E Martë, 10.22.2019, 09:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA POETESHA MAYA ANGELOU (Maja Enxhëlou, lindur më 4 Prill 1928 në St.Louis, Missuri, SHBA)
E Shtunë, 02.22.2014, 09:51am (GMT+1)


Voal-online - 22 SHKURT - Kurajo është virtyti më i rëndësishëm, sepse pa të ju nuk mund të praktikoni asnjë tjetër virtyt.

Unë nuk i besoj ata njerëz të cilët nuk e duan as veten e tyre dhe mua më thonë „të dua“. Është një shprehje afrikane që thotë: Kujdes kur një njeri lakuriq të ofron një këmishë.

Kam mësuar se njerëzit harrojnë çfarë ju thua, se njerëzit harrojnë çfarë bën për ta, por nuk harrojnë kurrë kur ju i bëni që të ndjejnë.

Kreativiteti nuk shterr kurrë, sa më tepër ta përdorësh, aq më tepër gjen burime të reja.

Kur ke njohuri të mira, vepron si duhet. Kur di mirë vepron mirë.

Unë besoj se çdo njeri është lindur i talentuar.

Ideja është që të shkruash në atë mënyrë sa prej trurit të njeriut ajo të rrëshqasë e të shkojë drejt e në zemër.

Jeta është dhuratë, andaj për përpiqu që ta trajtosh atë me hir dhe mirësjellje.

Nëse merrni, jepni, nëse nxini, përcillni dije.

Xhelozia në një romancë dashurie është si kripa në gjellë. Aq sa duhet e zbukuron edhe më tepër shijen, më tepër se duhet e prish jo vetëm shijen por rrezikon edhe jetën.

Një nga virtytet që mund t’ia edukosh vetes, është të falësh.

Çështja nuk është se si të mbijetosh, po si t’ia dalësh ashtu si duhet duke prosperuar përmes pasionit, dhembshurisë dhe stilit.

Deri tani është provuar se urrejtja në botë është shkaku i shumë të këqijave dhe asnjëherë shkaku i ndonjë të mire.

S'ka gjë më të magjishme kur i thoni Zotit – « Faleminderit, faleminderit ».

Gratë duhet të mësojnë butësisht të qeshin sa më shumë të jetë e mundur e të bien në dashuri me jetën.

Jeta tek ne gjen vendin më të sigurt, kur ne shfaqemi ata që jemi.

Dhe unë vazhdoj të lind si dielli.

Pikëllimi është si kanceri, e ha mikpritësin, ndërsa zemërimi është si zjarri, pastron duke djegur.

Nëse nuk të pëlqen diçka, ndryshoje atë, nëse nuk mund ta ndryshosh, atëhere ndrysho ti.

Asgjë nuk do të funksionojë, nëse nuk do ta bëni ju të funksionojë.

Në këtë botë laryshe dhe plot ngjyra prej diferencave, nëse vendos të jesh dikush, ji vetvetja.

Suksesi është të pëlqeni veten, të pëlqeni atë që bëni, dhe ta pëlqeni ashtu si e bëni.

Të mbijetosh është e rëndësishme,t’ia dalësh me sukses është elegante.

Jeta është krijuar për ta jetuar.

Unë e di përse këndon zogu në kafaz./Elida BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA TË FAMSHME PËR DASHURINË (02.14.2014)
AFORIZMA NGA STEFAN ZWEIG (Stefan Cvajg, 1881-1942) (10.01.2013)
AFORIZMA NGA YEVGENY YEVTUSHENKO (Jevgeni Jevtushenko, 1933-) (09.23.2013)
AFORIZMA NGA XENOPHON (Ksenofoni, 430-357 para Krishtit) (09.09.2013)
AFORIZMA NGA DENG XIAOPING (Ten Hsiaopin, 1904-1997) (09.01.2013)
URTI E SHENJTË NGA SOLOMONI (08.25.2013)
AFORIZMA NGA OSCAR WILDE (Oskar Uajlld, 1854-1900) (08.05.2013)
AFORIZMA NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman,1819-1892) (07.15.2013)
AFORIZMA NGA LEONARDO DA VINCI (Leonardo Da Vinçi, 1452-1519) (07.01.2013)
AFORIZMA NGA FRANÇOIS-MARIE AROUET VOLTAIRE (Fransua Mari Aure Volter, 1694-1778) (06.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]