VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965)

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 09:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965)
E Hënë, 10.26.2009, 09:33am (GMT+1)

 

 

 

Voal-online 26 tetor -Fanatik është ai që nuk mund të ndërrojë mendje dhe nuk dëshiron të ndërrojë temë.

 

Shakaja është një gjë shumë serioze.

 

Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës përpara se e vërteta të ketë mbathur pantollonat.

Njeriu bën çfarë duhet bërë pavarësisht pasojave personale, pavarësisht pengesave, rreziqeve dhe presioneve dhe kjo është baza e gjithë moralit njerëzor.


Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

 

Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën.

 

I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë.

Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta, dhe shumë prej tyre mund të shprehen me një fjalë të vetme, liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë, shpresë.

Edhe pse unë jam krejt i kënaqur me eksplozivet ekzistuese, e ndjej se nuk duhet të ecim në drejtim të përmirësimit të tyre.

 

Ndonëse isha i përgatitur për martirizim, parapëlqeva ta lë për më vonë.

 

Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit.

Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh.

Betejat janë fituar me masakra dhe manovra. Gjenerali i madh, sa më shumë që i jep përparësi manovrës, aq më pak lë vënd për masakrën.

 

Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore...sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat.

 

Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave.

Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara.

 

 Mos ler hapësira të mëdha për një botë të re, kënaqi energjitë tua së shpëtuari çfarë ka mbetur nga e vjetra.

Ngrënia e fjalëve nuk m''i ka bërë asnjëherë keq tretjes.

 

Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat.

 

Për keq apo për mirë, zotërimi i ajrit është sot shprehja ekstreme e fuqisë ushtarake. Flotat dhe ushtritë, sado vitale dhe të rëndësishme, duhet të pranojnë një rang më të ulët.

Sa për mua, mendoj se do të ishte shumë më mirë për të gjitha palët t'ia lëmë të shkuarën historisë, sidomos përderisa kam qëllim ta shkruaj historinë vet.

 

Nga Stettin-i në Baltic tek Triesteja në Adriatik, një perde e hekurt ka rënë përmes Kontinentit.

 

I madh dhe i mirë janë rrallë i njëjti njeri.

 

Ai i ka të gjitha virtutet që nuk më pëlqejnë dhe nuk e ka asnjë nga veset që unë i admiroj.

 

Qytetarët e shëndoshë janë pasuria më e madhe që mund të ketë çdo vend.

 

Historinë e shkruajnë fitimtarët.

Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet.

Unë gjithmonë shmang dhënien paraprake të profecive, sepse është shumë më mirë të profetizosh pasi një zhvillim ka ndodhur tashmë.

 

Gjithmonë duket se marr frymëzim dhe forca të përtëria nga lidhjet që kam me këtë vend të madh e të ri tuajin që shtrihet në anën përballë të Atllantikut.

Jam gjithnjë gati të mësoj sado ë asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim.

 

Jam një optimis. Nuk duket të ketë tepër dobi të jesh ndryshe.

Sigurisht që nuk jam një nga ata që kanë nevojë të më nxitin. Në fakt, nëse diçka jam, atëherë jam vetë nxitja.

 

Unë kënaqem lehtë me shumë të bukurën.

 

Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barbartë.

 

Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë te¨mbarojë unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë.

 


Unë jam përgatitut të takohem me Krijuesin tim. Nëse Krijuesi im është përgatitur për rastin e madh të takimit atëherë është një çështje tjetër.

 


Nuk mund të mëtoj të jem i paanshëm për ngjyrat. Unë kënaqem me ngjyrat brilante, dhe e kam në gjak keqardhjen për ngjyrat e dobëta.

 

Unë jam i prirur dhe i stërvitur të kem mirëkuptimin e plotë me njerëzit që dehen.

 

Nuk kam asgjë për të dhënë veç gjakun, mundin, lotët dhe djersën.

Unë kam marrë më shumë nga alkooli se alkooli ka marrë nga unë.

 

Më pëlqen ai burrë që buzëqesh kur përleshet.

 

Unë do të dehem, Zonjushe, por në mëngjes do të jem esëll dhe ti do të jesh prapë e shëmtuar.

Nuk më shqetëson asnjëherë veprimi, por vetëm mosveprimi.

Unë isha vetëm shërbëtori i vendit tim. Dhe po të kishte pasur qojtë një moment të vetëm që të mos e kam treguar vendosmërinë time të patundur për të luftuar dhe për të fituar, atëherë menjëherë do t'ua kisha hapur rrugën të tjerëve.

 

Nëse i Gjithëfuqishmi do ta rindërtonte botën dhe do të më kërkonte mua këshilla, unë do t'i bëja ngushticat angleze rrotull çdo vendi. Dhe atmosfera të ishte e tillë që çdokush që të përpiqej të fluturonte, të merrte flakë.

 

Nëse raca njerëzore dëshiron të ketë një periudhë të gjatë dhe të pafund të pasurimit material, atëherë vetëm duhet të kenë sjellje paqësore dhe ndihmuese midis njerëzve.

Nëse hapim një grindje midis së shkuarës dhe të tanishmes, atëherë do të kuptojmë se kemi humbur të ardhmen.

 

Nëse je duke ecur përmes ferrit, mos ndalo.


Nëse ke dhjetë mijë ligje atëherë shkatërroni çdo respekt për drejtësinë.

 

Atëherë ai ishte më i mençur se tani; e kishte zakon t'i merrte rregullisht këshillat e mia.

 

Në luftë, si në jetë, shpesh është e nevojshme pas dështimit të një skeme, të kapësh alternativën më të mirë të hapur, dhe nëse e ka atë, do të ishte marrëzi të mos punosh me të gjitha forcat për të.

 

Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, ndërsa në politikë shumë herë.

 

Është mrekulli të jesh i ndershëm, por është gjithashtu shumë me rëndësi të veprosh drejt.


Është gabim të shikosh tepër larg përpara. Vetëm një hallkë e zinxhirit mund të kapet në një kohë të caktuar.

 

Më mirë është të kesh pushtet për të dhënë sesa të marrësh.

Të takoheshe me
Franklin Roosevelt ishte si të hapje shishen e parë me shampanjë; të njiheshe me të ishte si ta pije shampanjën.


Politika është shumë e ngjashme me luftën, madje nganjëherë ne mund të përdorim gazin helmues.

 

Politika është eksituese sa lufta, pothuaj aq e rrezikshme.

 

Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz.

 
Vërtet ndjehem më pak i prirur ndaj Ushtrisë përditë. Mendoj se Kisha më përshtatet mua më shumë.

 

Lisat e vetmuar, nëse rriten fare, atëherë rriten të fuqishëm.

 

Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim pa e humbur entusiazmin.

Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: trimëria për të vazhduar është gjithçka.

 

Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes.

 Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh, të përkryesh do të thotë të ndryshosh shpesh.

 

 

Ne jemi të gjithë kandra, por unë mendoj se jam një xixëllonjë.

 

Ne po ju kërkojmë kombeve të Evropës, midis të cilëve kanë rendur lumenjtë e gjakut, të harrojnë armiqësinë e mijëra vjetëve.

Kur lufta e gjigantëve mbaron, atëherë fillon lufta e xhuxhave./Elida BUÇPAPAJ


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Xhakomo Kazanovës (10.17.2009)
Aforizma të Truman Kapotit (Truman Capote, 1924-1984) (10.10.2009)
Aforizma të Albert Kamysë (Albert Camus, 1913-1960) (10.03.2009)
Aforizma të Napoleon Bonapartit (1769-1821) (09.28.2009)
Aforizma të Vera Wang (09.20.2009)
Aforizma të Zbigniev Bërzezhinskit (Zbigniew Brzezinski) (09.10.2009)
Aforizma të Horhe Luis Borhesit (Jorge Luis Borges) (08.27.2009)
Aforizma të Roland Bartit (Roland Barthes) (08.12.2009)
Aforizma të Brizhitë Bardosë (Brigitte Bardot) (07.26.2009)
Aforizma të Sol Bellout (Saul Bellow) (06.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]