VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA TË FAMSHME PËR DASHURINË

E Premte, 02.14.2014, 09:36am (GMT1)



Voal-online - 14 SHKURT 2014 - Ruaje dashurinë në zemrën tënde. Një jetë pa dashuri është si një kopsht pa diell ku lulet janë të vdekura.

Oscar Wilde



Dashuria është përbërë nga një shpirt i vetëm që banon në dy trupa.
Aristotle


Dashuria është përgjegjëse për nëntë të dhjetat e çdo gjëje solide dhe jetëgjatë që kemi në jetët tona.

C. S. Lewis



Një zemër e dashuruar është fillimi i gjithë dijes.
Thomas Carlyle



Bëji të gjitha gjërat me dashuri.
Og Mandino



Nganjëherë zemra shikon atë që është e padukshme për sytë.
H. Jackson Brown, Jr.



Ku ka dashuri ka jetë.

Mahatma Gandhi




Ne duam jetën, jo ngaqë jemi bërë për të jetuar, por sepse jemi bërë për të dashur.

Friedrich Nietzsche



Dashuria e bën shpirtin tuaj të dalë nga guaska ku është fshehur.

Zora Neale Hurston




Detyra e parë e dashurisë është të dëgjojë.

Paul Tillich



Dashuria është një lojë, të cilën mund ta luajnë dy veta dhe ta fitojnë të dy.

Eva Gabor



Arti i dashurisë është kryesisht arti i këmbënguljes.

Albert Ellis



Dashuria është triumfi i imagjinatës ndaj zgjuarsisë.

H. L. Mencken



Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.

Honore de Balzac




Inati burgos jetën: dashuria e çliron atë.

Harry Emerson Fosdick




Dashuria nuk njeh largësi, ajo nuk ka kontinent; sytë e saj janë për yjet.

Gilbert Parker
ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.