VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA STEFAN ZWEIG (Stefan Cvajg, 1881-1942)

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA STEFAN ZWEIG (Stefan Cvajg, 1881-1942)

E Martë, 10.01.2013, 04:40pm (GMT+1)


Voal-online - 1 TETOR - Vetëm njeriu që ka provuar dritë dhe errësirë, luftë dhe paqe, ngritje dhe rënie, vetëm ai njeri e ka jetuar vërtet jetën.
Në histori si në jetën njerëzore, pendesa nuk e rikthen një moment të humbur dhe një mijë vjet nuk e rikthejnë atë që është shumbur në një orë të vetme.
Çdo dallgë, pavarësisht sa lart dhe fuqishëm kreshtohet, do të rrënohet brenda vetes së saj.
Fati nuk është kurrë bujar, madje as për të favorizuarit. Rrallë perënditë i bëjnë më shumë dhurata një të vdekshmi se një të pavdekshmi.
Në histori momentet gjatë të cilave arsyeja dhe pajtimi mbizotërojnë janë të shkurtëra dhe të papërfillshme.
Shpirti i lirë dhe i pavarur që nuk ia nënshtron veten dogmës dhe nuk vendos në favor të asnjë pale, nuk ka vend në këtë botë.
Do të ishte marrëzi të llogarisësh në ndërgjegjen e botës.
Nuk ka sens sakrifica pasi ju e kuptoni se ajo është sakrificë.
Tani unë jam duke e zbuluar botën përsëri. Anglia ma ka zgjeruar horizontin.
Njeriu duhet të jetë i bindur vetë për t'i bindur të tjerët, në mënyrë që të ketë entusiazëm dhe t'i nxitë ata.
Vetëm fatkeqësia e mërgimit mund t'ia sigurojë botës në thellësi kuptimin dhe shikimin e thellë në realitetet e botës.
Shpesh prania e mendjes dhe energjisë së një personi jashtë vëmendjes, mund të vendosë rrjedhën e historisë të shekujve që vijnë.
Kur ata janë duke u përgatitur për luftë, ata që sundojnë me forcë, flasin më së shumti për paqe, derisa të kenë plotësuar procesin e mobilizimit./ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA YEVGENY YEVTUSHENKO (Jevgeni Jevtushenko, 1933-) (09.23.2013)
AFORIZMA NGA XENOPHON (Ksenofoni, 430-357 para Krishtit) (09.09.2013)
AFORIZMA NGA DENG XIAOPING (Ten Hsiaopin, 1904-1997) (09.01.2013)
URTI E SHENJTË NGA SOLOMONI (08.25.2013)
AFORIZMA NGA OSCAR WILDE (Oskar Uajlld, 1854-1900) (08.05.2013)
AFORIZMA NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman,1819-1892) (07.15.2013)
AFORIZMA NGA LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519) (07.01.2013)
AFORIZMA NGA FRANÇOIS-MARIE AROUET VOLTAIRE (Fransua Mari Aure Volter, 1694-1778) (06.14.2013)
AFORIZMA NGA JOHN UPDIKE (Xhon Apdajk, 1932-2009) (05.28.2013)
AFORIZMA NGA MARK TWAIN (Mark Tuejn, 1835-1910) (05.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]