VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Truman Kapotit (Truman Capote, 1924-1984)

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 10:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Truman Kapotit (Truman Capote, 1924-1984)
E Shtunë, 10.10.2009, 08:06pm (GMT+1)

 

 

Voal-online 10 tetor - Biseda është dialog, nuk është monolog. Ja pse zhvillohen kaq pak biseda: tepër rrallë takohen dy bisedues të mençur.

 

E gjithë letërsia është thashethem.
 

Dështimi është kripa që e bën të shijshëm suksesin.

Miqësia është një harxhim i mrekullueshëm i kohës nëse jeni vërtet miqësor me dikë.  Ju nuk mund të keni aq shumë miq, sepse atëherë nuk jeni miq të vërtetë.

Unë besoj më shumë në gërshërët se në penën.

 

Më pëlqen të flas në televizor për ato gjëra që nuk ia vlen të shkruash rreth tyre.

 

U bëra njëmbëdhjetë vjeç, dikur më vonë u bëra gjashtëmbëdhjetë vjeç. Edhe pse atëherë nuk ma varte njeri, ato ishin vite të mrekullueshme.

Jeta është një dramë e mirë me një akt të tretë të shkruar keq.

 

Dashuria është një varg dashurish ashtu si natyra është një varg jete.

Keqardhja më e madhe në jetë është se fëmijëria ime ishte panevojshëm e vetmuar.

Nganjëherë kur mendoj sa do të jetë i mirë libri im, filloj të marr frymë me zor.

Kënaqësia më e madhe e të shkruarit në vetvete nuk është përmbajtja e asaj që shkruaj, por muzika e brendshme që mund të bëjnë fjalët.

Venecia është si të hash një kuti me çokollata me një hurbë.

 

Jam i gjatë si pistoletë dhe po aq i zhurmshëm.

Kur Zoti të jep një dhuratë, të jep gjithashtu një kërbaç; dhe kërbaçi të jepet vetëm për ta fshikulluar veten.

 

Të shkruarit ka ligjin e perspektivës, të dtirës dhe të hijes bash si piktura ose muzika. Nëse je lindur me to, mrekulli. Nëse jo, atëherë duhet t'i mësosh. Pastaj i rindërton rregullat për t'iu përshtatur atyre.

Të shkruarit nuk ishte më interesant kur zbulova ndryshimet midis të shkruarit të mir dhe atij të keq, madje më e lemerishmja, ndryshimin midis shkrimit të mirë dhe artit të vërtetë./Elida Buçpapaj
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Albert Kamysë (Albert Camus, 1913-1960) (10.03.2009)
Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821) (09.28.2009)
Aforizma të Vera Wang (09.20.2009)
Aforizma të Zbigniev Bërzezhinskit (Zbigniew Brzezinski) (09.10.2009)
Aforizma të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges) (08.27.2009)
Aforizma të Roland Bartit (Roland Barthes) (08.12.2009)
Aforizma të Brizhitë Bardosë (Brigitte Bardot) (07.26.2009)
Aforizma të Sol Bellout (Saul Bellow) (06.21.2009)
Aforizma të Monika Beluçit (Monica Bellucci) (06.16.2009)
Aforizma të Henri Bergsonit (06.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]