VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Aforizma të Çarli Çaplinit E Premte, 11.06.2009, 08:50am (GMT1)
Voal-online 6 nëntor-Një ditë pa të qeshura është një ditë e shkretë. Karakteri i vërtetë i njeriut shpaloset kur ai është i dehur. Një endacak, një bujar, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar gjithmonë plot shpresa për romancë dhe aventurë. Aktorët kërkojnë mohimin. Nëse nuk e arrijnë, atëherë e mohojnë vetveten. Gjithçka që më duhet për një komedi është një park, një polic dhe një vajzë e hijshme. Të gjithë filmat e mi janë ndërtuar rrotull idesë së krijimit të telashit dhe kështu t'ia jap vetes shansin të jem dëshpërimisht serioz në orvatjen time për t'u dukur si një bujar i vogël normal. Dëshpërimi është një narkotik. Ai e përkund mendjen me indiferencë. Diktatorët e çlirojnë veten, por i skllavërojnë të tjerët. Gabimi është i parëndësishëm. Ai ka guximin t'ju bëjë budalla. Unë nuk kam shumë durim ndaj një gjëje të bukur të cilën duhet ta shpjegoj në mënyrë të kuptueshme. Nëse ajo ka nevojë për një tjetër interpretim prej dikujt tjetër sesa prej krijuesit, atëherë unë pyes nëse ai ia ka arritur qëllimit. Unë nuk besoj se publiku e di se çfarë ai kërkon; ky është përfundimi që kam nxjerrë nga karriera ime. Unë mendoj se ajo është një nga ironitë e jetës: të bësh gjënë e gabuar në kohën e duhur. Shumë më tepër do më pëlqente të më quanin një batakçi i suksesshëm se një monark I dështuar. Qeshja është gjallërimi, çlirimi qetësimi i dhimbjes. Jeta është një tragjedi po ta shikosh nga afër, por një komedi nga një shikim i largët. Asgjë nuk është e përjetëshme në këtë botë të ligësht, - madje as shqetësimet tona. Mbaje mend: ti mund të përkulesh gjithmonë dhe të mos kapësh asgjë. Urrejtja e njërzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin, dhe pushteti që ia rrëmbyen popullit do t'i kthehet popullit. Dhe teksa njerëzit vdesin, liria nuk do të humbë kurrë. Gjëja me e trishtë që mund të përfytyroj është të përdorem si stoli. Është një botë e pamëshirë, prandaj duhet të jesh i pamëshirë që të përshtatesh me të. Të qeshësh vërtet do të thotë që ju të jeni të zotë ta merrnin dhimdjen tuaj në duart tuaja dhe të luani me të! Ne mendojmë tepër shumë dhe ndjejmë tepër pak. Për çfarë kuptimi e keni fjalën? Jeta është një dëshirë, nuk është një kuptim. Fjalët kushtojnë lirë. Gjëja më e madhe që mund të thuahs është "elefant"./Elida BUÇPAPAJ Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |