK TWAIN (Mark Tuejn, 1835-1910) (05.11.2013)
AFORIZMA NGA ALFRED LORD TENNYSON (Alfred Lord Tenison, 1809-1892) (04.22.2013)
MITERRAND - 'MARGARET THATCHER KA SYTË E KALIGULËS DHE GOJËN E MARILYN MONROES'REAGAN - 'AJO ËSHTË NJERIU MË I MIRË I ANGLISË' (04.09.2013)
AFORIZMA NGA MARGARET THATCHER (Margaret Theçër, 1925) (04.04.2013)
AFORIZMA NGA HARRY TRUMAN (Harri Truman, 1884-1972) (03.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]